Mbledhja e kryesisë së PS, Rama: Proces riorganizimi për zgjedhjet 2021, nuk mund të presim që dikush të zgjohet nga gjumi

24 Dhjetor 2019, 10:43Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur kryesinë e Partisë Socialiste në selinë rozë ku janë diskutuar një sërë çështjesh.

Pas mbledhjes ai ka dhënë një prononcim për media ku ndër të tjera është shprehur se Partia Socialiste ka hyrë në proces riorganizimi për zgjedhjet e vitit 2021.

“Prej disa muajsh jemi në proces organizimi dhe ripërtëritje për zgjedhjet e ardhshme. 

Pasi kemi zgjedhur kryetarët e organizatave pasi kemi përfshirë në procesin e zgjedhjeve edhe gratë duke zbatuar një normë të re të drejtimit ku drejtimi i organizatave i besohet një burri ose djali dhe një vajze. 

Janë marrë propozimet nga të gjitha asambletë për të vazhduar pastaj zgjedhjet e kryetarëve të partisë në 6 bashkitë”, tha Rama.

4 komente në “Mbledhja e kryesisë së PS, Rama: Proces riorganizimi për zgjedhjet 2021, nuk mund të presim që dikush të zgjohet nga gjumi”

  1. Kalec Dega says:

    Kam shkruajtur mbi 5 komente sot po per kete shkrim do rezervohem pasi nuk po mbaj dot te qeshurit, u dh i v a se qeshuri, lol!

  2. Lush perpali says:

    Riorganizimi normal qe duhet.
    Sidomos ne Shkoder.
    A mban kush pergjegjesi per emerimet ne Shkoder?
    Si do te mblidhen vota keshtu?
    Kush eshte ai budalla qe perpiqet 20 vite per PS ,qe mbledh vota,qe voton e qe sheh qe vendet e punes shiten perseri ?
    Si ka mundesi qe nje drejtor shkolle i shkarkuar ne 2014 per plot shkelje ,rikthehet ne 2019,bile me mesatare te permiresuar ?
    Çka ndodhur valle ketu ?
    Apo mos valle gjeti rrugen ,permes faqes 13 ?
    Se faqja 13 ben 5000 €.
    Perse duhet te votoj me per PS ?
    Apo qe keta maskarenj te na poshterojne perseri ?
    Me mire nje vote kunder,qe te shkaterrojme veten por edhe t’i shporrim keta hajdute maskarenj qe na sillen neper kembe .
    Ne nuk luftuam per te risjelle ne pushtet ata qe na hoqen nga puna.
    Te pakten kur te na sharkojne ,ta kemi nga PA ,jo nga hajdutet tane.
    Pershendetje nga Shkodra.
    Po deshet kemi edhe fakte me emra…

    1. Pyka says:

      Jam shumë dakort,me komentuesin Lush….këta janë një zgjatje e modelit Fatos Nano…..por kur shikon përball një opozitè legene(të njëjtët vrases hajdut)unë legeni do të zgjedh mutin më të mire!Dhe e bukura është që këta që na qeverisin,e dinë këtë!Dhe po ta shikosh me vëmëndje,problemi është alternativa….d.m.th…..

  3. Merry X-Mas says:

    Merry Xmas njerëz!
    Të gjithëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje