Pushime të mbara! Kujtohuni që të kujdeseni për veten, për njëri tjetrin dhe për planetin e bukur në të cilin jetojmë.
Ky është mesazhi i urimit i Greta Thunberg për Krishtlindjen. Aktivistja suedeze16-vjeçare, e cila është e njohur si ikona e luftës kundër ndryshimeve klimaterike, ka postuar në rrjetet sociale një foto në të cilën shihet e shoqëruar nga dy qen, ku në kokë mban kapelën e babashyshit dhe një bluzë të kuqe festive.