Arben Kraja kërkon përforcime në SPAK: Të komandohen Prençi dhe Mara

26 Dhjetor 2019, 12:27Kronika TEMA

Pas konstituimit të Prokurorisë së Posaçme, SPAK, vjen edhe kërkesa e parë e kryeprokurorit Arben Kraja.

Sipas gazetës “Si”  Arben Kraja ka dorëzuar pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë një shkresë përmes së cilës kërkon përforcime për Prokurorinë Anti-korrupsion.

Kryeprokurori Kraja iu kerkon anëtarëve të KLP-së që të komandojnë si prokurorë të posaçëm të SPAK, Dritan Prençin dhe Vladimir Marën, të cilët janë konfirmuar në detyrë gjatë procesit të Vetting-ut.

Por, dy prokurorët Mara dhe Prençi nuk u listuan gjatë garës për në SPAK si prokurorë të posaçëm, pasi nuk morën pikët e duhura. Nga ana tjetër, Prokuroria e Posaçme, SPAK, ka tetë prokurorë, përfshi edhe kryeprokurorin Kraja.

Me sa thuhet jozyrtarisht, shkak për këtë kërkesë drejt KLP-së duhet të jetë bërë edhe volumi i dosjeve që dy ish-prokurorët e Krimeve të Rënda kanë nën proces hetimor dhe në rast se ato kalojnë te prokurorë të tjerë të SPAK, do të duhej kohë e konsiderueshme derisa prokurorët e rinj të njihen me aktet dhe fashikujt.

Kjo kërkesë nuk është futur ende në rendin e ditës të Këshillit të Lartë të Prokurorisë që në orën 12.00 ka njoftuar mbledhjen e radhës. Në agjendën e mbledhjes, me sa duket, e fundit për 2019 janë përfshirë 13 pika. Mes tyre miratim të projekt-akteve për caktimin e përkohshëm të drejtuesit të Prokurorisë Kukës, Elbasan, Fier, Lushnjë, si edhe caktime të tjera prokurorësh në Durrës dhe Pukë.

Sikurse mësohet jozyrtarisht, kjo kërkesë e kryeprokurorit Kraja do të merret në shqyrtim në fillim të vitit 2020, ndërkohë që nëse KLP miraton “lutjen” e kryeprokurorit të posaçëm, atëherë numri i prokurorëve anti-korrupsion shkon në dhjetë.

Megjithatë, pavarësisht kësaj përpjekjeje për të deleguar prokurorë të posaçëm për çështje konkrete, sërish SPAK mbetet ende i paplotësuar, pasi vetë KLP ka vendosur si kufi përbërjen e prokurorisë anti-korrupsion me një trupë prokurorësh prej 15 vetash. Nga ana tjetër, sfida e parë e SPAK nuk do të jetë aspak hetimi sesa krijimi i Byrosë Kombëtare të Hetimit, për të cilin duhen sërish muaj.

5 komente në “Arben Kraja kërkon përforcime në SPAK: Të komandohen Prençi dhe Mara”

  1. Artur says:

    Ky kerkon si perforcime dy prokurore qe KLP i ka ngel me pare se nuk plotesonin kriteret. Ca kuptimi ka kjo?! Kesaj i thone te ngelesh ne provim e ta kalosh klasen me mik!

    1. Prenc dhe Mara = Sali, Jo ne SPAK says:

      Po the Prenc dhe Mara ke thene Sali! Jashte Prencet dhe Marat nga SPAK! I ka sjelle Berisha ne drejtesi dhe nuk ka drejtesi me ta.

      1. LORA says:

        Ne nje bindje me komentin tuaj.

  2. H says:

    E kane kaluar vetingun te 2

  3. BE'25 says:

    Te plotesohen me veglat e Rucit e Bashes, se Meta e Rama aty i ka…

    ?
    KUSH i mban mend, teatrin per femije me kukulla…

    ?
    ec perpara, arnaute..do bahet nja dite Shqypnia, kur tvdes Sali Ramia…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje