Të rinjtë “tremben” nga shifrat: Regjistrimet e studentëve në matematikë ulen me 30%

19 Dhjetor 2019, 12:31Sociale TEMA

Të rinjtë tremben nga shifrat! Është kjo ajo që tregojnë të dhënat e Institutit të Statistikave për fushat e studimit në arsimin e lartë.

Shkenca natyrore, matematika dhe statistika kanë ndjerë një rënie të dukshme të përzgjedhjeve, përgjatë 5 viteve të fundit.

Në regjistrimet e 2014-2015, studentët që zgjodhën fushën e lartpërmendur të studimit, ishin 10.473.

Në 5 vite, matematika, statistika dhe shkenca natyrore kanë pasur 3413 studentë më pak, e shprehur në përqindje, është shënuar një rënie me 30%.

Sipas të dhënave të Instat, periudha 2018-2019 pati vetëm 7060 regjistrime gjithsej, në të gjithë Shqipërinë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje