Nga Enver Robelli
Në korrik të vitit 2015 pas sirianëve numri më i madh i azilkërkuesve në Gjermani ishte nga Shqipëria. Ndonëse Shqipëria është vend anëtar i NATO-s, vend kandidat për t’u anëtarësuar në BE, vend i paprekur nga lufta – prapseprapë njerëzit ikin. Sidomos të rinjtë. Nuk shohin të ardhme në vendin e tyre dhe kërkojnë mirëqenien në Gjermani, Francë, Spanjë apo Holandë. Para një viti revista e njohur gjermane «Stern» shkruante në një reportazh të gjatë mbi klanet shqiptare në Europën qendrore, ku ato po marrin kontrollin në biznesin e drogës. Gjurmët e drogës shkojnë nga lagjet e stacionit të trenit në Frankfurt te politika shqiptare.
Vala e azilkërkuesve, të cilët ikin për shkak të kushteve të vështira ekonomike, ka dëmtuar shumë pozicionin e Shqipërisë në disa vende të BE-së. Jo rastësisht Holanda po kundërshton hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë me argumentin se rreziku nga kriminelët shqiptarë është ashpërsuar viteve të fundit. Ka politikanë holandezë që kërkojnë madje që Shqipërisë t’i kthehet regjimi i vizave.
Në vitet e fundit nga Gjermania janë kthyer mijëra shqiptarë të emigruar ilegalisht. Por ata nuk mendojnë të qëndrojnë në Shqipëri. Sapo kthehen, nisin përgatitjet për ikje. Dhe për këtë shpikin lloj-lloj marifetesh. Shqiptari nga halli martohet me një plakë gjermane apo zvicerane për t’i bërë letrat. Këso rastesh ka mjaft. Por përse shqiptari rreth 20-vjeçar e marton një plakë në Lezhë? Për ta ndryshuar mbiemrin – dhe për të ikur sërish në Europë.
Këtë e ka zbuluar Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN). «Erdhi më kontaktoi një njeri imi dhe më kërkoi të ndihmoja një shok të tijin për t’u martuar në gjendje civile me të, pasi kishte probleme me dokumentet. Unë pranova, kryem të gjithë procedurat në gjendje civile dhe pas një muaj përfunduam në gjykatë për divorc», kështu e përshkroi martesën e saj një grua 60-vjeçare. Për këtë shërbim, gruaja mori 50 mijë lekë, rreth 4 mijë euro. «Burri» i saj mori mbiemrin e ri dhe tani me identitet tjetër mund të emigronte sërish diku në Europë. Këto lloj dasmash të pazakonshme shpalosin paaftësinë e autoriteteve për t’u ballafaquar me një fenomen të ri me elemente kriminale.
Kur në Lezhë apo Pukë një 20-vjeçar martohet me një 60-vjeçare, kjo duhet të shkaktojë njëfarë habie te ofiçarët lokalë. Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se gjatë 2 viteve të fundit vetëm në Gjykatën e Lezhës ka pasur rreth 50 divorce të ngjashme. Këto martesa zgjasin pak javë dhe me gjasë është sekret publik se ato lidhen vetëm me qëllim të ndryshimit të mbiemrit të burrit. Sipas institutit europian të statistikave «Eurostat» rreth 145 mijë shqiptarë aplikuan për azil nga viti 2015-2018, raporton BIRN.
«Vetëm gjatë 3 mujorit të parë të këtij viti në gjykatën e Lezhës janë bërë 145 padi për zgjidhje martese 68 prej të cilave kanë përfunduar», raporton me tutje BIRN. Shumica janë martesa fiktive. Me gjasë për plakat e Lezhës ka ardhur pranvera: për tri javë martesë ato mund të marrin deri në 4 mijë euro. Mjafton t’ia falin mbiemrin burrit të ri. Dikur burrat «krenarë» shqiptarë nuk pranonin që bashkëshortja të ruante mbiemrin e vajzërisë. Nusja duhej të merrte menjëherë mbiemrin e ri, atë të burrit. Kohërat kanë ndryshuar, me gjasë.
(Ribotim)
Ça eshte ky gazetar INJORANT. Djemt 20 vjeç martohen me gra 60 vjeçe ne Lezhe, po ku jeton ky?
Posht ka ra gezeteria me kto pseodo gazetar. Tema ka shum gabime qe lejon me prish imazhin e sai si gazet seriose.
Mos eshte ai qe mbronte ate qe humbi ne festivalin e RTSH para pak ditesh?
Po ti Robush, mos jeton gje ne Zvicer? Apo je rast i veçante dhe Zvicra nuk ben dot pa mendjen tende te ndritur? Ne Kosove mbiemri yt ka qene torobell, por ndonje plake ti ka hqur germat e para.
KAM PERSHTYPJEN QE JU NUK DUHET TE KUPTONI GJUHEN E VENDIT JU JETONI.
VENDI PARE PER ASSIL QE TA MESOSHE ISHTE NGA KOSOVA 150 .000 DEMANDEURS DE ASSIL 15 % E POPULLSISE NE % ME I MADHE SE AI SYRIEN NE PROPOCIONE DEMANDEURS POPULLSI .
NDERSA VENDET E BALLKANIT PA KOSOVEN NUK KALONIN SHIFREN 6 % TE GJITHA SE BASHKU .SHKO MESO PARA SE TE DESINFORMOSHE .
mos shkruj shum o enver se te zhduk edvin mafia ty e albin kirtin ruju o burr
Bo Boooo sa keq qenkan keta Gazetaret Koqevar. Ooo Koqevar, KosovRet qe kur i kam njoh ne 92 ne Zvicer martoheshin me Zvicerianet, Gjermanet, me Vone Çeke e Hungareze per Letrat. Ooo Pajth None pyet 1 her ne Kosove per Kosovaret e tu qe linin grun me femij ne Kosov dhe s’lane me plaka e rruspija te çekis pa martu e pjell femij ne Europ. Kur une Shqoptari i Shqiperis Preferoja te jetoja Klandesti ne Zvice kosovaret e tu benin namin. Dhe sa per martesat ne Lezhe, ne Shqiperi ska nevoj te martohesh per te ndryshuar Mbiemrin e nderron shume thjesht me 1 gjyq te shpejt dhe pa shpenzime, ndaj mos shkruaj Idiotsira, dhe sa per gjendjen e Rende Ekonomike, Po ne Shqiperi eshte e njejta Gjendje e Veshtir Ekonomike si ne Kosove.
Shume I lehte po tregohesh robell, shume I Vogel. Sot e tutje nuk lexoj me asnje pacavure qe mban emrin tend… humbje kohe per nje… Hic
Enveri do ishte mire te na tregonte te vertetat e diaspores Kosovare ,sidomos ne Zvicer,nese do ja them dhe une se kam bere perkthysin ca kohe ketu.e nese e ke te ndaluar europen martesa nuk te ben pine,ke shenjat e gishtave,por pervec kesaj nese do te nderrosh mbiemer eshte pune e kollajt,me nje gjyq,por ca te themi per ato gra kosovare qe deklarojne ne gjyq qe i ka femijet me vllain e burrit. Per keto te bej Enveri nje shkrim do ishte me erotique.
Ky eshte nje gomat qe ka shok tek TEMA qe ja botojne,