U gjend e masakruar në një pyll në Francë, familja e 37 vjeçares nga Berati apel shtetit

28 Dhjetor 2019, 16:58Kronika TEMA

37-vjeçarja  shqiptare, nënë e një fëmije rreth 2 vjeç, që u gjet e masakruar në një pyll në Francë mëngjesin e Krishtlindjes është Brunilda Kovaçi nga Berati.

Familjarët kanë hapur dyert e mortit, por veç lajmit të kobshëm që kanë marrë, një tjetër hall u ka rënë mbi supe.

Në varfëri dhe pamundësi ekonomike ata thonë se nuk kanë mundësi të tërheqin trupin e pajetë të vajzës në atdhe, ndaj apelojnë shtetin ti ndihmojë.

 “Po presim çupën të na vijë, nuk kemi lekë ta marrim. Ju lutemi shumë na ndihmoni.Të keqen. I bëjmë apel shtetit të vërë dorë se jemi fukarenj, të keqen nëna.”

37-vjeçarja e cila u gjet e masakruar në një park pranë qytetit të Kanës, ishte hedhur në pyll gjysmë e zhveshur. Ajo  dyshohet se shfrytëzohej si prostitutë.

Në trup kishte djegie, ndërsa në vitin 2015 kishte bërë denoncim në polici për dhunë të ushtruar ndaj saj.

Një person është ndaluar, por nuk dihet ende statusi i tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje