Nderohen nënoficerët më të mirë të vitit, Xhaçka: Vlerësojmë përkushtimin sidomos gjatë emergjencave civile

27 Dhjetor 2019, 14:36Kronika TEMA
Nderohen nënoficerët më të mirë të vitit,

Ministria e Mbrojtjes nderoi sot nënoficerët më të mirë të vitit në një ceremoni të veçantë që vjen si traditë e këtij dikasteri në festat e fundvitit.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka u shpreh sot se se “viti 2019 ishte një vit i spikatur për të gjithë ushtarët, nënoficerët dhe oficerët e Forcave të Armatosura”.

“Për të respektuar traditën, përzgjodhëm nënoficerët më të mirë të vitit. 

Angazhimi dhe përkushtimi i çdo nënoficeri, sidomos gjatë emergjencave civile, na e bëri më të vështirë përzgjedhjen, por pas një procesi transparent, konkurrimi dhe vlerësimi, jam e bindur se kemi zgjedhur më të mirët”, tha Xhaçka.

Ministria e Mbrojtjes nderoi rreshter Egnat Kulli, Forca Tokësore; nëntetar Ardian Seitaj, Komanda Mbështetëse; rreshter Julian Shaban, Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes.

“Suksese gjithë vajzave, grave, djemve e burrave në uniformë”, tha Xhaçka.

1 komente në “Nderohen nënoficerët më të mirë të vitit, Xhaçka: Vlerësojmë përkushtimin sidomos gjatë emergjencave civile”

  1. tarasi says:

    Po per kaperr Joro mustaqemutin mbetet ndonje medalje ?? Dhe aj ka merita , nga nje kapterr shkoi ne president , te tilla pelivanlleqe vetem ne albanistan ndidhin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje