Viti i Ri 1977, kur portugezët uronin me kartolinën “Rrëzimi i avionit armik” të autorit, Ksenofon Dilo dhe traineri Robson i Anglisë kërkoi për ta blerë pikturën në Tiranë…

29 Dhjetor 2019, 17:08Sociale TEMA

Memorie.al publikon një kartolinë të rrallë të prodhuar në kryeqytetin e Portugalisë, Lisbon, në vitin 1977, ku si pamje e saj është përzgjedhur tablloja e realizmit socialist, “Rrëzimi i avionit armik” të piktorit të njohur Ksenofon Dilo, e cila ishte e ekspozuar në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë dhe u zbulua rastësisht gjatë një turneu që bëri disa vite më vonë në disa vënde perendimore, Ansambli  Shtetëror i Këngëve dhe Valleve Popullore nga Tirana dhe solisti i atij ansambli, Burhan Spahija, e bleu dhe ia dërgoi piktorit të njohur që asokohe punonte si skenograf në Teatrin e Operas dhe Baletit, duke i uruar gëzuar Vitin e Ri 1984. Pas viteve ’90-të, tablloja e piktorit Dilo, “Rrëzimi i avionit armik” do të tërhiqte vëmëndjen e tranierit të ekipit përfaqësues së futbollit të Anglisë, Bobby Robson, kur ai erdhi në krye të ekipit të tij për një ndeshje me përfaqësuesen shqiptare dhe gjatë vizitës që bëri në Galerinë Kombëtare të Arteve, u “marros” pas saj dhe fillimisht kërkoi nëse mund ta blinte atë, por kur nuk iu plotësua kjo dëshirë, kërkoi nëse mund ta takonte autorin e saj, me të cilin bëri dhe një foto para tablosë.  Bashkë me këtë foto dhe kartolinën e rrallë e cila publikohet për herë të parë ekskluzivisht nga Memorie.al, po botojmë dhe dy foto të  tjera  të mjeshtrit të pikturës, Ksenofon Dilo, ku ai ka dalë në ish-Bashkimin Sovjetik, në vitin 1958, gjatë kohës që realizohej filmi shqiptar “Furtuna”, me personazhen kryesore të këtij filmi, rusen Ariadna Shengellaja, (në rolin e Zanës), ku ai ishte piktor i filmit, si dhe një foto tjetër me mikun e tij, Dritëro Agolli, ish-Kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë.

5 komente në “Viti i Ri 1977, kur portugezët uronin me kartolinën “Rrëzimi i avionit armik” të autorit, Ksenofon Dilo dhe traineri Robson i Anglisë kërkoi për ta blerë pikturën në Tiranë…”

  1. Rainond vlonjati says:

    Shum pikture e bukur

    Ai partizani me kaskete qe po pi cigare , i ngjan ne fytyre Enverit , por edhe cigarja ishte zakon i Enverit

    Sc duket Ksenofoni e ka bere me qellim qe ti ngjaje Xhaxhit.
    Ka pasur art te vertete ne ate kohe

  2. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


    Të Lumtë moderator
    na ngope veç me fjalë
    se fotot janë të rënda
    ngarkohen me ngadalë.

  3. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


    Të Lumtë moderator
    na ngope veç me fjalë
    se fotot janë të rënda
    ngarkohen me ngadalë.

    Edhe një herë të Lumtë
    ja shtove vetes vlerat
    me zellin e përunjtë
    po presim për të tjerat.

  4. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


    Të Lumtë moderator
    na ngope veç me fjalë
    se fotot janë të rënda
    ngarkohen me ngadalë.

    Edhe një herë të Lumtë
    ja shtove vetes vlerat
    me zellin e përunjtë
    po presim për të tjerat.

    S’ka gjë po s’i ngarkove
    shiko rehatin tënd
    nga fjalët që kopjove
    i marrim ne me mënd.

  5. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


    … dhe fotot mbetën udhës
    nuk erdhën as ngadal
    iu vumë si turku sumës
    i pamë në Memorie.al ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje