Isa Mustafa publikon ofertën e fundit për Albin Kurtin: Nëse nuk pranojnë kushtet e LDK, heqim dorë nga të gjitha pozitat

26 Dhjetor 2019, 13:18Rajoni TEMA

Ka përfunduar mbledhja e e kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës. Mënjëherë  kryetari Isa Mustafa ka dalë një deklaratë për mediat, ku ka pohuar se kanë rënë dakord me Lëvizjen VetëVendosja, që ndarja e qeverisë të bëhet proporcionalisht.

Sipas Mustafës, pesë ministri për LDK, kryeministri për VV dhe një zëvendëskryeministër t’i takojë LVV.

Ai ka theksuar se nëse nuk janë të pajtimit që të pranojnë kushtet e Lidhjes Demokratike, ata do të votojnë propozimet e tyre për të përmbyllur seancën konstituive.

“LDK është dakorduar që qeveria të ndahet proporcionalisht, pesë ministri për LDK dhe për VV si partnerë kryesorë qeverisës kryeministri dhe një zëvendëskryeministër ti takojë LVV dhe ne asnjë rast nuk e kemi shtruar çështjet. Ndërkaq zëvendëskryeministri i parë dhe kryetari i kuvendit t’i takojë LDK-së.

LDK propozon kandidatin për president i cili plotëson të gjitha kushtet dhe kriteret kushtetuese dhe ne besim pas asaj se pas zgjedhjes së presidentit që do të përkrahet nga VV asaj ti ipet ose LVV të merr një ministri nga LDK dhe me këtë proporcioni në ministri të mbetet 6 me 4.

Ne kemi llogaritur se në të gjitha këto variante LVV do të ketë më shumë pozita sepse tani do të ketë 7 pozita qeveritare, dhe dy nënkryetarë të kuvendit, ndërkaq, më vonë kur do ta bënimin zëvendësimin me president, ne do të mbesim me 7 pozita ndërkaq LVV do të ketë 10 pozita përfshirë ministrinë që do të bartet.

Nëse LVV nuk është gati për këtë marrëveshje dhe e sheh LDK si pengesë atëherë unë po deklaroj sot se LDK është e gatshme që të heq dorë nga të gjitha pozitat duke ia lënë këto LVV pra LDK shpreh gatishmërinë që të votojë me çdo kusht 28 deputetë, shprehim gatishmërinë që të votojmë kryetarin e kuvendit, pa LDK-në, nëse ata nuk janë të gatshëm, ne jemi shumë të interesuar që çështja e qeverisë dhe çështja e institucioneve të zgjidhe”, tha Mustafa.

4 komente në “Isa Mustafa publikon ofertën e fundit për Albin Kurtin: Nëse nuk pranojnë kushtet e LDK, heqim dorë nga të gjitha pozitat”

  1. Piro says:

    Hale burre ky ISA shtrembaluqi! Vetem per karike diskutojne e zihen. Na jepni kaq ministri, pastaj dhe presidentin. Dhe nuk thone asnje fjale per programet, sepse nuk ju interesojne. Mjer Kosova! Qeveriset nga politikane kerma, qe u ka Ikur koha.

    1. Meritoni says:

      ju nuk mundeni te kuptoni kete!
      kjo eshte matematike e rende per ju.30 vite kaluan dhe e nde nuk munde te beni zgjedheje fer dhe demokratike.ky eshte lux i madhe per ju.
      eshte normale shtyrja per 1 ministri me teper,sepse edhe per kete jane mbajtur zgjedhejet.
      ORA 19 JANE MBYLLE QENDRAT E VOTIMIT,NE ORA 21 ESHTE PRANU REZULTATI NGA PARTIT NE PUSHTET.
      EDI,E RENDE ESHTE KJO PER JU!

      JU,VESHTIR MESONI,SHPEJTE HARRONI.

  2. Apo jo? says:

    Keta qe e duan shume Kosoven (dhe kane fryme te merren me kryeministrin e Shqiperise) kane 81 dite qe e kane lene vendin pa qeveri.
    Ma jep ta jap, pazar ne kurriz te nje populli qe dhe kur ka qeveri e ka te veshtire te perfaqesohet.

  3. ## says:

    Nuk thuhet ” nese nuk pranon kushtet”, por “nese nuk pranon bashkepunimin”, se duket sikur vendosni gjoba.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje