Enkel Demi thotë se gazetarët janë kërcënuar me dhunë fizike ditën e djeshme, pse morën pjesë në protestën kundër paketës “antishpifje”.
“Dje Rama ka përdorur një lajm që është botuar për vajzën e tij dhe drejtoi me gisht Zhejin, por nuk është vetëm ai, por disa portale. Për mua është një lajm i neveritshëm.
Të gjithë gazetarët që kanë protestuar dje kanë marrë kërcënime për dhunë fizike, nga njerëz që i kanë nxjerrë në rrejtet sociale dhe nga profile false.
Dje unë kam botuar gjënë më të butë që më ka ardhur. Ky po ndjek metodologji që po i vendos gazetarët përballë turmave.
Ne jemi të keqinj, kemi vrarë një njeri? Kam ditë që kërkoj kush është portali që e ka publikuar lajmin që po shembet spitali i Durrësit dhe ai nuk e thotë.
Është më keq kjo situatë, dje në momentin e fundit Balla ka propozuar një amendament dhe thotë shtohet edhe fjala për shërbimet audio dhe audiovizive.
Ishte vetëm për online dhe ka futur edhe radiot dhe mediat. Këtu jemi në një situatë më të rëndëuar.
Nëse rri tërhiqesh dhe bëhesh frikacak ajo është një formulë që dihet. Ne jemi trima intelektualisht, këtë ai nuk arrin ta kuptojë.
Unë di gjëra, por kjo mua nuk më intereson. Nuk kam publikuar asnjëherë video fotografi, sepse kjo është jeta e tij private.
Mua më intereson se si është qeverisur jeta e tij. Ai përmend gjithnjë nënën e tij që e do shumë dhe shumë mirë bën. Unë nuk e përmend nënën time se edhe unë jam çuni i dikujt.
Ai më ka hyrë mua aty ku nuk pritet dhe unë prap nuk ia kam përmendur. Unë nuk preferoj gazetarët që merren me jetën e tij intime. Nëse kjo quhet gazetari e mirë, kjo që bëj unë”, thotë Demi.(TemA)
mos u merr me aty. edhe duke e kritikuar atij I shtohen klikimet.. lereni se qelbet vete.
Po kur flet burri i Palmes autogol do beje. Kujton ky se ia harron populli histerite vdekjeprurese te se shoqes
Enklejd: me vjen keq per ty.Zhej eshte tipiku I gazetarit politik e te korruptuar shqiptar,ne te gjitha aspektet.
PROTESTA ISHTE ( MADHESHTORE ) ME PESE GAZETARE PESE SHPIFSA QE NA I SHPIFEN .
SHQIPERIA KA MIJRA GAZETAR PO ASKUSH NUK JU NDOQI PASI NE SHQIPERI LIRIA E SHTYPIT DHE E SHPIFJES ESHTE E PLOTE BESOJE SE E KUPTUAT ME KETE PROTESTE QE NUK JENI TE BESUSHEM NE POPULL DHE NDERHYRJA E RAMES ESHTE PER JU TE VINI NE BINARET E GAZETARIS TE JENI TE BESUSHEM
PROTESTA DUHET TE ISHTE NJE SHENJE SOLIDARIZIMI ME KRYEMINISTRIN KUNDER SHPIFJES O TE MJERE POR KURRE E NDERTON GAZETARIN ME SHPIFJE ESHTE E VESHTIRE TE VISH NE RÉALITÉ.
Enkel shiko cfare eshte fshehur prapa palmes se per te tjerat mendon Luli
Or me rrahje te perditeshme,nga gruaja ti je mesuar mor demke,por shiko mos te vari tek palmat ajo,se nuk ka kujt ja nxjerre me inatin,mbas lehjeve te shumta qe nuk ja vari kush!
Enkel te ndoqa sot ne emision, ishte me te vertete turp ajo qe sot po drejtoje. Me ate misreclleku tend qe te karakterizon ne te dyja bisedat e sidomos ne te paren me Ballaurin ,u mundove te devijoje qe te gjithe biseden ta perqendroje personale per Edin. Jo se mbroj Edin por me ate politikane qe ke ne shtepi nuk eshte mire qe ta mbushesh ti boshllekun se nuk te shkon. Tregon qe me te vertete je nje mistrec gazetar.
Shume mire qe ben emisione per kete problem por jo ta besh personale kete gje. Elsa ka folur sot jashtezakonisht bukur , dhe me te vertete transmetoj dicka pavaresisht se dikujt edhe mund ti pelqente apo jo.
Mundohu te mbash drejtesine dhe mos shkosh simbas asaj qe te pelqen per momentin. Nese e ke ber Xhejin, mos e mbro ti sepse ai eshte i zoti te mbroj veten.
Duke e ditur se nga cfamilje vjen ky Demi shkoj deri aty sa mendoj,me vjen turp ndoshta qe kam dhe shok came,ky eshte turoi i cameve dhe e degradon rende ate komunitet te vuajtur,familje e tij kane qene sherbetore te regjimit,e kur ai regjim i shtrydhi mire i hodhi si limonet ne plera.