Kallëzimi i PD për Arta Markun, prokuroria pushon çështjen

27 Dhjetor 2019, 11:17Kronika TEMA

Prokuroria ka vendosur të pushojë çështjen për kallëzimin e PD ndaj ish-kryeprokurores, Arta Marku.

Vendimi do të shqyrtohet sot nga gjyqtari paraprak Ardian Kalia

Pak muaj më parë opozita padit kryeprokuroren Arta Marku për largim të paligjshëm të prokurorëve që hetojnë ish- Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, me qëllim  mbylljen e hetimit ndaj tij.

Në kallëzim thuhet se “Arta Marku ka ndërmarrë veprime aktive që kanë shkaktuar pasoja të rënda për funksionimin e organit të prokurorisë”.  

Po ashtu opozita i cilëson lëvizjet e paligjshme të prokurorëve të urdhëruara politikisht.

Si arsyetim për padinë, opozita thotë se kryeprokurorja ka shpërdoruar detyrën, pasi ajo vendosi të shpërbëjë tërësisht grupin e prokurorëve të çështjes penale ndaj ish-Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje