I ngarkuari i OSBE-së per mbrojtjen e lirisë së medias, Harlem Desir, e ka miratuar draftin përfundimtar të paketës anti-shpifje që pritet të kalohet të mërkurën paradite në parlament në Tiranë.
Mes një postimi në Twitter, Desir ka konfirmuar, se deri në minutën e fundit janë bërë ndryshime në tekst, për ta sjellë ligjin në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe angazhimet e OSBE-së.
“Janë bërë shumë përmirësime në versionin e fundit të publikuar sot krahasuar me projektligjin e mëparshëm” ka thënë Desir.
Ai tha se ishin bërë ndryshime në versionin e fundit të projekt-ligjeve, të cilat kanë të bëjnë me regjistrimin e mediave online, me afatet kohore për rrëzimin e përmbajtjes, kompetencat e AKEP-it, dhe me të drejtën e përgjigjes në publikimet elektronike si masa për të shmangur abuzimet.
Reagim nga Ministria e Jashtme gjermane
Ministria e Punëve të Jashtme gjermane kishte kërkuar më parë nga Shqipëria rishikimin e projektligjeve anti-shpifje:
“Në parim, ne përshëndesim faktin që propozimet konstruktive të të ngarkuarit të OSBE-së për median deri më tani janë marrë parasysh në hartimin e projekt-ligjit dhe gjithashtu do ta mirëpresim edhe nese merren parasysh propozimet e fundit të të ngarkuarit te OSBE-se për media “, i tha nder të tjera MPJ-gjermane Deutsche Welles.
Është me “rëndësi të jashtëzakonshme” që “ligjet të jenë në përputhje me ligjet e BE-së”.
Më pak diplomatike ishin kritikat që erdhen nga shoqata e gazetarëve “Reporterët pa Kufij”. “Kjo reformë do të kufizonte ndjeshëm lirinë e medias në Shqipëri”, i tha DW, Christian Mihr, drejtues i degës gjermane në Berlin.
Ai tha më tej se “mundësia e sanksionimit të medias online bien ndesh me detyrimet e Shqipërisë nga për shembull Konventa Evropiane e të drejtave të njeriut”.
Miratimi i paketës ligjore në këtë formë do të ishte “një sinjal negativ” i “kryetares së radhës së OSBE-së, nëse kjo do “të injoronte kritikat e gjera ndaj këtij projektligji kaq problematik”, tha Mihr .
Lajm mashtrues dhe i genjeshtert nga Tema e Meros se politizuar ne sherbim te Edvin Rames.
Edhe une ashtu “mendoj”. Po na heqin te drejten per te shpifur dhe tja shpifur. Kjo nuk eshte demokratike.
Uuuu doli ky zedhenesi ministrise se jashtme, top secret, gjerman me emrin Ha-var-d qe ky shkrim “çpif” ! Ik ore, futu atje ku ke dale se boll u pame dhe degjuam dhe ruaju se do te zene pas IP-se tende edhe sikur ne lokal te jeshe : ka ore , sekonda dhe pergjegjes lokali qe per te shpetuar bythen e tij do te denoncoje, pa lere me ne shtepi. Bota sot kontrollehet ne çdo qelize te saj, perveç budallenjte nuk e dine.