Zyrtari amerikan: Liria e fjalës s’është licensë për të thënë çfarë të duam, edhe në SHBA vendosin kufij mbi fjalët që çojnë në dhunë

20 Dhjetor 2019, 13:27Sociale TEMA

I Ngarkuari me Punë i SHBA-së, Daniel Koski duke folur sot në Konferencën Vjetore të Zyrës së Avokatit të Popullit u shpreh se “liria e fjalës nuk është licensë për të thënë çfarë të duam, pavarësisht nga pasojat.

Gjithashtu ai tha se edhe në Shtetet e Bashkuara vendosin kufij mbi të ashtuquajturat fjalë luftuese dhe forma të tjera të shprehjes që çojnë drejtpërdrejt në dhunë.

“Sërish, nuk është e thjeshtë të përcaktosh kufirin midis fjalës së pranueshme dhe fjalës që provokon dhunë. Prandaj jemi sot këtu – për të shqyrtuar kufijtë e fjalës së lirë. Unë thjesht ju kërkoj që ta vendosni atë kufi në mënyrë të gjerë dhe pa frikë.”- tha Koski

Fjala e plotë:

President Meta, Zëvendës Kryetare e Kuvendit Hysi, Avokate e Popullit Ballanca, të ftuar të nderuar, zonja dhe zotërinj,

Fjala është dhuratë. Është një talent që vetëm njerëzit e zotërojnë. Ajo na mundëson të shprehim dashuri dhe shpresë. Është mjeti që na lejon të ëndërrojmë, të planifikojmë dhe të vëmë në lëvizje projekte madhështore.

Por ligjërata mund edhe t’i japë zë frikës, zemërimit dhe urrejtjes. Fjalët mund të çojnë në dhunë. Ekziston një kufi midis ligjëratës së pranueshme dhe të papranueshme, por është e vështirë të hiqet një vijë kufiri. Ne jemi mbledhur sot këtu për të debatuar mbi atë vijë dhe rolin e Zyrës së Avokatit të Popullit në mbrojtjen e këtyre kufijve. Jam mirënjohës për mundësinë që të ofroj pikëpamjen e Sh.B.A. për lirinë e fjalës dhe për të bërë një kërkesë në mbrojtje të saj.

Fjala e lirë është dhe ka qenë gjithmonë kryesore për Shtetet e Bashkuara. Në vendin tonë, liria e fjalës erdhi në jetë pas Revolucionit Amerikan, kur ne bëmë një premtim publik, një besëlidhje, për t’a mbrojtur atë përmes Amendamentit të Parë të Kushtetutës së Sh.B.A.

Prej ditës kur boja u tha mbi atë dokument, ka pasur shumë diskutime dhe mosmarrëveshje në lidhje me ligjin kushtetues amerikan, përfshirë edhe kuptimin e Amendamentit të Parë. Sidoqoftë, angazhimi amerikan për të mbrojtur lirinë e fjalës është i palëkundur. Ne madje e shtrijmë atë mbrojtje edhe ndaj të shprehurit të çuditshëm, të folurit qartësisht të pasaktë dhe fjalëve fyese, të pamenduara. Pse?

Ne nuk mund ta pastrojmë shoqërinë nga fjalët e urrejtjes duke i shtypur ato. Ne besojmë se kundërshtimi më i mirë ndaj gjuhës së ulët dhe të urrejtjes është arsyetimi racional. Nëse gjuha e urrejtjes është helm – dhe është e tillë – arsyetimi është kundërhelmi. Ndërsa diskutoni se ku duhet hequr viza midis fjalës së mbrojtur dhe të pambrojtur, ju lutem të kujtoni se përgjigjja ndaj gjuhës së urrejtjes është kundër arsyetimi racional, është të shprehurit më shumë, jo më pak – zgjidhja ndaj urrejtjes janë më shumë lapsa, jo goma. Ka edhe përfitime të tjera që angazhimi radikal ndaj fjalës së lirë sjell për shoqëritë e lira.

Liria e fjalës ushqen një larmi idesh, qasje të paparashikuara më krijuese për një çështje. Një forum publik i hapur ndaj një larmie të pafund të mendimit njerëzor prodhon zgjidhje më efikase për problemet që sfidojnë shoqëritë. Për shembull, organizatorët e kësaj konference ftuan më shumë se njërin prej nesh për të mbajtur fjalime këtë mëngjes, në kërkim të një larmie pikëpamjesh për një çështje të vështirë.

Fjala e lirë është gjithashtu edhe valvula e sigurisë së shoqërisë. Në fund edhe të debateve më të diskutueshme publike mbi temat më të kundërshtueshme, anëtarët e një shoqërie të lirë mund të largohen duke e ditur se kishin një mundësi për të thënë fjalën e tyre, pavarësisht përfundimit.

Mbi të gjitha, fjala e lirë i ka dhënë formë thelbit të demokracisë që nga lindja e saj në Ballkanin Perëndimor pothuajse 2,500 vjet më parë. Demokratët e Athinës krijuan një qeveri të bindjes, të arsyetimit racional: një qeveri të fjalës. Fjala e lirë është fryma e demokracisë. Mbyte atë, ndërprite rrjedhën e saj dhe trupi politik mund të vdesë.

Nga ana tjetër, fryma e mospajtimit ka fuqinë për të tronditur një shtet policor. Kjo është arsyeja pse diktatorët kërkojnë të shtypin zërat kritikë. Ata mund të mbijetojnë vetëm nëse mohojnë fjalën e lirë të popullit të tyre. Kur ata e privojnë shoqërinë e tyre nga oksigjeni, që është fjala e lirë, demokracia vuan dhe kalbet. Shqipëria u zgjua nga makthi komunist i kontrollit të fjalës jo më larg se 30 vitet e fundit. Shumë prej jush e dinë shumë mirë se si është të jetosh me frikën e pasojave të paparashikuara të fjalëve të tua. Shumë prej jush u rritën në një shoqëri në të cilën një fjalë e thënë rastësisht mund të të çonte në burg, punë të detyruar dhe tortura. Ju nuk duhet të ktheheni më kurrë në atë shoqëri.

Liria e fjalës nuk është licensë për të thënë çfarë të duam, pavarësisht nga pasojat. Edhe ne në Shtetet e Bashkuara vendosim kufij mbi të ashtuquajturat fjalë luftuese dhe forma të tjera të shprehjes që çojnë drejtpërdrejt në dhunë. Por, kufijtë përcaktojnë shoqëritë duke treguar çfarë ato tolerojnë dhe çfarë ato kanë frikë. Ne amerikanët mbrojmë fjalën kritike, të çuditshme dhe fyese sepse toleranca është shenjë e forcës sonë. Duke lejuar fjalën fyese, përveç rasteve ekstreme, ne ngulim këmbë që shoqëria jonë të mos jetojë në frikën e fjalëve.

Sërish, nuk është e thjeshtë të përcaktosh kufirin midis fjalës së pranueshme dhe fjalës që provokon dhunë. Prandaj jemi sot këtu – për të shqyrtuar kufijtë e fjalës së lirë. Unë thjesht ju kërkoj që ta vendosni atë kufi në mënyrë të gjerë dhe pa frikë. (TemA)

 

21 komente në “Zyrtari amerikan: Liria e fjalës s’është licensë për të thënë çfarë të duam, edhe në SHBA vendosin kufij mbi fjalët që çojnë në dhunë”

  1. LULJA says:

    PO NUK SHPIFEM NUK KA KUPTIME EMISIONI ZHEJIT
    GAZETARI NE SHQIPERI DO TE THOTE SHPIFJE
    LIRI E FJALES DO TE THOTE SHPIFJE
    JU NE AMERIKE NUK E KENI KUPTUAR MIRE

    1. #varijanullen says:

      O Mero je bere si jari vegel e rrulindjes, prostituzion intelektual. Usa ?? tha eshte rreziku i rivendosjes se Diktatures, kjo eshte fjalia kryesore dhe qe USA ta kujton si rreziku per vitin 2019. Kaq. Po qe merr si qen copen qe Te hedh padroni dhe rri skllav akoma. Shqiptaret duhet ti hedhin ne plera keto 300 familje te bulevardit te Tiranes e Lalzit.

    2. Shinjestra says:

      LULJA ka te drejte,Amerikanet nuk e kane “kptuar mire”se ne shqiperi gazetaret dhe analistet tane, liri quajn shpifjet dhe ata nuk mund te kene jete pa shpifje. dhe ofendime.

  2. Feniks says:

    Keto gjera duhet t’i mesoje kryeministri Rama,qe ka perdorur vazhdimisht gjuhen e rrugacit,talljen,cinizmin,fyerjen etj si ndaj opozites dhe qytetareve!
    Kerkoni nga Rama qe te hiqet nga legjislacioni e drejta e deputeteve sr “deputeti nuk mban pergjegjesi per ato qe thote”,pra edhe te shpife,shaje etj!

    1. Dashi says:

      Ore idiot ari malesh po ngataron Ramen me Saliun tend te dashur qe jo vetem fjalori nuk i nxe fjalet e tij te pista por ne fund kur ato i mbarohen te vret po po te vret si Remzi Hoxhen te zhduk. Apo mos je i datelindjes 2020

    2. Mondi says:

      O feniks o trap tranzicioni.Behet fjale per shpifje.Ato qe permend Jane plotesisht te justifikuara kur ke te besh me hale si ty.

    3. Shinjestra says:

      Edi Rames t’i merni te keqen ju se ai nuk shpif kurre.Deri tani nuk kemi degjuar qe t’a kete denoncuar ne gjykate.Kurse ata te opozites jane bere me dhjetra denoncime per shpifje dhe i kane fituar Rama dhe figura te tjera te ps-te.

  3. fariu says:

    Po gadhetari Ylli Rakipi qe kerkon apo ka “Licese per te thene çfare te doje, pavarsisht nga pasojat”, si i behet tani, ta leme pa pune? Jo, sepse rritet koeficenti i papunesise.

  4. Sit back and relaks■●tdfuhf▪●□○%^* says:

    Mero Propaganda, pse nxjerr nga konteksti shprehjet dhe ja pershtat interesit te shalegjatit tend? A nuk beje te njejten gje edhe kur i sherbeje Saliut o Shoku Mero? ja disa fragmente nga fjala e Amerikonit:

    -Prej ditës kur boja u tha mbi atë dokument, ka pasur shumë diskutime dhe mosmarrëveshje në lidhje me ligjin kushtetues amerikan, përfshirë edhe kuptimin e Amendamentit të Parë. Sidoqoftë, angazhimi amerikan për të mbrojtur lirinë e fjalës është i palëkundur. Ne madje e shtrijmë atë mbrojtje edhe ndaj të shprehurit të çuditshëm, të folurit qartësisht të pasaktë dhe fjalëve fyese, të pamenduara. Pse?

    Ne nuk mund ta pastrojmë shoqërinë nga fjalët e urrejtjes duke i shtypur ato. Ne besojmë se kundërshtimi më i mirë ndaj gjuhës së ulët dhe të urrejtjes është arsyetimi racional. Nëse gjuha e urrejtjes është helm – dhe është e tillë – arsyetimi është kundërhelmi. Ndërsa diskutoni se ku duhet hequr viza midis fjalës së mbrojtur dhe të pambrojtur, ju lutem të kujtoni se përgjigjja ndaj gjuhës së urrejtjes është kundër arsyetimi racional, është të shprehurit më shumë, jo më pak – ●zgjidhja ndaj urrejtjes janë më shumë lapsa, jo goma●.

    Liria e fjalës nuk është licensë për të thënë çfarë të duam, pavarësisht nga pasojat. Edhe ne në Shtetet e Bashkuara vendosim kufij mbi të ashtuquajturat fjalë luftuese dhe forma të tjera të shprehjes që çojnë drejtpërdrejt në dhunë. Por, kufijtë përcaktojnë shoqëritë duke treguar çfarë ato tolerojnë dhe çfarë ato kanë frikë. ●Ne amerikanët mbrojmë fjalën kritike, të çuditshme dhe fyese sepse toleranca është shenjë e forcës sonë●. 

    Kuptove o Mero qe je turpi i gazetaris?!

  5. MH says:

    Ligji mbi denimin per shpifje asht i domosdoshem te zbatohet.Parandalon vetgjyqesine.Ne te kunderten shpifaraku denohet me vetgjyqesi.

    1. Drj says:

      Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë ka Nenin 120 për shpifje, me të cilën qeveria ka fituar të gjitha gjyqet me të drejtë.

      Kodi Penal
      Neni 120
      Shpifja
      (Ndryshuar paragrafi II me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 33; ndryshuar me ligjin nr.23/2012, datë 1.3.2012, neni 14)
      Përhapja e qëllimshme e thënieve, si dhe çdo informacion tjetër, duke e ditur se janë të rreme, që cenojnë nderin dhe dinjitetin e personit, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë nga pesëdhjetë mijë gjer në një milion e pesëqind mijë lekë.
      Po kjo vepër, kur kryhet botërisht, në dëm të disa personave ose më shumë se një herë, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë nga pesëdhjetë mijë gjer në tre milionë lekë.

  6. Qytetari i thejshtë says:

    Pyetje nga nje qytetar i thjeshte: kur Arvizuja na i tha Berishes, pasi vrau 4 qytetarë të pafajshëm në bulevard, se ishte “BURRE SHTETI” cfarë ishte kjo? Liri fjale, ligjerate qe i jep ze zemerimit, licence per te thene cfare te duam pavaresisht pasojave????
    Eh tha…bej sic them une e mos bej si bej une…..

  7. Konica USA says:

    Daniel Koski thot se liria e fjales nuk eshte pa kufi,por kazani yne mediatik do lirine e cpifjes pa kufi, se ndryshe thot Zheji do ikim,po mbreme na kercenoj edhe Neritan Ceka me ikje. Udhe e mbare o ju qe nuk jetoni dot pa cpifje,Sonila,Zheji,Shku-llaku,Bushati,Fevzo,Cani,Qimja,dhe gjithe qimet e kazanit mediatik.

  8. Drejtësia e L(L)eshit says:

    Sa mirë e kanë këta për veten e vetë
    E mbrojnë fjalën e lirë me kushtetutë .
    Origjinalja me poshtë..
    Vallë ashtu ka thënë vërtetë ky..?!

    The First Amendment text reads:

    “Congress shall make no law respecting an establishment of religion, or prohibiting the free exercise thereof; or abridging the freedom of speech, or of the press; or the right of the people peaceably to assemble, and to petition the Government for a redress of grievances.”

    1. Tani says:

      Drejtesia e sateme.Kam 30 vjet ne amerike Nik Ben vaki kurre te shpifi media menxyra si babalja se Nik e shikon me driten e diellit.Ndersa kurvat si zheji,peka ,meco etj Jane bere milionere duke shkaterruar familje dhe individe.Ketu vetem se I this zezakut we je I zi te hedh ne gjyq te meet miliona,qe eshte I zi be fund te fundit.Ndersa halete e medias shqiptare te akuzojne per vjedhje pa fakte,te diskretitojne,te prishin familje dhe paguhen.

  9. xhuliano says:

    Zotni amerikan, lirine e fjales ne e fituam ne 1990, por keta duan te shesin gazeta dhe te denigrojne me shpifje me makabre qe nxjerr goja e njeriut, prandaj dhe ju duket sikur obobo çar po ju ben Rama, kur ne te vertete ja beri Berisha ku i vrau e ju qiu fisin kush fliste kundra tij. Ky eshte niveli gazetarise tone me universitete me pedagoge plepash dhe urrejtje klasore e krahinore si fytyra pa fytyr Markari pedagog.

  10. genc says:

    Cfare sanksionesh te vendosen.gjoba.jo,jo te mbyllen fare,pastaj do jete fjala e lire,vetem pa media shpifese.

  11. meçoja says:

    Toleranca eshtë shenjê e forcës por si çdo gjë edhe ajo ká kufi,se ndryshe e marrin pêr dobësì.Ka fjalë që janë më të renda se plumbi.
    Se gjuha,vërtetë eshtë prej tuli por thyen edhe kocka.”Duhet me i përtypë
    fjalët pá zarár.
    Se gjella don krypë,
    por me karár.”

  12. Adri says:

    Me mire te dilte ligji i etikes e kjo per politikan e gazetare
    Nese eshte shpifje ose jo dergohet ne gjykate dhe ajo i ndan punet
    ETIKA TEK NE ESHTE PER TOKE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje