FOTOT: Vijon aksioni për heqjen e depozitave të ujit nga pallatet

19 Dhjetor 2019, 11:10Sociale TEMA

Vendosja e depozitave te ujit mbi tarracat e pallateve eshte kthyer në rrezik të vazhdueshëm për jetën e mijëra qytetarëve, sidomos pas termetit te 26 nentorit. Bashkia e Tiranes ka nisur aksionin per heqjen e tyre nga pallatet e shpallura te pabanueshme me vendim te Institutit te Ndertimit.

Por, vetëm në njërin prej tyre në njësinë Nr. 6 janë çmontuar 17 depozita me kapacitet 1 mijë litërshe, te cilat e rendonin ndjeshem tarracen dhe strukturën e këtij pallati.

Bashkia ka propozuar që në vend të depozitave personale, banorët të vendosin depozita të përbashkëta të ujit, që përveç garantimit të sigurisë për jetën dhe shëndetin e vetë banorëve, do të sjellë edhe një mirëadministrim të depozitave dhe furnizimit me ujë. Heqja e depozitave ne pallatet e pademtuara nga termeti duhet te behet nga vete banoret, ne bashkepunim me administratorin e pallatit. Tashmë, jo çdo banor duhet të kujdeset për mirëmbajtjen e depozitës individuale, por sipas rregullave dhe ligjit të bashkëpronësisë, e gjithë tërësia e bashkëpronarëve, nëpërmjet administratorit të përzgjedhur, kujdeset për depozitën e përbashkët të ujit, ashtu siç ndodh në pjesën më të madhe të pallateve të reja të banimit.

Bashkia e Tiranës do të mbështesë asamblenë e bashkëpronarëve dhe administratorët për lehtësimin e këtij procesi për vendosjen e depozitave të përbashkëta të ujit, me qëllim dhe garantimin e jetës dhe shëndetit të njerëzve.

2 komente në “FOTOT: Vijon aksioni për heqjen e depozitave të ujit nga pallatet”

  1. Mondi says:

    Shume mire qe po i heqin depozitat, por askush nuk i ben pyetjeve bashkise: perse nuk me siguron uje 24 ore? Pse na genjeni me vite te tera? Perrallat me depozita te perbashketa mbeten vetem perralla per te hedhur lumin. Ku do t’i vendosim keto depozita? Tek ne psh nuk ka aspak vend. Pra, ta heq depoziten dhe te mbetem në meshiren e lali Erit, kur t’i teket te me dergoje ujin e rrjetit. Ju falenderoj te gjitheve per durimin qe paten duke me lexuar dhe i ftoj te mos tregohen leshko me perrallat e bashkise.

  2. Andi says:

    Ku te vendosen keto depozitat e perbashketa? Ne shume pallate nuk ka vend fare. Bashkia te marre masat te sjelle ujin, se cmimin e rriti. Uji po njelloj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje