“Nënë Tereza” me rritje dyshifrore, ndër vendet e para në Europë për pasagjerë

19 Dhjetor 2019, 20:45Sociale TEMA

Këshilli Ndërkombëtar i Aeroporteve për Europën (ACI Europe), tregon se, aeroporti i vetëm funksional i vendit për transportin civil të pasagjerëve, ai Nënë Tereza, ka regjistruar një rritje dyshifrore të trafikut gjatë muajit Tetor.

Të dhënat thonë se rritja fiksohet në 20%, ç`ka e klasifikon Tiranën në vend të dytë të aeroporteve me rritjen më të madhe të kryeqyteteve dhe qyteteve të mëdha, përtej Bashkimit Europian.

Në vend të parë është aeroporti i Kievit. Por edhe po të shohim aeroportet e mëdha të vendeve të Bashkimit Europian, ai Nënë Tereza rezulton të jetë sërish ndër vendet e para.

Rritja konstante e fluksit të pasagjerëve në aeroportin e vetëm të vendit është edhe rrjedhojë e drejtpërdrejtë e shtimit të kompanive të tjera ajrore që operojnë në dhe nga vendi.

Gjatë dy viteve të fundit sidomos, një sërë kompanish ajrore prestigjioze, kryesisht low-cost, kanë filluar fluturimet nga Tirana, ose kanë njoftuar nisjen e fluturimeve. Së fundmi kanë qenë Wizz Air dhe Easyjet, kompanitë low cost që kanë zgjedhur Shqipërinë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje