Nëna e Izet Haxhias ndërron jetë, Gjykata nuk i jep leje të marrë pjesë në cremoninë e lamtumirës

20 Dhjetor 2019, 18:17Kronika TEMA

Izet Haxhija ka marrë një lajm të dhimbshëm dje teksa ndodhet prej disa muajsh në qeli.

Nëna e tij 87 vjeçare Ruke Haxhiaj ndërroi jetë, ndërsa i biri nuk mundi ti shkonte për varrim pasi nuk kishte leje nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.

Avokati i Haxhisë, Idajet Beqiri shprehet se shkak për mos dhënien e lejes është bërë një ngërç me institucionet e reja të ngritura, siç është së fundit SPAK, dhe ndarjes së kompetencave të gjykatave.

Ai thotë se lejen e jep prokurori i çështjes, i cili ka qenë Besnik Muçi, kandidati për Kushtetuese i shkarkuar nga vettingu.

Duke qenë se Muçi u shkarua, avokati thotë se i është drejtuar SPAK, por drejtuesi i sapozgjedhur i këtij institucioni, Arben Kraja i ka kthyer përgjigje duke thënë se nuk është kompetencë e SPAK për të dhënë lejen e të burgosurit, e po të njëjtën përgjigje dha edhe Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

“Katrahura në institucionet e drejtësisë nuk lejoi Izet Haxhiaj të merrte pjesë në varrimin e nënës së tij. Sot, në orët e para të mëngjesit ndërroi jetë nëna e Izet Haxhisë, ish badigardit kryesor të ish Presidentit të Republikës, Sali Berisha. Ceremonia mortore ishte caktuar në orën 15.00 të ditës së sotme, në fshatin Babinjë të Tropojës”, shkruan Beqiri.

Haxhia ndodhet prej rreth një vit në qeli për shkak se u ekstradua nga Turqia si person i dënuar për vrasjen e Azem Hajdarit.

Postimi i plotë i Beqirit

Katrahura në institucionet e drejtësisë nuk lejoi Izet Haxhiaj të merrte pjesë në varrimin e nënës së tij. Sot, në orët e para të mëngjesit ndërroi jetë nëna e Izet Haxhisë, ish badigardit kryesor të ish Presidentit të Republikës, Sali Berisha. Ceremonia mortore ishte caktuar në orën 15.00 të ditës së sotme, në fshatin Babinjë të Tropojës.

Për hir të së vërtetës, autoritetet e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve si dhe strukturat e policisë së shtetit dhe ato të burgjeve, në një kohë rekord i morën të gjitha masat për të bërë shoqërimin e të paraburgosurit Izet Haxhiaj për në Tropojë, me qëllim që t’i hidhte një grusht dhe nënës së tij, njeriut më të dashur të jetës.

Mirëpo të drejtën e lejes në këto raste e ka Prokurori. Prokuror i kësaj çështje ishte Besnik Muçi. Meqënëse atë e rrëzoi vettingu, kjo çështje ka mbetur pa prokuror. Avokati i Izet Haxhisë dhe Institucioni i IEVP “Mine Peza” në Tiranë, ju drejtuan SPAK dhe Gjykatës Speciale të Krimeve të Rënda, pasi çështja e Izet Haxhisë u dërgua në këtë Gjykatë për kompetencë. Drejtuesi i SPAK ktheu përgjigjen negative, duke theksuar se nuk është organi kompetent për të dhënë lejen përkatëse, sikurse edhe Gjykata bëri të njëjtën gjë.

Ky është një rast i paprecedent, anti human dhe kundër standardeve të arritura deri më sot, kur dy institucione të rëndësishme të drejtësisë i pasojnë njëra-tjetrës një akt formal, pasi përgjegjësinë vendimtare për shoqërimin pa probleme të të paraburgosurit në këto raste e kanë administrata dhe autoritetet policore të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, të cilat për hir të së vërtetës e përgatitën gjithçka në nivelin më të lartë.

9 komente në “Nëna e Izet Haxhias ndërron jetë, Gjykata nuk i jep leje të marrë pjesë në cremoninë e lamtumirës”

  1. Shinjestra says:

    Policia ka bere poshtersine me te madhe qe nuk e ka lejuar te marin pjese ne varrimin e nene s e tij.Izeti nuk eshte person i rrezikshem.Shume keq ka vepruar policia dhe gjykata.

    1. Flm says:

      Shinjestra, kurva e maleve dhe ti tanushe poshtersira nuk i adresohet vetem policis por gjith shkerdhatave Arnaute te pa besa.
      ###
      Kur Ilia Kareli (i ndjeri), vrau policin Grek se nuk u lejua te shkoj ne Albani (800 km larg me nje shtet tjeter) per varrimin e menes (shiko internet “Shqiptari vrau gardianin kur mësoi se i vdiq e ëma”), te gjithe thoshnit mire ja beri Grekut.
      ###
      Po tani qe polici nuk la Izetin nga Tirana ne Tropoj (100 km larg) te vizitoj nenen c’fare keni per te thene, do te krnaqeshit po te vritej gardiani i Izetit ??

  2. sunitet nuk bejne shtet,lloji i kafshes......... says:

    tmerr,kjo ndodh vec ne nje shtet arab……………….plehra!
    rahmet past nena e Izit.

    1. Tigri I Maleve says:

      Kur doni takosh gjysherit e tu shqiptar qe te kane shkerdhy gjyshet e tua arumune per 400 vite?

  3. Tana says:

    cte hengri bytha me mashtrime o IZET IDIOTI .Sali berisha gjithmone me buke o i uruar , e ti me gure. Me vjen shume keq per disa njerez te lindur per te bere keq

    1. Moisi Golemi says:

      Tana, ata robt ku t’i kesh, o lëtyrë e serbit!!!

  4. Tironsi says:

    Ngushullume familjes se Izet Haxhise Sa per problemin e gjykates, qe paska qene nje ngerc! Nuk besoj per te vetmin arsye Nuk i kane dhene te drejten e lejes per varrimin e nenes, sepse i rrezikohej jeta Duke ditur qe ai eshte deshmitari kyc i vrasjes se Azem Hajdarit dhe shume deshmi te tjera Ne qofte se shume deshmitare jane vrare dhe zhdukur po nga i njejti person qe quhet Sali Berisha atehere eshte i vetmi deshmitar qe din me shume akte te tjera aq me shume qe ka qene bodigardi i tije i djathte Dhe jam i sigurte qe detaje te tjera do te dalin me mos fimosjen e lejes se zotit Haxhia U prehte ne paqe nena e Izet Haxhise

  5. USA says:

    Po leje kush te jape kraja nuk di si eshte vene aty nga likja po shpejt kraja do Ik per fare. Per nenen izeti patjeter duhet te shkonte Po dhente zoti qe izet te vine mendet te rrefehet per birishen gjene e madhe qe fsheh.

  6. Albert says:

    I qofte dheu i lehte o trim
    Po’ qe se kjo drejtesi do funksionoi me kto ngerce s’kemi gjo ne terezi
    Turp me te madh nuk ka
    Kemi pare kriminela qe Kane insistuar
    Ne vdekjet e familjareve(dhe mire Kane Bo) ndersa izeti erdh vete nga turqia
    Duke besuar se do kete drejtesi
    Zoti ta kthefte dhimbjen ne Force e shprese,te pershendes nga Italia Miku im

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje