Zbardhet vendimi për heqjen e depozitave të ujit nga tarracat e pallateve, ja përgjegjësitë e banorëve

18 Dhjetor 2019, 13:47Sociale TEMA

Tërmeti i fortë i 26 nëntorit, i cili shënoi disa viktima në Durrës dhe Thumanë, vuri në dukje rrezikun që sjellin mijëra depozitat e ujit mbi tarracat e pallateve të vjetra në Tiranë. Këto depozita, të cilat janë vendosur nga vetë banorët nga vitet ’90 e deri më sot, për shkak të peshës, por edhe amortizimit, rrezikojnë seriozisht banorët, pasi dëmtojnë konstruksionin mbajtës të tarracave. Kjo është arsyeja pse Bashkia e Tiranës ka miratuar një vendim të posaçëm, i cili shpjegon procedurat e heqjes së tyre, por edhe shpreh se përgjegjësia kryesore në gjithë këtë proces është e banorëve dhe administratorëve të pallateve.

Vendimi i miratuar në Këshillin Bashkiak të Tiranës parashikon marrjen e masave të menjëhershme për heqjen e depozitave të ujit nga tarracat e pallateve, të cilët janë shpallur të pabanueshme me akt-konstatimi nga Instituti i Ndërtimit dhe banorët e tyre janë evakuuar, pasi godinat kërkojnë një rivlerësim të thelluar mbi gjendjen e tyre strukturore. Në keto objekte, ky proces ka nisur të ndiqet menjëherë nga Bashkia e Tiranës, e cila është në terren për largimin e këtyre depozitave nga tarracat e pallateve.

Ndërkohë, sipas vendimit, në të gjitha pallatet e banimit ku nuk ka pasur dëme nga tërmeti i datës 26 nëntor, do të hiqen përkohësisht nga tarracat e përbashkëta të pallateve të banimit të gjitha depozitat e ujit, deri në momentin që asambletë e bashkëpronarëve dhe administratorët të jenë pajisur me raportin e hartuar nga eksperti licencuar mbi qëndrueshmërinë konstruktive të tarracës dhe objekteve në bashkëpronësi. Ky proces është përgjegjësi e banorëve dhe duhet të ndiqet nga vetë banorët e pallatit, në bashkëpunim të ngushtë me administratorin e pallatit.

“Për këto objekte banimi, asambletë e bashkëpronarëve dhe administratorët brenda datës 30 janar 2020, duhet të jenë pajisur me raportin e inxhinierit konstruktiv të licencuar mbi qëndrueshmërinë e tarracës së pallatit. Një kopje e këtij raporti i dorëzohet dhe Drejtorisë së Objekteve në Bashkëpronësi pranë Bashkisë Tiranë, e cila sipas rastit njofton strukturat përkatëse. Asambletë e bashkëpronarëve dhe administratorët e pallateve në bashkëpunim dhe me strukturat përkatëse të Bashkisë Tiranë, jo më vonë se data 30 janar 2020 të identifikojnë vendet e përshtatshme për vendosjen e depozitave të përbashkëta të ujit”, thuhet në vendim.

Sipas bashkisë, asambletë e bashkëpronarëve dhe administratorët e pallateve të banimit duhet të marrin masa për lokalizimin dhe vendosjen e depozitave të përbashkëtave të ujit në ambiente të përshtatshme dhe të izoluara. “Administratori është përgjegjës për administrimin dhe sigurinë e depozitave të përbashkëta. Vendosja e depozitave të përbashkëta të ujit, përveç garantimit të sigurisë për jetën dhe shëndetin e vetë banorëve, do të sjellë edhe një mirëadministrim të depozitave dhe furnizimit me ujë. Ku tashmë, jo çdo banor duhet të kujdeset për mirëmbajtjen e depozitës individuale, por sipas rregullave dhe ligjit të bashkëpronësisë, e gjithë tërësia e bashkëpronarëve, nëpërmjet administratorit të përzgjedhur, kujdeset për depozitën e përbashkët të ujit, ashtu siç ndodh në pjesën më të madhe të pallateve të reja të banimit. Bashkia e Tiranës do të mbështesë asamblenë e bashkëpronarëve dhe administratorët për lehtësimin e këtij procesi për vendosjen e depozitave të përbashkëta të ujit, me qëllim dhe garantimin e jetës dhe shëndetit të njerëzve” thuhet në njoftim.

Për të verifikuar zbatimin e këtij vendimi, pas kalimit të afatit të parashikuar më sipër, Inspektorati Mbrojtjes së Territorit dhe Policia Bashkiake do të kryejnë inspektimet e nevojshme mbi plotësimin e detyrave të ngarkuara nga ky vendim dhe legjislacioni në fuqi.

5 komente në “Zbardhet vendimi për heqjen e depozitave të ujit nga tarracat e pallateve, ja përgjegjësitë e banorëve”

  1. ida says:

    Po ligj per furnizimin me uje 24 do beni!!!

  2. A kanë ujë ato burime !? says:

    Bravo lalka. (Lali i vogël në KO)
    Po ujë ju çove?
    As më pak as më shumë 24h aq sa ju premtove..
    Tallu o 99 tallu..

  3. Qytetar nga Tirana says:

    Vendimi eshte bere me ngut sa per te qene ne rregull formalisht. Çdo te thote qe depozitat do te hiqen perkohesisht? Kjo situate krijon panik ne popullate dhe eshte e padrejte qe barren t’a mbajne banoret te cilet i kane vene depozitat sepse u ka munguar uji megjithese paguajne fatura te kripura. Po panelet diellore (qe kane nga dy depozita) ku do te vendosen? Hapi i pare duhet te jete verifikimi i gjendjes se taracave dhe ne funksion te gjendjes per çdo pallat te vendoset si do te veprohet. Depozitat ne pallatet e pa demtuara nga termetet duhet te mbeten ne taraca dhe te vendosen mbi gjurmen e mureve mbajtese dhe jo mbi soleta apo trare cap. Taracat me hidroizolim te demtuar duhet te riparohen.

  4. qytetar says:

    Tani ndaloni qarkullimin e mjeteve ne rruge sepse perbejne rrezik per banoret. Perse merreni me ujin more ju te bashkise, nga uji akoma nuk eshte demtuar asnje ndertese. Merruni me katet e para qe jane bere shqetesimi kryesor i ndetesave , e qe per kete shkak ka pasur jo pak demtime. Po keshtu shkak i demtimeve kane qene legazimet e paligjshme. Keto probleme te zgji bashkia e te mos merret me gjerat anesore. Zoti kryeta cmimin e ujit e bere aq sa deshe po ujin ku e kemi, e tani kerkon te na e presesh fare. Heqja e kazaneve do te thote qe katet e treta e siper te mos kene asnje pike uje zoti krietar, qe te paqim sa malet. Heren tjeter, ne mos me shpejt, flasim bashke. Ti vetem po sahklaterron jeten jeten e qytetareve, qe nga shtimi i trafikut ne cdo segment ne tirane, e tani na hiq edhe kazenet e te mbetemi pa uje, me rruaç o krietar.

  5. Nick says:

    Ore dini te lexoni apo jo?!??! Te vihen depozitat poshte pallatit per te gjithe banoret!! E shemtuar?? Sa te duash, por me ate qe hoqem me termetin, do donit te banonit me tonelata uji te pallogaritura per ndertesen mbi koke??? Aaa ne doni te prisni per furnizimin me uje 24 ore…lum kush te rroje, e te gezoje!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje