Ndahet nga jeta Eva Pëllumbi, aktorja e 'Vajza me kordele të kuqe' dhe zëri i qindra personazheve të filmave vizatimorë

24 Dhjetor 2019, 20:00Sociale TEMA

Aktorja e njohur shqiptare Eva Pëllumbi mësohet se ka ndërruar jetë para disa orësh.

Eva Pëllumbi njihet për disa role tek filmat shqiptar ‘Vajza me kordele të kuqe’ apo ‘Kapedani’.

Gjithashtu aktorja Eva Pëllumbi ka punuar  për 17 vite në Teatrin e Kukullave ku ka luajtur role të cilat kanë mbetur në memorie e të gjithëve, sidomos të fëmijëve të viteve 80′-të.

Aktorja ka luajtur edhe rolin e Çufos nga vepra e Gaqo Bushakës si dhe personazhin e Pinokut nga vepra e Carlo Collodit.

Në një intervistë së fundmi Eva Pëllumbi shprehu edhe zhgënjimin se si ajo dhe plejada e saj ishin lënë në harresë nga institucionet pavarësisht kontributit të madh që kishin dhënë ndër vite.

Aktorja madje denoncoi edhe faktin se nga aktiviteti i saj artistik ndër vite kishin arritur sa t’i hiqnin edhe emrin e autorësinë.(Newsbomb.al)

12 komente në “Ndahet nga jeta Eva Pëllumbi, aktorja e ‘Vajza me kordele të kuqe’ dhe zëri i qindra personazheve të filmave vizatimorë”

  1. Entoni says:

    Naten e mire, Pinok!
    Naten e mire, Baba Karlo!
    Lamtumire, Eva….,

  2. Baton DR says:

    Lamtumirë dhe… faleminderit !

  3. Xhuli says:

    Qofte e paharruar ne jete te jeteve kjo artiste me zotesi te pamata. Nje femer me nje aftesi vezhgimi e fantazi te begate. Nderim per te e ngushëllim per vajzen, burrin e saj Norbertin dhe për te gjithe te afermit. Xhuljeta dhe Pellumb Kulla

  4. Doda says:

    U preft ne paqe .

    1. vang says:

      EVA PELLUMBI nje aktore e mrekullueshme dhe shume e dashur per mijra femije,nje ze i embel,gjithe humor,qe krijonte gjithmone situata zbabitese,e gazmore vecanererisht ne rolin e Cufos.U prefsh ne paqe EVA. Vangjelica Gjergji.

  5. Dee says:

    Ngushellime familjes,dhe qofsh e paharruar.

  6. Dona says:

    U prehsh ne paqe Eva Pellumbi!

  7. Eli says:

    U prehte ne paqe Eva! Ngushellime Junes..

  8. Heidi Raum says:

    Jam prekur shum kur mora lajmin e hidhur per shoqen time te femirise Eva Pellumbin. Me Even njiheshim qe kur ishim 9 vjecare ne pallatin e Pionerit .Me pas ishim bashke ne Licun Artistik Jordan Misja ,sikurse mbetem dhe mikesha te pandara dhe kur jeta jone mori drejtime te ndryshme ne Gjermani.
    Eva ishte vajze me shum karakter te forte ,modeste dhe me zemer te bukur prej artisti. Ajo qe vajze e vogel kishte emer te madh per talentet e saj. E them talentet ,sepse Eva Pellumbi ishte shum e kompletuar per nje aktore profesioniste ne drejtime te ndryshme .Sa shum kam deshiruar per ty e dashur Eve te te shikonja lart e me lart si nje artiste e popullit dhe me merite sic e meritonje. Por ai vend artistet e mrekullushem si ty i kujton me shum vonese ose do te na kujtojne kur te ndrojme jete…
    Ngushellime te perzemrta Junes , dhe te gjithe njerezve te zemres te Eves.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje