U arrestua për drejtim mjeti në gjendje të dehur, lirohet Aleksandër Gjoka

24 Dhjetor 2019, 13:09Kronika TEMA

Gjykata e Tiranës ka dhënë sot vendimin duke liruar këngëtarin Aleksandër Gjoka, i cili u arrestua dje pasi u kap nga policia teksa drejtonte mjetin në gjendje të dehur.  

Mësohet se prokuroria kërkoi masën “detyrim paraqitje” për këngëtarin e rrokut.

Kujtojmë se Gjoka u arrestua dje rreth orës 00:15 në rrugën “Sotir Caci” duke drejtuar mjetin tip “Chevrolet”, në gjendje të dehur në masën 0.66 mg/l. (TemA)

 

1 komente në “U arrestua për drejtim mjeti në gjendje të dehur, lirohet Aleksandër Gjoka”

  1. Barabartë para Ligjit says:

    Nuk po e marr si referencë me inat dhe pse.
    Por për referencë një rast që e kam degjuar unë e kapën me 0.6% e mbajtën 72 orë brenda dhe i hoqën nje vit patentën.
    Pa kundrrshtuar aspak vetëm per pijen pa përsëritje .
    Keshtu është ligji I thanë.
    Po per këtë??
    E pra shqiptarët nuk janë të te barabartë perpara ligjit.!!
    Qe do të thotë që policia nuk mundej të ndalonte deri dje Shkëlzenin në të njëjtat rrethana dhe gjykata ta dënonte, dhe sot e njëjta gjë për Gregorin ..
    VIP-a dhe Rripa
    Ca të nënës dhe ca të njerkës..
    Gëzuar Krishtlindjet Aleksandër..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje