Lacio arriti të fitonte Superkupën e Italisë duke mundur me rezultatin 3-1 Juventusin dhe vetëm pak ditë më parë, mundi bardhezinjtë edhe në kampionat.
Kjo paraqitje e lacialëve ka bërë që në Itali të flitet për Lacion dhe drejtorin sportiv, Igli Tare.
Futbollistët e Lacios po marrin një rritje të jashtëzakonshme në treg.
Milinkoviç Saviç është padyshim ylli i Lacios dhe Tare e afronte për një shifër qesharake ndërsa aktualisht vlerësohet si një ndër mesfushorët më të shtrenjtë.
Rritje të madhe ka marrë edhe Thomas Strakosha i cili po vlerësohet maksimalisht nga mediat italiane.
Saviç ishte blerë 5.9 milionë euro ndërsa tani kushton rreth 100 milionë euro, teksa 80 milionë euro është rritur edhe vlera e Imobiles nga 9.5 që ishte.
Rritje të konsiderueshme ka pasur edhe Strakosha që ka dalë nga akademia dhe për të nuk është shpenzuar asnjë euro, teksa aktualisht kushton plot 30 milionë euro.
Mos e fryni kot sepse eshte nje portier i zakonshem i çdo ekipi!Nje portier sot ne futbollin modern qe nuk eshte futur akoma si lojtar ne fushe por qe qendron si hu ne porte ai s’quhet lojtar por portier!Ka ikur koha e ketij portieri qe nuk njeh topin fare me kembe kur ata qe ka perballe sot jane pjese e lojrave te ekipit!Analizoheni dhe krahasojeni me lojtare qe mbrojne porten sot ne tere ekipet e medha e do te konstatoni qe ai ne tere lojen mund te beje nje apo dy pasa dhe takimet e tjera me topin duke e çuar ate ne qender te fushes me goditje te forta !Ndaj mos i rritni vlerat kot ,kur ai para mund te fitoje mund te shqujet edhe per ndonje pritje por si lojtar i 11 i skuadres kurr!