FOTOT nga festa e "Gjelit të detit" në qytetin e Fierit

27 Dhjetor 2019, 14:18Sociale TEMA
FOTOT nga festa e "Gjelit të detit" në qytetin e Fierit

Promovimi i produkteve të fermerëve të Cakranit ishte në fokus të festës së “Gjelit të detit”, një organizim i përvitshëm i bashkisë së Fierit, në prag të festave të fundvitit.

Festa e “Gjelit të detit” vjen si ndërthurje e elementëve tradicionalë të zonës së Cakranit, të folklorit, të prodhimeve vendase, trashëgimisë kulturore dhe natyrore.

Festa ka si qëllim kryesor promovimin e prodhimit vendas, traditës, folklorit, trashëgimisë, shndërrimin e tyre në asete promovuese të zonës dhe nxitëse të agroturizmit.

Cakrani në Fier është një krahinë që shquhet për rritjen e këtij shpendi tradicional që zbukuron tavolinat e darkës së ndërrimit të viteve.

Aktiviteti u konceptua si një panair gjithpërfshirës me prezantime të produkteve bujqësore, blegtorale, produkte të pemtarisë të zonës, bletarisë dhe të prodhimeve të artizanatit.

Po ashtu, nuk munguan as prezantimet e gatimeve tradicionale të zonës së Cakranit nga nxënësit e shkollave të mesme si dhe të amvisave të kësaj zone, si dhe panairi i etnografisë për veshjet tradicionale apo punën e dorës.

Aktiviteti u shoqërua me koncerte me këngë e valle tradicionale burimore nga grupi i Cakranit, si edhe nga nxënësit e shkollave.

“Festa e Gjelit të Detit” në Cakran, synon t’i bëjë jehonë traditës, kulturës, trashgimisë, pasurive kulturore dhe historike të zonës.

1 komente në “FOTOT nga festa e “Gjelit të detit” në qytetin e Fierit”

  1. Zorro says:

    Qe behet festa e gjelit te detit do te thote se ne Mallakaster qeveria e ka shpallur ate dite si feste zyrtare,pushim,ndryshe nuk shkon dot njeri ne feste!
    Dhe po te numerosh te gjitha festat e gjelit te detit neper rrethe,i bie 61 dite pushimi,me pas festa e pulave te detit,festa e domatevempatateve,kastravecit,bostanit,preshit,kungullit etj,etj i bie qe shqiptaret nuk punojne asnje dite ne vit vecse bejne festa perimesh e frutash si asnje popull ne bote!
    A nuk ishte keshtu edhe ne kohen e piramidave qe njerezit rrinin tere diten ne klube dhe numeronin leket e futura tek Sudja,Rrapushi e Populli,kur e kishin kestin e pare,te dytin e me radhe?
    Dhe kete Berisha e quante mireqenie te shqiptareve qe ua kishte garantuar qeveria e tij!
    Tepke sic ben sot Rama dhe Veliaj!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje