“Babalja”, Genc Pollo: Prova e vetme që inkriminon Ervin Salianjin

23 Dhjetor 2019, 22:30Politika TEMA

Ish-deputeti i PD, Genc Pollo ka treguar provën e vetme sipas tij që implikon Ervin Salianjin në çështjen “Babale”.

I ftuar në “Mbrëmje në ABC” me Mirela Milorin, Pollo u shpreh se prova e vetme është fjala që ka thënë Fredi Alizoti “më ka premtuar 200 mijë euro”.

“E vetmja provë që sipas dy prokurorëve inkriminon Ervin Salianjin ishte deklarata e Alizotit, të cilit i kishte thënë Veliu që më ka premtuar 200 mijë dhe 100 mijë do ti jap ty. As edhe një gjë tjetër dhe vetëm këtë provë.

Ta zëmë sikur krimi i pretenduar, pra akuza ishte për vrasje të 10 fëmijëve, jo për një kallëzim të rremë, sikur vetëm për një krim të rëndë një provë e tillë të paraqitej para një gjykatësi serioz do refuzohej me përqeshje. Dhe vetëm mbi bazën e pohimit të Alizotit, i cili del në dosjen e Prokurorisë i kapur nga polici, nga deputeti Taulant, nga shefi i policisë, nga prokurori, i premtohen para vetëm e vetem që të dëshmojë, do bësh 1 vit burg por do shpërblehesh, kjo është besueshmëri e këtij por edhe ky vetë nuk ka pranuar që ka takuar Salianjin, por i ka thënë një tjetër, një ish i burgosur në burg me Xhafën  që unë do të jap ty 100 mijë sepse 200 mijë do të japë.

Dhe vetëm me kaq të kërkojë 1 vit e gjysëm burg prokuroria dhe gjykatësi të japë 1 vit burg nuk e di tani se krahasimet me kohën e Enver Hoxhës duhet ti bëjmë me kujdes, por edhe atëherë një shkallë serioziteti hetuesia e pretendonte ta kishte.

Këtu kemi rënë dhe kjo nuk është për të qeshur, ky është sinjali i parë që Rama nuk ndalet para asgjëje dh që përfundimet do të jenë të këqija. Ne po flasim për cafrë po ndodh sot. Gjyakata e faltit ka dnuar një politikan të opozitës sepse Alizoti kishte dëgjuar nga Babalja që Babalja nuk e thotë këtë as në Prokurori as në gjyq do merrte 100 mijë nga 200 mijëshja e premtuar”, tha Pollo.

6 komente në ““Babalja”, Genc Pollo: Prova e vetme që inkriminon Ervin Salianjin”

  1. Arber iliri says:

    Gjalle eshte ky plehre.beka dhe gjyqtarin.

  2. O kuqo bene mire te fshehesh ato parate qe ke vjedhur dhe ruaj veten se te ishte gjalle merhumi as varrin nuk do ta gjenin dot. Kur do shpetojme nga vemjet e kesaj shoqerie ku palacot nuk kane turp. Keta cdo gje mund te jene por shqiptar nuk jane.

  3. Maçoku me Çizme says:

    Eh mor ti Genc.
    Dikur kete emër e perdornim si pseudonim për…
    E thua dhe vetë që qenka ajo provë.
    Edhe sikur vetëm ajo provë.
    Verteton gjithë mekanizmin e faktit që paska qenë nje gjë e organizuar, e porositur..
    Të cilën ju e tundët fort me demek me rrezu qeverinë. (Pa e verifikuar, siguruar).
    Por ju ngeli dopio 6 ne dorë.
    Dhe me vrap na e bëjnë për inat. Gjyq politik..
    Pse PD nuk minimizon kostot.
    Pranojeni faktin, distanconi partinë, Salianji merr atë qe kërkoi (nga të treja më të gjatin)..

  4. Koba says:

    Po gjithe ato dalje ne krah te Babales nuk te duken Prova o Kuqalash i Peshtire????

  5. nigo says:

    Po si mor kuqo, ke haruar te tuat ne kohen e Saliut. Mos harro Uren Vajgurore, se nje dite do te dali boja. Plehra Salianji, ngateroi nje shtet te tere dhe po na beni per budallenj. Ky plehre, meriton jo nje vit por shume me teper per sajimin e ndyre qe beri me ze e figure. Shif Babalen se cfare plehre eshte dhe beje ndryshimin me Salianjin. Jane i njejti brume, prej njerezish te ulet, pa dinjitet, njerez qe merren me droge, shitblerje, kompromentim te te tjereve e fyerje ndaj pjeses se ndershme te popullit. Fshatari i ardhur ne Tirane per te bere politike. Nuk e kuptoj se cfare do ky plehre ne Tirane se pak plehra na pruri Saliu, Fatosi, Iliri e Edi me shoke, na duhesh dhe nje Salianj.

  6. ILIRI says:

    Po u hap dosja jote, o kuqo, do qelbet Shqiperia!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje