SHBA: Çështja Kashoggi një hap i rëndësishëm, më shumë transparencë nga Riadi

24 Dhjetor 2019, 15:57Bota TEMA

SHBA-ja theksoi sot se dënimi me vdekje i pesë sauditëve nga drejtësia për vrasjen e gazetarit, Jamal Khashoggi ishte një hap i rëndësishëm.

“Verdiktet janë një hap i rëndësishëm për të gjithë ata që janë përgjegjës të këtij krimi të tmerrshëm”, theksoi për gazetarët një zyrtar i lartë amerikan.

“Ne kemi inkurajuar Arabinë Saudite të ndërmarrë një proces gjyqësor të drejtë dhe transparent dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë”, shtoi ai.

Ndërkohë që Turqia dhe disa organizata për mbrojtjen e të drejtave të njeriut kanë kritikuar ashpër vendimin e një gjykate në Riad, që liroi nga akuzat dy të dyshuarit kryesorë, zyrtari amerikan u rezervua duke kërkuar më shumë transparencë në Arabinë Saudite, aleat i afërt i SHBA-së.

Jamal Khashoggi, një bashkëpunëtor i të përditshmes amerikane “Washington Post” u vra në moshën 59-vjeçare në tetor 2018 në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll.

Senati amerikan akuzoi princin si përgjegjës për vdekjen e Jamal Khashoggi. Por, qeveria e Donald Trump është kujdesur gjithmonë të mos ia atribuojë një përgjegjësi të tillë princit, Mohammed bin Salmane duke i dhënë më shumë prioritet ruajtjes së marrëdhënieve të mira me mbretërinë saudite.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje