Bota bëhet me një monedhë të re: Nga korriku i 2020 vjen ECO

22 Dhjetor 2019, 13:56Bota TEMA

Frangu CFA, frangu i kolonive franceze në Afrikë, do të zhduket nga korriku i vitit të ardhshëm.

Monedha simbol i pushtetit të hershëm francez në Afrikë do t’i lërë vendin një monedhë të re unike që do të quhet ECO.

Kjo është njoftuar nga Alassane Ouattara, president i Bregut të Fildishtë në një konferencë të mbajtur përkrah presidentit francez Emmanuel Macron.

Frangu CFA u krijua në vitin 1945 dhe aktualisht përdoret në 14 shtete që më parë ishin koloni të Francës .

Vijimi i përdorimit të kësaj monedhe shkakton vazhdimisht diskutime nëse ndikon pozitivisht apo negativisht në ekonominë e Afrikës, duke qenë se vlera e saj është e lidhur me monedhën europiane EURO.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje