Hashim Thaçi mesazh Kuvendit të ri të Kosovës: Lerini anash interesat politike dhe punoni për krijimin e institucioneve

26 Dhjetor 2019, 17:47Rajoni TEMA

Presidenti Hashim Thaçi ka uruar në facebook deputetët e Legjislaturës së Shtatë për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Thaçi ka thënë se, Kosova ka shumë sfida përpara dhe deputetët e ardhëm duhet t’i lënë anash interesat politike dhe të punojnë për krijimin sa më të shpejtë të institucioneve.

“Republika e Kosovës ka sfida të shumta përpara, që kërkojnë nivel të lartë të përgjegjësisë për t’i tejkaluar, prandaj të gjithë të zgjedhurit e popullit duhet t’i lënë anash interesat politike dhe të punojnë për krijimin sa më të shpejtë të institucioneve të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Thaçi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje