Zgjidhet Kryetar i Kuvendit të Kosovës: Deputeti i dytë më i votuar i Vetëvendosjes

26 Dhjetor 2019, 16:31Rajoni TEMA

Deputeti i dytë më i votuar i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Kosovës.

Konjufca u zgjodh kryeparlamentar me 75 vota për, 27 kundër dhe një abstenim

Propozimin e Konjufcës për kryetar të Kuvendit të Kosovës e bëri lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, deputeti Albin Kurti.

“Propozimi ynë për kryetar të Kuvendit të Kosovës është deputeti ynë, Glauk Konjufca”, ka thënë Kurti.

Zgjedhja e Konjufcës për kryetar të Kuvendit është votuar edhe nga deputetët e LDK-së.

Glauk Konjufca, kryetari i ri i Kuvendit të Kosovës falenderoi deputetët për votën dhe besimin e dhënë. Ai falenderoi gjithashtu qytetarët e Kosovës pë besimin e dhënë.

1 komente në “Zgjidhet Kryetar i Kuvendit të Kosovës: Deputeti i dytë më i votuar i Vetëvendosjes”

  1. iku kjo race per lesh says:

    a kuptoni ju te tille emer e mbiemer

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje