Lacio do të përballet kundër Juventusit në Superkupën e Italisë. Shumë shkallë janë ngritur nga ekipi kryeqytetas, që falë edhe drejtorit sportiv Igli Tare, me blerjet e gjetura, po kap maksimumin.
Këtë sezon si objektiv është Champions League dhe vetëm ky mision ka mbetur pa u kompletuar.
Përpara kësaj ndeshjes ka folur edhe Luçiano Moxhi, për të dhënë analizën e tij mbi takimin.
“Nëse Lacio është në humor të mirë, mund të mundi këdo. Sekretin e këtij ekipi e gjeni te drejtori sportiv, Igli Tare.
Një person shumë i turpshëm, por që ka bërë lirisht zgjedhjet e tij. Rezultatet janë aty të gjitha për t’u parë.
Karta e tij e biznesit është puna. Ka sjellë shumë lojtarë në Romë që kanë mbërritur në nivelet më të larta. Meriton respekt dhe konsideratë”, shprehet Moxhi.
O perkthyes, o xhan, mos ke dashur te thuash “i ndrojtur” e jo “i turpshem” se nuk ka kuptim, duke pare elozhet qe i ka bere.
Jeni njisha.
Ai ka thene (timido)
Bravo o igli do desha te drejtoje kombetaren tone.
E bukur kërkesë! Të marri në muaj më pak nga sa merr në ditë si drejtor i Lacios. Vetëm nëse i merr Perëndia mëndjen mund të ndodh të plotësohet kërkesa jote, shoku Kiri.
Me behet qejfi per vleresimin,megjithate puna e Iglit flet vete.I uroj suksese sot!