Për gjermanët, presidenti i SHBA, Donald Trump është më i rrezikshëm se homologu i rij rus, Vladimir Putin dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un.
Sipas një sondazhi të Institutit YouGov, Trump gjithashtu është më i rrezikshëm sesa udhëheqësi më i lartë fetar i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei dhe nga Presidenti Kinez Xi Jing, thanë 2.024 të anketuarit që morën pjesë në studim.
Sipas sondazhit më shumë 41% e të anketuarve thanë se mes 5 liderëve, Trump paraqet një kërcënim më të madh për paqen botërore.
Në një sondazh të ngjashëm vitin e kaluar, instituti u kërkoi të anketuarve të zgjidhnin “më të rrezikshmit” midis Trump, Kim dhe Putin. Gati gjysma, 48%, thanë se Trump paraqet kërcënimin më të madh për paqen.
Ndërsa një tjetër sondazh nga një tjetër Institut tregoi se gjermanët i besuan Presidentit Francez Emmanuel Macron (57%) më shumë sesa Kancelarja Angela Merkel (53%).