Pranga vlonjatit: Kishte hapur profil fals në Facebook për të degjeneruar ish të fejuarën

26 Dhjetor 2019, 10:30Kronika TEMA

Ishte kthyer në makthin e ish-të fejuarës së tij dhe tentonte me çdo kusht që ti prishte imazhin dhe për këtë arsye, një i ri nga Vlora u denoncua në polici.

Gjatë kësaj të mërkure u bë arrestimi i 27-vjeçarit Sokol Kamberaj, banues në Vlorë.

Ndalimi i tij u bë pasi nga hetimet e kryera ka rezultuar Kamberaj, për motive të dobëta ka përndjekur ish-të fejuarën e tij dhe ka hapur adresa të rreme në rrjetet sociale, me qëllim prishjen e imazhit të saj.

Pikërisht për shkak të shqetësimeve të krijuara dhe problemeve të hapura, ku në adresat false synonte diskretitimin e imazhit të vajzës, e reja kërkoi ndihmën e policisë.

Kështu 27-vjeçari u arrestua nën akuzën e veprave penale “Përndjekja” dhe “Ndërhyrje pa të drejtë në jetën private”.

2 komente në “Pranga vlonjatit: Kishte hapur profil fals në Facebook për të degjeneruar ish të fejuarën”

  1. Shkorer says:

    Q…a m….en e kalbeni ne burg mutin

    1. Bravo Policia says:

      MOS bre, une kujtova se kishin vu ne pranga METEN/RAMEN/SALIUN PER KORRUPSION E TRADHETI…
      =
      ARNAUTE, SA U GZUAT PER KET FITORE TE PARTISE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje