“Kam dy vjet pa pirë”, ja si e bindi Aleksandër Gjoka trupin gjykues që ta linte të lirë

25 Dhjetor 2019, 14:16Kronika TEMA

“Kam dy vjet pa pirë”, kjo ishte deklarata e artistit Aleksandër Gjoka në sallën e gjyqit teksa zhvillohej seanca për masën e sigurisë.

Ai u arrestua më 23 nëntor duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, në masën 0.66 mg/l, ndërkohë që shtetasi konsiderohet në gjendje të dehur kur testi del mbi 0.5 mg/l.

Por duke theksuar disa herë se ky ishte një rast i veçuar, Gjoka ka kërkuar nga trupi gjykues ta linte në masë sigurie “detyrim paraqitje”, duke marrë parasysh edhe koncertet që ka të rezervuara me rastin e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri.

Mësohet se këngëtari shumë i dashur për publikun do të jetë sot në Korçë, ku do të performojë në një koncert përpara publikut vendas, por edhe turistëve të shumtë që zgjedhin qytetin juglindor për të kaluar festat.

Aleksandër Gjoka është lënë i lirë, por duhet të paraqitet të hënën e parë dhe të tretë të muajit.

4 komente në ““Kam dy vjet pa pirë”, ja si e bindi Aleksandër Gjoka trupin gjykues që ta linte të lirë”

  1. Nuk piva dje says:

    Te shkretin do e lene dy here ne myaj pa pire tani. Shqiperri rrumpalla.

  2. LULJA says:

    ALKOLI ESHTE I KEQ JO BETEM PER TJERET KUR JE I PIRE POR EDHE PER JU VETE .
    NESE DO KISHE SHTYPUR NJE FEMIJE NJE NENE NJE GRUA QE KISHTE LENE NE SHTEPI 4 FEMIJE CILA DO ISHTE PERGJIGJE E JUAJ ALEXANDER KUPTOHET JE DJALE I ZGJUAR ISHTE GABIME UROJE TE JETE E FUNDIT PER JU .

  3. DO PI PERSERI says:

    Ujku zakonin nuk e harron , tek blloku te blloku atje

  4. Zen says:

    Nuk i paska dale akoma pija…….ose gjykatesi ka qene me tape se ky.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje