Mesazhi i Papa Françeskut, për Krishtlindje: Zoti i do të gjithë, edhe ata më të këqinjtë

25 Dhjetor 2019, 09:33Bota TEMA

Papa Françesku ka thënë në meshën e Krishtlindjes, të mbajtur në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan, se Zoti i do të gjithë, “madje edhe ata më të këqinjtë”.

“Mund të keni bërë gjëra të këqija, por Zoti vazhdon t’ju dashurojë”, tha Ati i Shenjtë përpara besimtarëve.

“Krishtlindja na kujton se Zoti vazhdon të na dashurojë të gjithëve, edhe ata më të këqinjtë mes nesh. Mua, juve, secilit prej nesh, ai sot na thotë:

“Ju dua të gjithëve dhe do t’ju dua gjithmonë sepse jeni të çmuar në sytë e mi”. Zoti nuk ju do sepse ju mendoni se veproni drejtë. Ai ju do, kaq e thjeshtë. Dashuria e tij është e pakushtëzuar, nuk varet nga ju”, tha Papa Françesku në fjalën e tij.

Sipas BBC, kjo deklaratë mund të interpretohet nga disa si një referencë ndaj skandaleve të Kishës, përfshirë abuzimin seksual.

Papa Françesku do të kthehet në Bazilikën e Shën Pjetrit më vonë, në Ditën e Krishtlindjes, për t’i përcjellë botës mesazhin tradicional papal.

Në mesin e atyre që morën pjesë në meshë ishin fëmijë të zgjedhur nga vendet përfshirë Venezuelën, Irakun dhe Ugandën.

1 komente në “Mesazhi i Papa Françeskut, për Krishtlindje: Zoti i do të gjithë, edhe ata më të këqinjtë”

  1. i varferi says:

    Ca thenie qe duhen thene, pavaresisht mediokritetit te thene. Si i paska zoti te gjithe njesoj dhe shajtanin dhe humanin?! Atehere zoti kot qe eshte. me mire kemi ligjin dhe shtetin qe i denon te keqinjte se sa zoti qe na perzien te gjitheve ne nje turli qe s’e merr vesh njeri. Kjo s’eshte e verteteaq sa eshte edhe ai, por prifti duhet ta ruaj sekretin e jo te dale keshtu hapet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje