ISSH jep detaje për pensionistët: Ja si mund ta tërhiqni shpërblimin

25 Dhjetor 2019, 13:00Sociale TEMA

Prej ditës së sotme pensionistët e përfshirë në kategoritë që përfitojnë shpërblimin prej 3 mijë lekësh për festat e fundvitit, mund të tërheqin paratë pranë zyrave postare të shpërndarjes së pensioneve.

Instituti i Sigurimeve Shoqërore njofton se zyrat Postare të shpërndarjes së pensioneve, duke filluar nga dita e mërkurë, datë 25.12.2019, pavarësisht se kjo datë është festë zyrtare, deri më 31.12.2019 do të kryejnë pagesat e pensioneve dhe shpërndarjen e shpërblimit të fundvitit 2019.

Shpërndarja e shpërblimeve do të bëhet sipas grafikut të mëposhtëm në datën 25 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 1-5 dhjetor;

në datën 26 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 6-9 dhjetor;

në datën 27 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 10-13 dhjetor;

në datën 28 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 14-16 dhjetor;

në datën 30 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 17-20 dhjetor;

në datën 31 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 21-24 dhjetor, si dhe raste që nuk janë paguar sipas grafikut në ditët më përpara.

Sipas ISSH ky shpërblim nuk humbet dhe nëse nuk tërhiqet brenda vitit 2019.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje