Një studim i porsa botuar në Gjermani konstaton se infermierët e ardhur nga jashtë nuk janë të kënaqur
Sipas studimit te bërë me porosi të fondacionit të sindikatave, “Hans Boeckler”, me seli në Dyseldorf, si infermierët vendas, që e kanë mësuar zanatin më vonë, jo në rini, duke qenë se në zanatin e tyre fillestar nuk kanë gjetur punë, ashtu edhe infermierët e ardhur nga jashtë, shumë shpesh kanë vështirësi në integrimin e tyre në të përditshmen e punës.
Problemet janë strukturore, thuhet në studim. Të parët kanë problem se ngaqë janë në moshë të pjekur dhe e njohin mirë gjuhën gjermane, u jepen detyra, për të cilët ata janë të pakualifikuar. Të dytët e ndiejnë veten të mbikualifikuar, por kanë probleme gjuhe dhe licencimi.
Gjuha problemi kryesor
Për të huajt pengesa kryesore është gjuha, thuhet në studim. Megjithëse infermierët në vendet e origjinës kanë mbaruar universitete, kur nisin punë në spitalet ose strehimoret e të moshuarve në Gjermani, i venë të punojnë si ndihmësa. Shkak për këtë është nga njëra anë mungesa e njohurive të gjuhës dhe nga ana tjetër sepse shumë syresh në fillim janë në pritje të njohjes së urdhrit të infermierit nga autoritetet gjermane, një procedurë kjo që mund të kërkojë shumë kohë, deri në një vit.
Marcela Cano, themeluese dhe drejtuese e Shoqatës së Mjekëve Shqiptarë në Gjermani, i thotë DW se këto probleme i kanë edhe infermierët e ardhur nga Shqipëria. “Shumë infermierë janë të superkualifikuar, vijnë me mastera, ndërsa u duhet të merren këtu me larjen, shpëlarjen e pacientëve dhe shpërndarjen e medikamenteve”.Cano, vetë mjeke kirurge në një klinikë në Baden Baden, thotë tej: “Neper spitale akute si për shembull këtu ku punoj unë tri janë vendet ku një infermier me këto kualifikime gjen veten: reanimacioni, anestezia ose dhe urgjenca”.
Puna me ritëm të lartë
Ritmi i lartë i punës e vështiron integrimin e të huajve, konstaton studimi i fondacionit Boeckler. Stafi i vjetër nuk ka shumë kohë që të përkujdeset për të krijuar kushte të përshtatshme ambientimi me vendin e ri të punës. Kjo vlen edhe për vetë gjermanët. Por për të huajt mungesa e gjuhës e vështirëson komunikimin. Këtë e konfirmon edhe infermieri shqiptar, i cili dëshiron të mbetet anonim (redaksia e ka emrin) dhe ka ardhur para pak kohësh në një klinikë universitare të Berlinit,.”Mungesa e njohurive të gjuhës është dhe vazhdon të jetë problem, sepse si fillestarë në vendin e punës ne nuk arrijmë t’i kuptojmë të gjitha udhëzimet, sidomos kur dikush flet shpejt ose në dialekt”, thotë infermieri. “Por orari i punës është shumë i ngjeshur dhe duhet të presim derisa të na vijë radha të bëjmë pyetjen. Kjo ha shumë kohë dhe e rëndon paksa atmosferën e punës.”
Mbrojtje më e mirë nga ligjet
Puna në Gjermani ndryshon nga ajo në Shqipëri edhe për nga volumi dhe natyra. Shumë shpesh infermierët kanë dyfishin e shtretërve në mbikëqyrje, dhe punojnë me orar të zgjatur. Por nga ana tjetër, siguria e vendit të punës është më e lartë. Puna jashtë orarit të zakonshëm paguhet ekstra dhe shton të ardhurat, dhe infermierët e ndiejnë veten të më të mbrojtur nga ligj.
Këtu puna është punë, dhe pushimi është pushim, thotë infermieri shqiptar: “Ky është një avantazh shumë i madh në krahasim me Shqipërinë, ku për vendin e punës të duheshin miq dhe duhej të ishe natë e ditë në dispozicion, e në rast nevoje të ndërprisje edhe pushimin veror.”
Propozime për të ardhmen
Studimi kërkon nga aktorët përgjegjës në politikë dhe ekonomi më shumë angazhim në integrimin e fuqisë punëtore në sektorin e shëndetësisë: Më shumë kohë për integrimin e fuqisë punëtore, përmirësimin e procedurave të njohjes së kualifikimit të infermierëve të ardhur nga jashtë, më shumë informacion dhe sqarim për infermierët e ardhur, përmirësim n cilësinë e kualifikimit të punëmarrësve që vijnë nga brenda Gjermanisë por nga një profesion tjetër.
Sipas Agjencisë Federale të Punës, vetëm në periudhën mars 2018 – mars 2019, në Gjermani kanë ardhur gjithsej 50 726 infermierë nga Ballkani.
Studimi i referohet infermierëve të ardhur në tregun e punës nga viti 2012 deri në vitin 2017. Në këtë periudhë ka pasur gjithsej 63000 të punësuar të rinj në sektorin e infermierisë dhe kujdesit shëndetësor. Gati gjysma e tyre kanë hyrë në këtë sektor nga profesione të tjera, kurse pjesa tjetër kanë ardhur nga jashtë.
Në vitet e fundit është rritur ndjeshëm numri i infermierëve nga vendet e Ballkani. Sipas Agjencisë Federale të Punës, vetëm në periudhën mars 2018 – mars 2019, në Gjermani kanë ardhur gjithsej 50 726 infermierë nga Ballkani. Pjesa më e madhe e tyre vijnë nga Bosnja-Hercegovina, (19 631) dhe Serbia (13 598), dy shtete këto me të cllat qeveria gjermane ka kontrata të veçanta për infermierët. Vendin e tretë e zënë shtetasit nga Kosova (7 204), pasuar nga Shqipëria (5 206), Maqedonia e Veriut (4 094) dhe Mali i Zi (993). (DW)
Studimi i plotë: https://www.boeckler.de/pdf/p_fofoe_pb_005_2019.pdf
pse cfare mendonin keta qe vene atje ne gjermani ,se do ti prisnin me tapet te kuq. Dhe pastaj do u thonin ja dhe zyra zonje,apo zoteri. Ata qe shkojne ,duhen per tu lare menderen pleqeve ne gjermani,se gjermanet sduan ti bejne ato pune me. troc muhabeti ,jo terci verci
po pse ç’kujtuat mer rrota cari. Deti kos e o burra te rrembejme nga nje luge ! Per te lare bythet e pleqjve ju pranuan
Studimi nuk imagjinon dot se universitetet janë blerë mme para dhe nuk kanë asnjë njohuri praktike apo shkencore.
Sa patetik jane gazetaret dhe lexuesit e gazetes tema. Une jam ktu rastesisht nga nje link e qe me derguan per te qeshur me sa patetik jane njerzit rreth meros. Komplet ordinera, qe ta kuptosh vetem me 1 artikull dhe 2 komente se ca njerzish ka rrotull gazeta tema tregon se sa llum shoqeror ka ktu.
Ika tani dhe skethem me me lexu artikuj te Temas
I pari shpellar qe largohet vete me deshire.Tregon qe ka shprese.
nuk e di pse ka dy dite rresht qe kjo gazete po jep lajme jo te mira per gjermanin , me duket se e ben me qellim qe te pengoj rinin shqiptare qe me 1 mars te 2020 do ju hapen rruget per te punuar dhe jetuar njelloj si gjithe te tjeret, kerkon te kthej mbrampc ato njerez qe e kane me dy mendje, po kush ka ndermend te vij ne gjermani nuk ka artikull qe ta kthej mbramp por te vine nje ore e me pare se ja vlen , me mire ne gjermani se sa te drejtoj nje drogoman ne shqiperi ketu jeton si njeri , fillimi eshte i veshtire sa te mesosh gjuhen pastaj kur di gjuhen i nderron punet sipas qefi kur te pelqej dhe ku ti e ndjen veten me mire , edhe artistat e hollivudit ne fillimin e karjeres se tyre kane lare pjatet dhe restorantet por ne nje kohe shume te shkurter cdo njeri e gjen veten kurse ne shqiperi punon gjithe jeten me ndershmeri per nje cope buke dhe ne pleqeri nuk paguan dot ilacet e moshes pervec adelatit qe ke me rimbursim, por tani dhe adeletin e zevendesuar hudhra , mjer kush vazhdon te rri ne ate vend dhe lum ai qe mendon ikjen sa me shpejt ne cdo moshe
Ju nuk e lexoni qe nuk eshte artikull i Tems por i DW, gazetari gjermane? Vetem disa te luajtur nga mende e kokes mund te imagjonojne qe TEMA dhe Mero po “pengojne” rinine shqiptare.
Ne mometin qe del nga vendi yt i gjithe kualifikimi ,qe eshte dhe nivestimi i jetes , zerohet behet nul ne rastin me te zakonshem dhe ne rastin me te mire zvigelohet disa shkalle. Perballja me kete realitet eshte goxha e veshtire. Ti e kupton qe te trjtojne si lecke kur je i kualifikuar . Do te duhen shume kohe qe te krijosh personalitetin qe kishe dikur si profesionist. Ne rastin me te mire do te duhen minimalisht tre vjet Bejne mire qe i botojne keto shkrime jo per ti thene shqiptareve mos shkoni ne Gjermani apo kudo gjetke por per ti ndergjegjesuar per pengesat qe do ti duhet te kapercejne per tu sistemuar siç e kane menduar pa u nisur.
Jeta ne Gjermani eshte sketerre.
O burra te shkojme ne Shqiperine Socialiste te Edit dhe Meros.
Fanarin ndricues ne brigjet e Adreatikut.
Tema po me ngjan me ZP te kohes se komunizmit.
Më kujtohet më 1991 “ku shkoni, vëllezër? S’ka nënë e babë matanë.” Na morën më qafë. Ndenja dhe 4.5 vjet më shumë në Shqipëri dhe u rrënova më shumë. Sigurisht 100% që jeta jashtë Shqipërisë s’është parajsë, është vuajtje. Por vuajtjet në Gjermani dhe USA janë vuajtje me shpresë. Vuajtjet në Shqipëri janë vuajtje badihava, kot, pa shpresë, humbje.
Shume drejte….emigracioni nuk te pasuron.Pasurimi eshte iluzion….por . Ke siguri ne pune e jeton jeten tende…..nuk ke gomar e te pate freshista apo pd ist mbi koke. Femijet i ben njerez e jo hajdute e ileqare…..jeton me page shume mire dhe mer sherbime shume te mora…..ke minimumi 2 dite pushim ,oretshtese paguhen…ka sindikate qe te mbron….je Pension 900 dinjitoz. Keto jane minimumi. Pra je dinjitoz …..
O realisti po me Shqiperi te pakten ne administrate kush ta vlereson kualifikimin? Vjen nje gomar nga rruga drejtori jot gjithnje….apo jo. I afti e rifiton vendin dhe ktu mos u bej merak..per ty si partiak ska vend poshte ures do te flesh
100 mij here me mire te shkojne si njerez me kualifikime dhe me pune sesa te rrine ne shqiperi neper lokale e te hane pensionin e pelqve.. Me mire te punosh ne nje pune fisnike si infermier se te meresh me droge, vjedhje apo te lypesh si azilant kampeve.. Nuk eshte turp te punosh, turp eshte te jesh parazit shoqerore si ne Shqiperi edhe ne Gjermani.
Sa pare ke marre per keto palo artikuj o mero merhumi??? Shpetove more ne ato vite qe te rrahu sala e shpetove pa ta penetru sumatricen. Ca robve si ty ai ju ka ardh sipas kokes qe kishit po qete me fat qe pshtut. Rrac e poshter
P.s do vije prap sala. Ka nis numerimi mbrapsht, shtrengo bythn
Cfare kujtuan shqiptaret infermiere se ne spitalet gjermane eshte si ne spitaler shqiptare ?!?? Qe fut gishtin ne hunde e shif pisllikun qe ka mbulu deren kryesore te spitaleve,zhulin e mureve ,merimangat qe varen rrjesht neper sallone,zhulin e krevateve qe nuk i behet asnje lloj pastrimi e disifektimi kur nderrohrn pacientet,infermieret e pastruset qe ulerijne neper sallone,apo kur ulen neper dhoma e pijne kafe,por jo ne pushim por cdo kohe qe kane qef, zhulet e xhamat e palame te penxhereve te dhomave te pacienteve,thonjte e papreme, mungesat e dorezave,wc me kalk fekalesh aty ku jane rinovuar banjot,zhuli qe ka mbulu dyer e dhomave te pacienteve,leckat e pista qe marrin me shtupe mbase fare te padisifektuara,kember e karrikeve rrjep e te mbuluara nga zhuli , komodinar e pacieteve te pa pastruara e disifektuara,kur te cosh pacientin ne spital te duhet nje karroce dore sepse as karrike nuk ka per ta shtyre,apo dyert me te lira pa vlere te hekurit neper banjot e kateve nje pjese te ndryshkura ne fund, cepat e mureve me pllaka e te pa lara ndonjeher nga boja e mureve te spitalit,prizat, spinat me zhul te zi qe mendon se je ne miniere e jo ne spital etj.?gjendja katastrofe e piset tek urgjenca kreveti i piset zhul ku shtrihen pacienet ……dhe pyetja ne fund mjeket e doktoret e partive ne fuqi cfare bejne?!?kjo gjendje ka fillu qe me tritan shehun e vazhdo deri sot……………..
Gjermanine nuk e njoh. Ketu ne Ameriken e Veriut rroga e infermierit eshte rrotull 80 mije dollare ne vit (varet nga shteti). Me overtime qe te gjithe e bejne ato bejne mbi 100 mije dollare. Nese ke me shume kualifikim si “nurse practitioner” je rrotull 130-150 mije ne vit sepse je si ndihmes mjeke. Plus perfitimet e sigurimeve mjekesore, pensionit, pushimeve etj. Nuk eshte e lehte te behesh infermire (register nurse) dhe puna eshte e veshtire dhe me stres por nese punon nje 10 vjecar fort je i siguruar per jete. Gjermania mund ti kete marre is PSW (personal service worker) qe ketej jane ndihmes infermiere dhe paguhen rrotull 20-24 dollare ora.
Per njerez intelektual e me dinjjitet atje ne Gjermani degradimi dhe perdhosja qe u behet eshte e paimagjinueshme dhe e paperballueshme, siq e thot edhe vet gazeta gjermane. Kurse per ngelaqa pa dinjitet atje eshte parajse. Paraja nuk eshte qdo gje.