Zyrtare: “Bombë” në merkato! Haland transferohet tek B. Dortmund

29 Dhjetor 2019, 16:00Sport TEMA

Merkatoja e janarit pritet të jetë e nxehtë dhe ende pa u hapur zyrtarisht, kanë nisur lëvizjet e para.

Erling Haland i ka dhënë fund zërave të merkatos, duke qenë se prej muajsh është kthyer në një telenovelë sa i përket të ardhmes së tij.

Ai është prezantuar sot zyrtarisht si futbollist i Borusia Dortmundit dhe nga muaji janar do të vihet nën urdhrat e trajnerit Lusien Favre.

Talenti norvegjez po shkëlqente në kampionatin austriak me Salcburgun, ashtu si edhe në Ligën e Kampionëve ku arriti të linte gjurmë duke shënuar gola të shumtë.

Pak ditë më parë, u raportua se Haland është nisur në drejtim të Anglisë për të mbyllur marrëveshjen me skuadrën e Mançester Junajtidit, teksa më pas u raportua se Juventusi kishte mbyllur marrëveshjen me të.

Mesa duket, Dortmundi ka punuar në qetësi, duke mbyllur gjithçka sa i përket talentit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje