Pas tërmetit të pak minutave më parë, i cili shkaktoi sërish frikë tek qytetarët, ka folur sizmologu Rexhep Koçi.
Në një lidhje telefonike me “News24”, sizmologu tha se tërmeti ka qenë me magnitudë 4.3 i shkallës rihter, ndërsa ftoi qytetarët që mos të krijojnë panik pasi këto lëkundje janë tërësisht normale.
“Para disa minutash është regjistruar në veri të Durrësit, me magnitudë 4.3 në thellësi 29 kilometra. Unë jam në Kryevidh dhe nuk e kam dëgjuar. Kjo lëkundje është në funksion të asaj rutine, që ndjekin tërmetin kryesor. Nuk ka vend për t’u shqetësuar apo ngjallur panik”, tha ai.
Sizmologu flet sikur te ishte ne brendesi te tokes apo te pllakes tektonike te shkermoqur, nderkohe qe askush nuk e di se cbehet ne brendesi te tokes, kur toka nen thellesine 30 km eshte zjarr, dhe nuk dihet ne se ka pllaka apo dysheme