Gjatë vitit 2020 buxheti për Ministrinë e Mbrojtjes parashikohet të rritet me 2.8 miliardë lekë në krahasim me vitin 2019 duke arritur nga 1.26% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, në 1.34%.
Kjo rritje synon realizimin e objektivit të ndërmarrë në kuadër të anëtarësimit të vendit tonë në NATO, që buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes të jetë 2% e PBB-së në vitin 2022.
“Buxheti i Mbrojtjes për vitin 2020 rritet nga 1,26% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, në 1,34%.
Më shumë mbështetje për personelin, operacionet brenda dhe jashtë vendit.
Njëherësh, me buxhetin e ri i jepet një hov më i madh investimeve për emergjencat civile, arsimimit dhe modernizimit të Forcave të Armatosura.
#BuxhetiMbrojtjes2020, tha ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka.