Certifikohet ylli shqiptar me emrin Iliria: “Një copë e historisë sonë drejt qendrës së Galaksisë!”

18 Dhjetor 2019, 22:30Sociale TEMA

Me rastin e 100 vjetorit të “Bashkimit Ndërkombëtar Astronomik” çdo shteti i është caktuar një yll, i cili do te mbajë emrin e vendosur nga populli i tij.

Pas propozimeve të emrave të shumtë duke filluar nga figurat historike, gjeografia, historia, kultura apo edhe fjalë shqipe dhe një garë përzgjedhjeje më në fund është vendosur për emrin “Illyrian” dhe planetin rrethues të tij “Arbër”.

Bashkimi Ndërkombëtar i Astrofizikanëve ka certifikuar emrin e yllit që i përket vendit tonë. Deri dje ky trup qiellor mbante emrin HD 82 886 b.

Ndërsa nga sot ai është ka marrë emrin Illyrian dhe Arbër. Lajmin e ka ndarë në rrjetet sociale nismëtarja e fushatës për të gjetur emrin e yllit të shqiptarëve Mimoza Hafizi, e cila është astrofizikante pedagoge pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës:

“Sot Bashkimi Ndërkombëtar i Astrofizikanëve certifikoi zgjedhjen që mijëra shqiptarë i bënë emrit Arbër për planetin HD 82886b dhe emrit Illyrian për yllin rrotull të cilit ai sillet. Këto dy objekte astronomike ndodhen më shumë se 400 vite-dritë larg nesh, distancë gjigande në dimensionin njerëzor, por e vogël në dimensionin universal, të cilin njerëzimi po përpiqet ta kuptojë, eksplorojë e madje ta pushtojë.

Me këtë zgjedhje, ne shqiptarët dërguam një copë të historisë sonë drejt qendrës së Galaksisë. Le të presim që në këmbim të marrim Urimin Galaktik për jetë të gjatë e mirëqenie të kombit tonë! Le të jetë planeti Arbër një burim dijesh për ne dhe njerëzimin tokësor! 

Le të jetë Arbëria simboli i progresit të pandalshëm të inteligjencës sonë! Le të jetë ky planet mik, një pasqyrë për të parë me dashuri Tokën tonë të bekuar, ku natyra na fali jetën”, shkruan astrofizikantja Hafizi.

“HD 82886 b” është një yll i ngjashëm me Diellin, I cili ndodhet në yjësinë e Luanit . Me një magnitudë të dukshme 7.63, është tepër i zbehtë të shihet nga syri I lirë. Planeti ka një masë 1.3 herë më të madhe se masa e Jupiterit dhe një orbitë me distancë të përafërt prej 1.65 njësi astronomike (AU).

I zbuluar në vitin 2011, ky sistem ndodhet 416 vite drite larg nesh dhe mund të shihet me lehtësi me ndihmën e një teleskopi pothuajse në cdo periudhë të vitit.

http://www.nameexoworlds.iau.org/final-results?fbclid=IwAR1ivE9g9itGlbzWidgv7-c-LfmrZK0_4Pk1qc8DEDussw2YPj-vPJOJSrE

18 komente në “Certifikohet ylli shqiptar me emrin Iliria: “Një copë e historisë sonë drejt qendrës së Galaksisë!””

  1. Drite says:

    O zot na myten injorantet Ylli shqiptar thone. A thu se e kena.me tapi apo e pollem ne.
    Nuk eshte yll shqiptar e nuk eshte yll i shqiptareve sikurse dhe yjet e tjere nuk jane kineze franceze apo kanaseze por jane te gjithesise.

  2. Mira says:

    Me emërtimin Iliriada nuk përfaqsohet Shqipëria por një histori e vjetër e kontinentit Europian , Ballkaniada prandaj keni rënë në kurthin e sllabëve të Ballkanit që të mos vendoset një emër Shqiptar për shebull : Arbëria , Albania, Shqipëria ,Argjiro , Epidamus, Durrakium, e tjerë.

  3. abc says:

    Me te futur na e ka bere Hafizi duhej emri Arberia-Shqiperia, sepse Illyria neper Bote njifet si emer nga mythologjia Greke.
    Lexo ne internet “Illyria wikipedia”
    “In GREEK Mythology ? the name of Illyria is a etiologically traced to Illyrius, the son of Cadmus and Harmonia.

    1. mik says:

      Buall – ( shoqerisht ). Vendosja e emrit vehet per identifikim dhe ne baze te identifikimit percaktohen te tjerat qe vijne pas. Nuk mvaret gjithcka nga fitimi apo humbja. Edhe me emrat qe kemi un edhe ti, nuk kena as fitim as humbje.
      Se kuptoj ku asht lidhja me piramidat e 97-es ?

    2. mik says:

      abc – E gjith mitologjia Greke asht nje version i perpunuar prej miteve ma te vjetra. Nje pjese e konsiderueshme e ketyre miteve asht gjet e gateshme, ndersa pushtoheshin tokat e Pellazgo – Ilirive. Ndersa pjesen tjeter e moren nga burime ma te lashta qe vinin nga Shumeret, Babilonasit dhe Egjipti.
      Wikipedia thote ate qe asht pranu, por jo ate qe asht e vertete. Historia nuk konsiderohet shkence egzakte.

  4. mik says:

    Asnji emer nuk i pershtatet ma teper nje ylli se emri Iliria. Vete emri Ilir vjen nga emri yll.
    Kot nuk thone, cdo gja shkon n’ origjine.

  5. Qinani says:

    Ky s qeka yll tamom
    Qeka nji yllëz,voglush yll.
    Si gjithnji ne shqiptart t vegjèl mo.
    Megjithate,pse jo pellazg?!
    Po ylli majmun kur do zbulohet!

  6. Kosta says:

    Po mo abc dihet qe greket kopjuan Pellazget.Kurse Iliret jane pasardhes te Pellazgeve.Dhe ne shqiptaret jemi pasardhes te Ilireve.Pra ne jemi Arber.Kurse sot ne greqia jetojne Arberit dhe kolonet e ardhur nga Azia e Vogel.

  7. Buall says:

    Ky eshte nje mashtrim i trashe,per te grumbulluar ca euro e dollare!
    Ka miliarda e miliarda yje qe nuk jane prone e askujt!
    Cfare fitojne shqiptaret nga venia e emrit ketij ylli!
    Nje vrime ne uje!
    Kjo eshte po aq mashtruese sa edhe piramidat e 97-tes!

  8. Vedat Shehu says:

    Sqarim: Arber eshte nje nder komunitet Ilire ne pjesen qendrore te Shqiperise se sotme qe te huajt e kane shqiptuar Alben = Alban.
    Pra Iliri ishte tere teritori i banuar nga Iliret, qe njeri prej komuniteteve te tyre formonte Arberine apo Albanine.

  9. Dash says:

    Shume gje e bukur, Krenari per pasardhesit e Ilireve,… Mos degjoni gjitholloget me lart qe sjane shqiptare por shqipk… are….

  10. Kur njerzimi te pushtoje galaksine, ne shqyptareve do na cojne te popullojme dhe te banojme ne ket yll, sa do gezohen shqiptaret kur te vije kjo dite, atje nuk do kete politike dhe pune do kete qef tane diten

  11. dIKU eshte nji Yll ,
    por rri i fshehur gjithe kohes pfff…
    —-
    Jashte teme .
    Hejj festivali qe po afron i k nee ttve fest 58 -i thon !
    degjova per kurjozitet disa keng ,ku nuk mugua as befasite e skadalet
    qe jane tashme pjes e pandare e Festivaleve .

    E vetmja qe do mundet te quheet Keng nga nnji kenndveeshtrim Jurie Europiane
    ishte ajo e Korcarit Devis Xherau me nji Text te mrekullueshem te nji nder Poeteve
    me te shquar te kenges Shqiptare i Madhi Jorgo Papingji ,

    intepretimi kenga me e mire .
    pastaj edhe ajo e Ketsros jokeq .
    Arberies poashtu
    i degjova t gjitha ,

    ato zhabat q i vndoi n kry jan kot far SKANNDAL

    por m skadaloze ishe Dueti me i shemtuar dhe qesharak ne Historine e Festivaleeve

    qe i qit bojen Muzikes e RTSH dueti Eli Fara & NJI Zorraxhi rrugesh se di kuh i lejon
    kto skandalee ne Festivalt Muzikes

    por kjo i v vulen Kritikave vs Grabockes ajo duhet te zhduket prej andej
    bashke me Zhani Cikon etj
    e kan shdruar veertet Bordello per perfitime

  12. Jozi says:

    Me Ilirine me shume mburren kroatet dhe sllovenet sesa shqiptaret.
    Jane pikerisht keta qe kembengulen per ti vendosur emrin Ilyria ketij planeti.

  13. Taku says:

    Na hapet barkun me keto lajme…

  14. fantoma says:

    Po të më pyesni mua, emri “Beqir aga” (ose Haxhi Qamili) , është më i përshtatshëm… (?!) Sa për emrin “Illyrian”, është muhabet tjetër, që më mirë mos e hapim tani… Ata që kanë pak tru (që fatkeqësisht janë pak), kuptojnë…

  15. asnjeansi says:

    Sllovenet e kroatet , moj Jozi , nuk jane aq budallenj sa t’a ngaterrojne vehten e tyre me iliret . Ata e dine mire qe jane sllave , te arrdhur ne Ballkan ne shek e gjashte e te shtate te eres se re , sebashku me serbet , malazezet e sllavet e Maqedonise se sotme , te cilet , te gjithe sebashku perbejne SLLAVET E JUGUT , qe per mese 70 vjet u quajten Jugosllavi dhe qe me iliret nuk kane te bejne fare nga pikpamja etnike .

    1. Jozi says:

      Lexo dhe e meson. Kroatet kundershtojne me fakte se nuk jane sllave, por jane ilire. I sllavizuan serbet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje