Edhe këtë ndërrim vitesh, Tirana do ta përcjellë në sheshin “Skënderbej”, mes tingujve të muzikës, argëtimit, dhe shoqërisë së njëri-tjetrit. Bashkia e Tiranës, ashtu siç tashmë e ka kthyer në një traditë pritjen e ndërrimit të viteve në këtë shesh, ka organizuar një koncert madhështor, i cili starton në orën 23:00 të 31 dhjetorit, me emra të njohur të muzikës shqiptare.
Ndërkohë, një spektakël i vërtetë fishekzjarresh do të realizohet për të gjitë qytetarët e Tiranës, por edhe vizitorët e shumtë të kryeqytetit, të cilët kanë zgjedhur të kalojnë në Tiranë festat e fundvitit.
Përmes një postimi në rrjetin social “Tëitter”, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka ndarë me qytetarët disa nga momentet më festive që do t’i shoqërojnë mbrëmjën e 31 dhjetor.
“Siç e kemi bërë traditë tashmë, ndërrimin e viteve e presim te sheshi “Skënderbej”.?
Një spektakël i paparë fishekzjarresh për të pritur #Tirana100VjetKryeqytet dhe një koncert madhështor na presin më 31 Dhjetor ora 23:00 me Eneda Tarifën, Mariza Ikonomin dhe Elhaida Danin. ?”, shkruan kryebashkiaku Erion Veliaj.
nqse si bashki e tiranès i adhuroni kafshèt atèhere mos pèrdorni fishekzjarre se janè armiku nr 1 i qenève qè kanè shumè frik dhe pèsojn edhe infarkt.Erdhi ora tè pèrdoren fishekzjarre digjitale si nè holland.
Shkëlqim i rremë. Bashkia me pak fonde të rregulloj rr.Dalip Zavalani e cila prej vitesh të kujton rrugët e një fshati lën pas dore. Kur mendon që në vijë ajrore është 1km nga shkëlqimi marramendës.Apo në këtë rrugë nuk kalojnë turistë?Zhgënjim për komunitetin 100% qytetar që jeton me këtë mizerje.
Josif , therrisni Saliun e Lulin qe te te rregulloje rrugen , sepse dukesh qe nga komenti qe te “digjet” zemra per kohen e berishzmit.
Josif , therrisni Saliun e Lulin qe te te rregulloje rrugen , sepse dukesh qe nga komenti qe te “digjet” zemra per kohen e berishizmit.