Mbretëria e Hollandës nuk dëshiron që të quhet Hollandë

28 Dhjetor 2019, 20:45Bota TEMA

‘Holandezët’ do të ndalojnë së përdoruri Holandë si pseudonimin e tyre në vitin që vjen, si pjesë e një fushate të ndërrimit të imazhit prej 220 mijë dollarësh.

Qeveria e vendit po kërkon të azhurnojë imazhin e saj ndërkombëtar përpara Lojërave Olimpike të vitit 2020 dhe konkursit të këngës në Eurovizion në të cilin është edhe vendi mikpritës.

Emri Holandë i referohet vetëm dy prej 12 provincave të vendit, Holanda e Veriut, ku ndodhet Amsterdami, dhe Holanda e Jugut e cila është shtëpia e Roterdamit dhe Hagës. Sidoqoftë, pseudonimi shpesh përdoret për të përshkruar të gjithë vendin, i quajtur zyrtarisht Mbretëria e Holandës.

Qeveria po shpenzon 223,000 dollarë dhe që nga janari, kompanitë, ambasadat, ministritë dhe universitetet do t’i referohen vendit vetëm duke përdorur emrin e tij zyrtar, njoftoi Quartz.

Raportohet se është pjesë e një plani për të tërhequr turistët në pjesë të tjera të vendit pasi disa qytete luftojnë me turizmin e tepruar.

“Është pak e çuditshme të promovosh vetëm një pjesë të vogël të Holandës jashtë vendit, domethënë vetëm Holandën,” tha një zëdhënës i ministrisë së jashtme për agjencisë ndërkombëtare të lajmeve spanjolle EFE.

Në fillim të këtij viti, qeveria zbuloi një logo të re për vendin, në mënyrë që të mund të “njihet ndërkombëtarisht”, sipas një njoftimi për shtyp. “Stili i ri është rezultat i një strategjie të zhvilluar për të treguar më qartë se çfarë Holanda ka për t’i ofruar botës”, thuhet në njoftim.

Eric Wiebes, ministri i vendit për çështjet ekonomike dhe politikën e klimës, tha në njoftimin për shtyp se Holanda është ekonomia më konkurruese në Europë dhe e katërta më konkurruese në botë, duke përmendur statistikat nga Forumi Botëror. “Është e rëndësishme t’i transmetojmë botës se për çfarë jemi mirë,” tha Wiebes. (Quartz)

3 komente në “Mbretëria e Hollandës nuk dëshiron që të quhet Hollandë”

  1. Aleksander says:

    Jemi shum te shqetesuar, ka rrezik te mos flejm naten. Si do tja bajm ne ? Ne Itali thon. E chi se ne frega.

  2. HOLLAND S ‘KA KUPTIM !

    SHTETI ME I DEGJERUAR NE BOTE
    OSE NARKOSHTET SHTETI PROSTITUCIONIT I DROGES
    I SHKERDHIMIT MBAS XHAMI ETJ

  3. Shqip says:

    Perkthim mizerabel. Kush eshte idioti qe e la perkthyer dhe trapi i redaktorit qe e ka miratuar per botim? Apo eshte i njejti person supertrap?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje