Stoltenberg i përgjigjet Macronit: Siguria e BE nuk varet nga armët tuaja bërthamore

23 Dhjetor 2019, 10:57Bota TEMA

Garancia e sigurisë bërthamore dhënë Europës nga SHBA nuk mund të replikohet nga armët bërthamore franceze, deklaroi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Presidenti francez Emmanuel Macron ndezi një debat të nxehtë brenda NATO-s me komente të botuara muajin e kaluar mbi “vdekjen klinike” të aleancës mbrojtëse transatlantike.

Ngjarjet e fundit në Siri kanë bërë që Macron të vërë në dyshim besueshmërinë e SHBA-së nëse Europa do të ishte sulmuar duke argumentuar se ”kontinenti duhet të rrisë aftësitë e tij të mbrojtjes”.

“Franca di se si të mbrohet. Pas Brexit, ajo do të bëhet fuqia e fundit e mbetur bërthamore në Bashkimin Europian”, deklaroi Macron në një intervistë për revistën “Economist”.

Por, sipas Stoltenberg, armët bërthamore franceze nuk do t’i ofrojnë NATO-s një alternativë të zbatueshme.

“Armët amerikane janë pjesë e parandalimit bërthamor të NATO-s, diçka që ne e bëjmë së bashku. Ne u përpoqëm dhe testuam procedurat”, tha ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje