Kur Paskal Milo gjendet në anën e gabuar të gazetarisë

27 Dhjetor 2019, 18:01Sociale TEMA

Prania e Paskal Milos në Open-in e së enjtes me temë negociatat mes VV dhe LDK në ndarjen e pushtetit të ri në Kosovë, i ngjante një të papriture të minutave të fundit, ku një i ftuar njofton mosardhjen dhe, gjendet si zgjidhje e shpejtë, atypëraty, një emër tjetër, edhe pse pa lidhje me temën, por që ca rrethnana e bëjnë lehtësisht të mundshëm.

Paskal Milo, si staturë kryesore publike ka atë të historianit. Politikisht, me ca përjashtime, ai mbeti periferik, pa peshë në zhvillime. Thënë ndryshe, historia e tij personale politike nuk ka lënë asnjë shenjë, veç asaj të të qënit ministër i Jashtëm në një prej qeverive të Nanos (kur ishte pjesë e PSD-së Gjinushit), e po atëherë (pas 97-ës), u zgjodh deputet në Dibër, duke qenë nga Bregu (Himara).

Ikja nga Gjinushi, duke themeluar Partinë Demokracia Sociale, nga Social Demokrate ku qe (e bukur kjo!), as nuk i shtoi e as nuk i dha gjë në politikë. Ai sot, politikisht, është një histori e mbaruar (edhe pse nuk ishte kurrë histori).

Por ndërkohë, as në analiza politike, nuk është se thotë diçka mbresëlënëse, nuk është se posedon ndonjë dhunti tërheqëse. Kështu që është e vështirë, në mos e pamundur, të gjesh një përligjje të pranisë së Milos në emisione me tema politike, siç ndodh rëndom te Open-i i Eni Vasilit.

As në rastin e fundit, nuk ekzistonte asnjë përligjje e tillë që Paskal Milo të përzgjidhet për një çështje dite të politikës kosovare, pa lidhje me historinë (meqë është historian), pa lidhje me diplomacinë (meqë ka qenë ministër i Jashtëm), por pa dhe ndonjë lidhje specifike me Kosovën.

Por nuk është vetëm kjo. Paskal Milo po drejton kohët e fundit një cikël emisionesh në RTSH me titullin “Në anën e duhur të historisë”. Pra, si historian, ai përzgjedh e moderon tema historike me të ftuar. Ok deri këtu.

Por kur vjen puna te titulli i emisionit, ai është ulëritës. Ai ngjan si definicion që shprehet si kredo e faktit se Shqipëria ka qenë gjithnjë në anën e duhur e historisë, një patetizëm i palejuar për shkencat historike.

E huazuar nga pozicioni i Shqipërisë në Luftën e Dytë, gjë që mëshohet fort nga e majta, Paskal Milo, si përfaqësues adekuat i ish-historiografisë komuniste, e pas rrëzimit të regjimit mbajtur fort në linjën e majtë të shpjegimit të së djeshmes, promovues i tezës “në anën e duhur të historisë”, në emisionin e tij, patetikisht, tenton ta shtrijë këtë në të gjithë etapat historike.

Eshtë tipike e së majtës kjo, ku e jep definicionin para rezultateve të studimeve.

Si në rastin kur librat e dispensat e historisë nën komunizëm, nisnin me citatin “Shqiptarët e kanë çarë rrugën e historisë me shpatë në dorë!”. Mos u çudisni që kjo metodike vijon dhe sot. Paskal Milo e vërteton këtë. Pas tij vjen një emër i ri në historiografi, por produkt i shkollës së Milos. Quhet Marenglen Kasmi.

I ftuar dy net më parë në Real Story të Sokol Ballës, pyetjes së këtij të fundit se përse Shqipëria u rendit me Aleatët në Luftën e Dytë Botërore, Kasmi e arsyetoi me “shpirtin liridashës të shqiptarëve” thellë në histori, e për këtë iu referuar rezistencës anti-osmane!!!

Pyetja për Milon e Kasmin: po komunizmi ynë, ana e duhur e historisë qe! Dhe, a e shprehte ai shpirtin liridashës të shqiptarit?(Tesheshi)

31 komente në “Kur Paskal Milo gjendet në anën e gabuar të gazetarisë”

  1. Zagora says:

    Paskal Milo flet per L2B,pra per Luften Antifashiste te popullit shqiptar qe solli clirimin e Shqiperise me 29 nentor 1944,”Te sheshi” i shtron pyetjen historianeve Milo e Kasmi se cfare bene pas lufte?
    Vetem nje idiot i lindur ose i goditur ne tru mund ta shtroje kaq djallezisht kete pyetje!
    Une te flas per diellin,ndersa ti me pergjigjesh per henen!
    Behet fjale per LUFTEN CLIRIMTARE,o kelyshe te ballit,se po te qe ndryshe,atehere po ju pyes une juve:
    -Po pas 90-tes ne cilen ane e rreshtuat ju Shqiperine:
    -Ne anen e demokracise se vertete apo ne mesjeten feudale sic eshte ne fakt!?

    1. zaqeni says:

      Zagora, qenke race e ndyre !

      1. Zagora says:

        E pranon edhe vete se je nje ze QENI,o kelysh ballisti!
        Nuk presim nga ju plehrat ballisto-zogiste te vleresoni Luften Antifashiste,se kjo pune mund te vuloset nje here e mire vetem ne se vjen ndonje situate e perafert si ajo e L2B kur baballaret tane munden me lufte qelbesirat tuaja ,qe edhe ne femijet e nipat e tyre.t’i lajme nje here e pergjithmone hesapet me ju kalbesirat e popullit!
        Sa me shume te llapni,aq me shume mbushni fletet me emrat tuaj,qe neser t’u veme noten me boje te kuqe ne balle!
        Mos harroni se ne jemi shume here me te shumte ne numer,me trima dhe me te zgjuar nga ju plehra,se juve ju shtypem neper burgje e internime dhe trurin e keni me tallash e gjakun me helm!
        Dhe vazhdoni te hani vetem…mut si ushqimin baze!

    2. Wth says:

      Cfare kane dashe me thane ne kete shkrim..?
      Nuk ka asnje argument. Asgje, pervec se nuk i pelqen Paskal Milo. Shume gjate dhe zero mendim.
      Shume bukur qe jeni kunder por nxirrni dokumenta si zoti Kasmi dhe tregoni historine tuaj qe tju besojne. Historia behet me dokumenta.
      Nese nuk keni , nuk gjeni , nderoni Z.Milo dhe Z.Kasmi.

      1. Arben says:

        Meqe kerkon fakte. Pyete zotin milo sa gjermane, sa italiane dhe sa partizane jane vrare gjate kohes se luftes. Kur t’i kesh keto shifra bej analizen dhe shih aftesite mendore te paskalit. Shume pak mendje duhet per te pare qe paskali eshte i rrjedhur.

    3. Shinjestra says:

      Po ç’fare te keqe ka kur thua se Populli shqipetar e ka çare historine e tij me shpate ne dore.Kjo eshte e vertete dhe nuk ke pse e kundershton.T’a kundershtosh kete do te thot qe je idiot.Tjetra-Edhe shpirit liridashes eshte fakt se populli shqipetar e ka patur dhe e ka.Ku eshte e keqja ketu? Po ju maskarenjet e ballit dhe ballista te qelbur te poshter kini qene dhe te poshter jini.

      1. Bureto says:

        Ka të keqe @Shinjestra, ka! Sepse historia nuk bëhet me slogane letrare apo poetike, por me dokumente që e provojnë në mënyrë të pakundërshtueshme atë. Hiq periudhën e luftrave mbrojtëse të ilirëve ndaj evazionit romak në shek. parë dhe luftës 25 vjeçare të Skënderbeut kundër turqve në mesjetë, ku ka shkëlqyer ‘shpata’ e popullit që ka çarrë rrugën e historisë 2000 vjeçare të tij? Ajo 500 vjet nën pushtimin otoman apo ajo e pushtimit 45 vjeçar komunist? Disa episode çetash aty këtu nuk janë populli. Këtu nuk është fjala për t’i mohuar ato, por glorifikimi i historisë për qëllime ideologjike dhe politike është i dëmshëm për edukimin patriotik të brezave që do vijnë. Sepse patetizmi dhe glorifikimi, sidomos nga historiografia e shkruar nga historianë të majtë nuk frymëzon, sepse ajo më shumë se histori i ka shërbyer ideologjisë që ata përfaqësojnë. Të paktën kështu është shfaqur ajo në historinë e shkruar të vendit, sidomos pas ardhjes në fuqi të komunistlve në nëntor 1944, reminishencat e së cilës shfaqen ende nga përfaqësuesit më në zë të saj.

  2. sali says:

    Njerez te cilet ju futen politikes per te rembyer nanje post e perfituar prej ti ka shperfytyruar shume figura e nje nder ta Paskali.Mos marja e nanje llokme nga Rama e beri ate qe te dale opozitar

  3. Zerina says:

    E keni gabim. Si minister i jashtem ai eshte krijuesi i diplomacise turistike. Me parate e nje vendi te varfer ai fluturonte nga avioni ne avion deri ne Honolulu e gjetiu per takime qe nuk i hynin ne pune as dreqit e jo me shqiptarve. Shembull i turpshem i burokratitt medioker qe perfiton nga posti qe i dhane pa e merituar, ne nje kohe te turbullt.

  4. LULJA says:

    KY KA KOHE QE KA RRESHQITUR KY ESHTE BERE SI N.CEKA

  5. Flutura says:

    Per ty qe ben pytetjen ne fund te shkrimit tend – po te mos ishte ai komunizem, me te mirat e te metat e veta, jo takemi juaj, por mbi 90% e shqiptareve do te vazhdonin si cobenj e neper shpella, pa arsim. Zgjodhi ate rruge dhe pra, kemi dicka te trasheguar nga ajo kohe, sot nuk kemi me cfare te krenohemi si a shqiptare ne keto 30 vjet qe Jane vetem per ju e racen tuaj.

  6. Wth says:

    Cfare kane dashe me thane ne kete shkrim..?
    Nuk ka asnje argument. Asgje, pervec se nuk i pelqen Paskal Milo. Shume gjate dhe zero mendim.
    Shume bukur qe jeni kunder por nxirrni dokumenta si zoti Kasmi dhe tregoni historine tuaj qe tju besojne. Historia behet me dokumenta.
    Nese nuk keni , nuk gjeni , nderoni Z.Milo dhe Z.Kasmi.

  7. durrsaku says:

    Shkrim koti!
    Para se të jete historian, diplomat, politikan, në fillimet në veta Paskal Milo ka qenë gazetar për ceshtje nderkombetare, zoti artikull-shkronjes. Nuk ju pëlqen Milo, eshte zgjedhja juaj, por jo te shpifni dhe te shkruani marrezira.
    Si historian per Kohen e Re, Milo ka afinitet me ngjarjet aktuale, ketu, ne Kosove dhe me gjere.
    Gjermania e ka dekoruar per studimet lidhur me marredheniet e Tiranes me Berlinin gjate Luftes se Ftohte. Ky studim eshte edhe histori, edhe diplomaci, edhe publicistike / gazetari.
    Milo ka botuar shumë libra historike-publicistike.
    Si politikan ka defektet e tij. Por nuk mund te hidhet poshte me shperfillje. Ka ndikim ne opinionin publik me prononcimet.
    Zoti shkronjes i hartimit, më shume respekt per njerezit qe portretizoni. Lexoni me shume, fitoni kulture, se, ne fund te fundit, dhe, duke jetuar ne Tirane, me mentalitet mund te jeni provincial rural.

    1. pjeter says:

      Shkrim koti me plot kuptimin e fjales, pale qe te lemerisin keta qe mundohen te fusin ne mes fjale, qe ju duken si te medha, si perfaqesuese te dijes se tyre.Adeguat, late nam me kotesira.

  8. katarakti says:

    Nje shkrim komplet i njeanshem dhe tendencioz. Paskal Milo, mund te konsiderohet pa frike si historian, diplomat apo opinionist. Eshte nje intelektual i pergatitur. Tjeter pune qe ndonje bir ballisti apo kolaboracionisti nuk eshte dakort me opinionet e tij.

  9. Peza says:

    Kurre nuk ka per te patur sukses tentativa djallezore per te bashkuar ne nje vleresim Luften Antifashiste Nacional Clirimtare me ndertimin e socializmit ne Shqiperi!
    LANC-i eshte periudha me e lavdishme ne tere historine e popullit shqiptar,ku populli yne,nen udheheqjen e PKSH organizoi ushtrine Nacional Clirimtare dhe e futi vendin ne koalicionin boteror fitues Anglo-Sovjeto-Amerikan!
    Ishte hera e pare qe Shqiperia u be pjese e nje koalicioni fitues boteror,aq me teper ne Luften me te Pergjakeshme boterore ne te gjithe historine mijra vjecare te njerezimit!
    Shtabi i Pergjithshem i UNCL siguroi mbeshtetjen e 2 Fuqive te Medha si SHBA dhe Britania e mMadhe qe derguan prane tij perfaqesues ne rang gjenerali,duke ndihmuar me armatime,aoaratura nderlidhje,veshmbathje,florinj,ilace per spitalet partizane,mjekime ne Itali per te plagosurit rende e deri tek mbeshtetja me aviacionin luftarak qe goditi autokolonen gjermane qe vinte nga qaf Krraba per te mbeshtetur forcat gjermane e ishin te rrethuar ne Tirane!
    Jo me kot keta kellira ballisto-zogiste i meshojne me fort gjoja se LANC-in e paskan drejtuar 2 jugosllavet Mugosha e Popovici,qe jo vetem nuk dhane asgje ,por perkundrazi sabotuan sa te mundnin drejtimin e LANC-it,por nuk u eci!
    Ne fund te fundit lavdine e LANC-it nuk mund ta baltosin ata qe ishin bashkepuntore me pushtuesit,qe ne radhe te pare iu takon te mbrojne veten nga tradhetia qe i ka njollosur per jete!
    Luften Antifashiste kurre nuk do ta njollosni,o kelyshe antishqiptare,se e tere bota e di te verteten e saj te ndritur!
    PARTIZANET E CLIRUAN SHQIPERINE,ndersa ballisto-zogistet ishin bashkepuntore me pushtuesit naziste!
    Ulni koken dhe heshtni,ndryshe me keq do jete per ju!
    Tradhetine tuaj e perbuz shumica e popullit shqiptar ndaj nuk keni ku shkoni vecse te dorezoheni sic bene baballaret tuaj!

  10. Peza says:

    Kurre nuk ka per te patur sukses tentativa djallezore per te bashkuar ne nje vleresim Luften Antifashiste Nacional Clirimtare me ndertimin e socializmit ne Shqiperi!
    LANC-i eshte periudha me e lavdishme ne tere historine e popullit shqiptar,ku populli yne,nen udheheqjen e PKSH organizoi ushtrine Nacional Clirimtare dhe e futi vendin ne koalicionin boteror fitues Anglo-Sovjeto-Amerikan!
    Ishte hera e pare qe Shqiperia u be pjese e nje koalicioni fitues boteror,aq me teper ne Luften me te Pergjakeshme boterore ne te gjithe historine mijra vjecare te njerezimit!
    Shtabi i Pergjithshem i UNCL siguroi mbeshtetjen e 2 Fuqive te Medha si SHBA dhe Britania e mMadhe qe derguan prane tij perfaqesues ne rang gjenerali,duke ndihmuar me armatime,aparatura nderlidhje,veshmbathje,florinj,ilace per spitalet partizane,mjekime ne Itali per te plagosurit rende e deri tek mbeshtetja me aviacionin luftarak qe goditi autokolonen gjermane qe vinte nga qaf Krraba per te mbeshtetur forcat gjermane e ishin te rrethuar ne Tirane!
    Jo me kot keta kellira ballisto-zogiste i meshojne me fort gjoja se LANC-in e paskan drejtuar 2 jugosllavet Mugosha e Popovici,qe jo vetem nuk dhane asgje ,por perkundrazi sabotuan sa te mundnin drejtimin e LANC-it,por nuk u eci!
    Ne fund te fundit lavdine e LANC-it nuk mund ta baltosin ata qe ishin bashkepuntore me pushtuesit,qe ne radhe te pare iu takon te mbrojne veten nga tradhetia qe i ka njollosur per jete!
    Luften Antifashiste kurre nuk do ta njollosni,o kelyshe antishqiptare,se e tere bota e di te verteten e saj te ndritur!
    PARTIZANET E CLIRUAN SHQIPERINE,ndersa ballisto-zogistet ishin bashkepuntore me pushtuesit naziste!
    Ulni koken dhe heshtni,ndryshe me keq do jete per ju!
    Tradhetine tuaj e perbuz shumica e popullit shqiptar ndaj nuk keni ku shkoni vecse te dorezoheni sic bene baballaret tuaj!

  11. Noli says:

    Historiami Milo qarte e sakte ka treguar luften e dyte boterore.
    Kush nga ish ballistet ka fakte e argumenta per ta kundershtuar.
    Aktiviteti politik i tije jane tjetr gje e ka diskutime per cilesine e tij si politikan.

  12. timo says:

    Thoni të paktën që Shqipëria edhe pas 30 vjetësh ndriçohet nga hidrocentralet e komunizmit.

  13. Illi says:

    Duket si nje shkrim nga “zarat e bulevardit perkatesisht sheshit”. Prof. Milo eshte nje historian dhe intelektual i pjekur e serioz, nga te rrallet sot (perjashto ate pasuesin e tufes, qe i do pulat tufa-tufa).
    Psh. do te mjaftonte vetem qenia e tij MJ ne periudhen e konferences se Rambujese, per te kuptuar njohuirite i tij te thella per problematikat e Kosoves.

  14. Labi says:

    Dy raste ku kam pasur rastin te shikoj dy politikane zzhqiptare,i pari Berisha ne Bruxel kur nje Kosovar ne nje talim e pyeti se pse nuk ja kish dhene Sazanin Amerikaneve,e dyta kur Sali Lusha me banden e tij ne nje hotel te Bruxelit priste te rrihte Fatos Nanon,po ja qe e hengri Paskal Milo,dihet se kush eshte S Lusha.

  15. Rromes says:

    Artikull i goditur.Po ikni o budallenj amerika ishte vend demokratik dhe u ben bashk me rusin kndra nazi -fashistave -e ballista e.

  16. DinPak says:

    Kush eshte ky/kjo qe ka shkruar kete artikull dhe si ka mundesi te botohet ne nje gazete pa emrin e autorit? Aq me teper kur eshte nje sulm I hapur personal qe nuk i jep mundesine te sulmuarit t’i pergjigjet sulmuesit haptazi. Turp per Temen si gazete! Po kjo eshte alfa per nje gazetarie te ndershme.

  17. Ish diplomat says:

    Profesor Paskal Milo eshte i percaktuar ne anen e sakte te historise.
    Eshte nje kollos i historiografise shqiptare. Eshte nje nder njohesit me te thelle te te gjith dokumentacionit serioz shqiptar dhe te kancelarive perendimore dhe te vendeve te tjera. Njohes i afte i disa gjuhev. Njeri serioz, teper i afte dhe i vleresuar nga kancelarite perendimore si nje nder njohesit me te mire te dipllomacive te vendeve te perendimit e te lindjes dhe me kontribute te vecanta e te ndershme ne procesin e integrimit euroatlantik te Shqiperise.
    Eshte njeri i ndershem dhe qe nuk ben kompromise ne asnje fushe te veprimtarse se tij intelektuale e diplomatike.
    Asnje politikan, asnje nuk ka botuar libra dhe studime te ndryshme sa paskal Milo.
    Punimet shkencore te Profesor Paskalit, kane vend te nderuar ne fondin e puneve te mira te Inteligjences se Nderuar Shqiptare.
    Kete vleresim do beja edhe per Prof. Kasmin, i cili do zere vend te nderuar si historian ashtu si Profesor Milo.
    Nuk e dij se pse u desh ky shkrim kunder te nderuarit Prof Paskalit.

  18. Daj Sami says:

    Ore,ju kelushet e te ashtuquajtres organizate nacionaliste,a e keni pytyr ndonje here veten se cfare bene baballaret dhe gjyshrit tuaj per kete vend,aishin parardhesit tuaj qe u shkerdhyen me cdo lloj pushtusi,a ishin parardhesit tuaj ata qe nuk hodhen nje pushke per clirimin e vendi,a ishi ata qe e lane kete popull 90% analfabet,a ishin njerzit tuaj bashkepuntor te sigurimit te shtetit,ju qe jeni kaq te shumte ne numer,pas 90-tes,pse nuk krijuat nje formacin politik per te drejtuar vendin,po ju perdoren ish komunistat dhe lidhjet e tyre si bedela,cfare vlere keni ju ne kete vend,cfare do beni para ardhsit tuaj po te vinin ne pushtet mbas 44-res,Prandaj ju skeni as histori te shkuar,as te tashme dhe as te ardhme.Bani hyzmetin asaj qe ju dhane,mbasi ju perdoren,se ju vetem ate dini te bani

  19. Agimi says:

    Mero ose pergenjeshtroje shkrimin ose duhet te perballesh ne gjykate per shpifje te ulta dhe te ndyra.Ata qe botojne me pseudonime “te sheshi” kane per te ngelur, nuk kane te ardhme ne shoqeri perveçse e ndotin here pas here.Paska te drejte Rama per seren tuaj te shpifarakeve, nuk mjafton gjoba, duhet edhe burgu.

  20. linza says:

    Ky ndyresira qe ka shkruar artikullin, nuk ka as emer, duhet te jete ndonje kelysh ballisti qe vidhte qymezet e pulave gjate L2B, ndersa partizanet derdhnin gjak ne luften çlirimtare.

  21. Olsi says:

    Paskali fatkeqesisht si 99% e intelektualeve shqiptare eshte thjeshte nje sahanlepires qe synon kocken e perjeteshme.
    Kjo lloj rrace nuk e njeh dialektiken me lindje dhe perendim te produktivitetit njerezor por orientohet drejt te qenurik nje zvarranik i perjetshem.
    Fatkeqesi per vendin tone te mrekullueshem qe popullohet nga qenie inferiore dhe materialiste.
    V.F.L.P

  22. idealisti nè mèrgim says:

    Njè shkrim idiotesk dhe anonim, qè mbyllet me njè pyetje prej injoranti klasik politiko shoqèrorè. Socializmi ishte pèr shqipètarèt nè shumicè, si njè banjè e ngrohtè nè njè kasolle tè rènuar mesjetare. Ishte si njè çaj i ngrohtè nè njè filxhan tè zbukuruar. Ishte si njè dritare e hapur qè tè sjell brènda ajrin e lirisè, tingujt e gjuhès dhe muzikès amtare. Emblemèn e shoqèrisè, familjen dhe dashurinè e pastèrt. Shoqèrinè e vèrtetè dhe èndèrat e pafund. Besimi tek shoku dhe mbi tè gjitha tek shpatullat e tua. Asnjè popull nè europè nuk ka qènè vetvetja mè shumè se shqipètarèt edhe pèrse kaq popull i vogèl.

  23. Kritiku says:

    Shkrimi nuk ka asnje kuptim.Kujt nuk i pelqen emisjoni tij te kaloj ne nje kanal tjeter. Fyerjet nuk jae gazetari.Gazeta Tema duhet te distancohet nga te tille shkrime.

  24. pjeter says:

    Shkrim koti me plot kuptimin e fjales, pale qe te lemerisin keta qe mundohen te fusin ne mes fjale, qe ju duken si te medha, si perfaqesuese te dijes se tyre.Adekuat, late nam me kotesira.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje