Dashuria e çuditshme e gjermanëve ndaj Rusisë

30 Dhjetor 2019, 11:05Bota TEMA

Nga Enver Robelli 70 për qind e amerikanëve duan të kenë marrëdhënie më të ngushta me Gjermaninë në të ardhmen. 66 për qind e gjermanëve preferojnë të kenë marrëdhënie më të mira me Rusinë se sa me Shtetet e Bashkuara. Këtë e tregojnë anketat. Rusia ka aneksuar një pjesë të Ukrainës, ka sulmuar Ukrainën në lindje, politikanët opozitarë rusë vriten ose arrestohen pandërprerë, në Siri Moska me ushtrinë e saj ia siguroi pushtetin tani për tani diktatorit Bashar al-Assad, mercenarët rusë luftojnë në Libi dhe kanë qenë ose janë të pranishëm në shtete të tjera afrikane, agjentët rusë kanë lënë gjurmë në fushatën elektorale në SHBA dhe në referendumin e Brexitit në Britani të Madhe, në Mal të Zi më 2016 agjentët rusë organizuan një grusht shteti, i cili dështoi, një agjent rusë u filmua duke i dorëzuar para një oficeri serb, Moska përkrahë kudo në Europën Perëndimore parti të ekstremit të djathtë, në Rusi Europa me përçmim quhet «Gayropa», një kontinent homoseksualësh, në Venezuelë Moska mbështet autokratin Nikolas Maduro, në Sudan e ka përkrahur diktatorin Omar al-Bashir, sa i përket Polonisë Vladimir Putin manipulon historinë në mënyrë brutale. Së fundit në qendër të Berlinit është vrarë një çeçen – dyshohet se pas krimit fshihet shërbimi sekret rus. Agjentë rusë kanë kryer atentate me helm edhe në Britaninë e Madhe.

«Kur bëhet fjalë për Rusinë, gjermanët i lë fiqiri», kështu shkruan në një koment gazeta DIE WELT. Dhe kjo ndodh 70 vjet pasi SHBA-të çliruan Gjermaninë nga nazizmi dhe 30 vjet pas bashkimit të Gjermanisë, i cili s’do kishte qenë i mundur pa ndihmën amerikane, pa mbrojtjen amerikane dhe pa praninë ushtarake amerikane në Gjermani. Pas Luftës së Dytë Botërore në Gjermani kanë qenë të stacionuar rreth 200 mijë trupa amerikane. Në afërsi të Stuttgartit gjendet «US European Command» (EUCOM), ky është shtabi koordinues i trupave amerikane të pranishme në 51 shtete kryesisht europiane. Aktualisht në Gjermani janë të stacionuar 38 mijë ushtarë amerikanë. Baza më e madhe ushtarake amerikane në botë është në Gjermani, bëhet fjalë për Garnizonin Bavaria afër Grafenwöhr në kufi me Çekinë. Baza është e madhe 390 kilometra katrorë, aty jetojnë 4 mijë ushtarë me familjet e tyre. Në bazën ajrore gjermane Büchel në Gjermaninë Perëndimore janë të stacionuara 20 armë nukleare amerikane.

Angazhimi amerikan i ka sjellë Gjermanisë fazën më të gjatë të paqes në historinë e saj, përfshirë edhe prosperitetin ekonomik. Duket se për këtë janë të vetëdijshëm gjithnjë e më pak gjermanë. Ish-kancelari Gerhard Schröder është punëtor dhe mik personal i Vladimir Putinit. Politikanë të majtë dhe konservatorë mbajnë qëndrime krejtësisht jokritike ndaj Moskës. Te një pjesë e së majtës ende dominon antiamerikanizmi agresiv. Pa konsultim me Bashkimin Europian Gjermania ka vendosur të ndërtojë një gazsjellës të dytë (North Stream 2), i cili anashkalon Ukrainën dhe Poloninë. Kështu këto dy shtete humbin jo vetëm tarifat që paguan Rusia për transitin e gazit, por dukshëm edhe rolin e tyre gjeopolitik. Momentalisht punimet në North Stream 2 janë ndërprerë për shkak të sanksioneve amerikane kundër firmave ndërtuese, mes tyre një firmë zvicerane. 

Para 20 vitesh, më 31 dhjetor 1999, kryetari i atëhershëm i Rusisë Boris Jelcin njoftoi se pasardhës i tij do të ishte Vladimir Putini, një agjent i shërbimeve sekrete. Në fillim Putin kishte thënë se aty ku nuk ka dobi, Rusia nuk do të përzihet në punët e botës. Ka ndodhur e kundërta. Politika e tij ndaj Perëndimit është tejet konfrontative. Putin është një nostalgjik i Bashkimit Sovjetik. Ai e ka quajtur shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik si katastrofën më të madhe gjeopolitike të shekullit të ’20. Në vjeshtë Putin zbuloi një përmendore të ish-kryeministrit rus Jevgeni Primakov. Kur më 1999 NATO filloi me bombardimin e Serbisë, Primakov gjendej në një avion rus duke fluturuar në drejtim të Amerikës. Primakov dha urdhër që udhëtimi të ndërpritet në shenjë proteste kundër bombardimit të Serbisë. «Falë tij në diplomacinë ndërkombëtare u kthye respekti për vendin tonë», tha Putin, i cili kur ra Muri i Berlini ishte agjent i KGB-së në Dresden të Gjermanisë Lindore. Nga zyra e tij ai shikoi demonstratat që çuan në rrëzimin e regjimit komunist gjermanolindor. Moska e dobësuar nuk ishte në gjendje të bëjë gjë. Një moment traumatik për Putinin.

34 komente në “Dashuria e çuditshme e gjermanëve ndaj Rusisë”

  1. Kalec Dega says:

    Eshte gazi dhe nafta qe Trumpi jua tha qarte po ju e injoruat se besonit me shume Ramutin e Arnauteve shqypfoles.

    (Ne nje kohe qe egziston nje”gjoja”embargo ndaj Rusise, Gjermania po mban plot arken e Putinit).Hipokrizi e Merkhitlerit dhe BE.
    =
    A e dini qe BE po rrafshon pyjet e Kamboxhias ne nje kohe qe ankohet per ato te Brazilit? Hipokrizi e rradhes
    =
    A e dini qe BE ulerin per demokraci ne nje kohe qe mohon demokracine dhe voten e popullit si veproi ne Finlande, Danimarke dhe se fundi me Brexit, qe ket radhe nuk i shkoi…Te keqen e Albanistanit, te pakten nuk fshihet komunizmi i Dulles si busull e se ardhmes “demokratike”.

  2. qytetari says:

    Ajo qe te prezanton krejt,nuk eshte robellei,por torobelli,ose me shqip koqe i tere kandari:
    Qe te ,mos dish historine boterore,ne ket fare derxheje,qe Gjermanine e cliroi rusi,nga hitlerianet, me ndihmen e amerikaneve dhe anglezeve dhe qe ish efekti rus Gorbacov ai qe mundesoi bashkimin e Gjermanise.
    Deri sa i bejne vend,nje torollaku si ty,ne kete gazete,vazhdo keshtu per te keqen tende si te shohin te gjithe.

    1. kotsekoti says:

      Edhe ti qytetar nuk je me pak koqe kandari. Une nuk di shume histori, por e di me siguri qe gjerat nuk jane kaq te qarta sa ti te thuash qe Gjermanine e cliroi Rusi…Nje gje eshte e sakte se po te mos ishte Amerika dhe Anglia, Evropa(Franca) dhe Rusia sot do flisnin gjermanisht….
      Per sa I perket anketave, robelli nuk ka thene sepse por thjeshte flet per ca te verteta, per te shprehur habine se pse ky rezultat. Per kete ai ka te drejte. Edhe une cuditem. Sidoqofte mendoj se eshte rreziku rus apo ai amerikan per Gjermanine qe populli voton ne ate menyre dhe jo dashuria…

      1. Asd says:

        Kur dikush te tremb ne rruge ju urreni ate qe ju trembni dhe nuk arsyetoni qe duhet te urreni me shume gjermanet, ruset apo amerikanet. Ne kete moment ai qe ka trembur gjermanet eshte Trump i cili ka bere shume deklarata kunder Merkel dhe kunder gjermaneve. Kaqe thjeshte eshte edhe pergjigja pse gjermanet kundershtojne te duan fort amerikanet. Ne gjuhen e politikes quhet te arsyetosh me bark dhe jo me mendje.

        1. I urti says:

          Nuk eshte vetem efekti Trump.
          Edhe para Trump gjermanet të njejtin qendrim kane patur.
          Jane anti amerikane te lindur si francezet.

          Por ndoshta ka ardhur koha qe tju beje Rusia ndonje vizite,apo të largohet Amerika dhe të fillojne të luftojne me Francen.

          Pastaj do ta kerkojne ameriken perseri.

        2. Albatros says:

          BAmerika kurve vitin,e dundit hyri ne Lufte dge deri ne 1943 i shiste Arme dge ushqime Gjermaneve. Amerika kur pa qe Gjermanet po humbisnin luften u hodhen ne krahun e Aleateve. Kjo gje u be dhe ne luften e pare Boterore nga Ameriqente. Bashkimi Sovjetik e shpetoi boten

      2. Jozi says:

        Kotsekoti ja ke fut. Nazizmin e mposhti muzhiku rus , as amerikani, as inglizi.
        Kur u fut ne luften tokesore ne Europe amerikani dhe inglizi? Kr dehjuar per D-Day? Ne qershor 1944. Kur ruset po clironin apo po pushtonin gjithe Europen lindore, po i afroheshin Polonise dhe Hungarise.
        Dhe kur russi po luftonte ne cerdhen e nazizmit, Berlin, amerikanet, anglezet dhe francezet vraponin tu dilnin perpara ruseve, per te vendosur kufijte.
        Dhe murin e Berlinit e rrezuan ata qe e ndertuan. E rrezoi Gorbacovi.
        Lexoje historine.
        Ndersa gjermanet, francezet, ne dac edhe italianet, jo vetem i respektojne ruset por kane marredhenie te ngushta me ruset qe para 500 vjetesh. Pas vendeve te BE, marredheniet me te medha ekonomike i kane me ruset.
        E degjove pergjigjen qe Merkel i dhe Trampit ne lidhje me sanksionet per gazin rus.
        Zere sa nuk i tha rri rehat o trap e mos ha mut.
        Ne po. Ne bar hame dhe parimet nuk i shkelim. Nuk bejme tregti as me rusin as me kinen, se jane te poshter.

    2. fshatari says:

      E vertete. Ishte Gorbacovi qe e hodhi Gjermanine ne prehrin e Amerikes duke lejuar unifikimin gjerman donin apo s’donin Britania dhe Franca. Kjo po e tregon se cfare efekti destabilizues ishte bashkimi i Gjermanise duke shkaktuar Brexit dhe konfliktin franko gjerman ne ekonomi. Qe nje shtet industrial prodhues si Gjermania te ekzistoje i duhen resurset e lenda e pare nga Rusia e jo ajo me kosto te larte nga USA. Po Robelli na thote gjera qe i dine te gjithe duke i kopjuar nga gazetat gjermane e na i shet si te tijat.

  3. NINO says:

    Përse mos të shkojnë mirë,kur 2.000.000 gra gjermane u përdhunuan nga ushtarë rus. Në realitet Stalini kur hyri në territorin e Gjermanisë largoi nga fronti të gjithë ushtarët me origjinë ruse dhe vendosi ushtar Gjeorgjian,Kazakistanas,Taxhikistan,turkmenistan,Yzbekistan etj.Për arsyen e vetme se do të ishin ata,që do të mund të nënshtronin ushtrinë hitleriane që po luftonte me zëmërim,për mbrojtjen e Berlinit. Rusët dalloheshin se ishin më të butë dhe më njerëzor,në luftime nga pjesa tjetër e Bashkimit Sovjetik, të cilët dalloheshin për trimëri dhe egërsinë në karakterin e tyre.Veç ata mund ta nënshtronin ushtarin Gjerman.Prandaj me rënien e Berlinit, u ktyen shumë grabitje dhe përdhunime me gratë dhe vajzat Berlineze. Ku shumë fëmijë të lindur në ato vite ishin me baballarë nga Bashkimi Sovjetik.

  4. Baliu says:

    Kan dashuri per ruset, sepse ne mbarim te L2B simbas te dhenave gjermane kan lindur rreth 800 mije kopila me ushtaret rus. Mandej Katarina e Madhe ka qene gjermane etj., etj..

    1. Dardan says:

      Sikur dashuria te varej nga numri i kopilave grekt do dashuronin Turqine dhe jo Rusine.

      1. mamadu kristiani says:

        Pranda dhe shqipfolesit musulman kane dashuri per “baben” Turqine se peseqind vjet derdhi spermen lume te “hanemet” ……dhe sot si gjyzele bejne dua per Erdokarin ku nje nga ata je dhe ti ore Beqir,ISMAHEL.BAJRAM.RAMAZAN…….. a ku di une, ti prej dardanije (kosovo)!!!!!

        1. Dardan says:

          Pikerisht ate thash po ti s’e kuptove.Ne nuk e shajna Turqine se kena qene ne kry te perandorise e kena derdh spermen n pidh t gjysheve tuja.Ju grekt e keni problem se ka me jav [email protected] Erdogani prape
          Gezuar vitin eri e me byth t shnoshme

      2. Aj.vlora says:

        E bukur kjo.

      3. Vlora says:

        E bukur kjo, une mendoj se eshte me shume kompleksi i Stokholmit, pengu dashurohet me pengmarresin. Ose e thene shqip q…….. nenen te te thone babe. Vetem keshtu mund te shpjegohet dashuria e Gjermaneve me Ruset, se nuk eshte as pragmatizem se ne volumin tregtar Gjermanet kane shkembime tregtare me Rusine as sa nje cereku i asaj me SHBA.

  5. Adi says:

    Po ca ka per t’u cuditur ketu! Ku ka ndonje popull qe i do amerikanet ne europe, amerike latine, lindje te mesme apo te larget?!! Vetem shqipot kujtojne se kane aleat amerikanet, po amerikanet kane aleat vetem parane

  6. demokrati says:

    Si dashuria jote per jugosllavine e tites

    1. PetritI says:

      Anketime leshi, Gjermania , historikisht eshte perballur me Rusine, Rusia eshte armiku me i madh i Gjermanise. Mos u Shqetesoni , sot apetitet e Hitlerit jane duke u jetesuar me politiken paqesore te Merkelit! Gezuar 2020. Rrofte SHBA-ja!

  7. tropoja 11hyt says:

    gjermanet kane me shume interesa per ruset se per ameriken,vet pozicioni gjeografik gjeopolitik i gjermanise ka interesa per gazin per vendet baltike,ndersa me ameriken pas ardhjes se trump jane perkeqesuar ndjeshem mardheniet me usa me taksa per makinat gjermane etjjj plus qe ne gjermani jetojne shume ruse dhe gjermane te lindur ne ish bashkimin sovjetik gjate luftes,dhe gjermania nuk ka mardhenie shume te mira me brutanin duke pare qe shume here gjermania ka kundershtuar nderhyrjen e britanis dhe usa ne lindjen e mesme kryesisht dhe ne iran,ne ngushticen e hormuzit etj..dhe gjermania ruan aleance me turqin pra del kunder amerikes dhe frances fundja jane interesa edhe ekonomike jo thjeshte shqeto politike,flm robelli per shkrimet e tua je njesh

  8. TURI EMIGR says:

    eshte nje lidhje qindra vjecare

  9. eli-tiv says:

    ..dashuria e gjermaneve eshte e rendesishme…sepse eshte pertej historive…eshte ekonomike…Rusie nek eshte super shtet…dhe ruset duan e adhurojene produktet ..mallra gjermane…sa do shtrenjte qe te jene.Gjermania mjafton te punoje per Rusine ..Fuqia ekonomike e gjermanise eshte funksion i Rusise.

  10. Olimpia says:

    Artikull i shkruar nga nje ,,adoleshent,,qe perserit disa fakte dhe ide qe shpalosen ne ndonje bar periferik.Nuk eshte e mundur qe te trajtohen lexuesit ne kete menyre o Mero,bile eshte e turpeshme.Faktet historike nuk Jane si perfrazimet e tribaleve shqiptare te tipit Berisha.
    Gjermanet nuk Jane te cuditeshem o Robell.Pas dy luftrave boterore te shkaktuara kryesisht prej tyre dhe tragjedise se tmerreshme qe u shkaktuan te tjereve por edhe vehtes,ATA kane nxjerre mesime historike dhe kane percaktuar qarte politiken e brendeshme dhe te jashteme.Kurre me diktature,kurre me lufte kunder te tjereve,demokraci liberale,pragmatizem ekonomik,shtet sociale,pune ,pune,pune dhe arsim.Ata Jane korrekte dhe punojne me te gjithe,me amerikanet,kinezet,ruset,me te varfer dhe te pasur.Shprehin mendimet e tyre por nuk nderhyjne,pak a shume si Kina.
    Ndersa me temat e luftes se dyte mos u merr,nga deshirat personale thua idiotizma..Sa per mirenjohjen e gjermaneve karshi amerikaneve ,mos kij dyshim.Por ata kane interessa thelbesore ekonomike,politike edhe me Rusine ,si vendi me rezervat me te medha te lendeve para ne bote.Nderkohe Robell shiko politikanet e tu fshatareske qe nuk Jane ne gjendje te kuotojne interesat afatgjate te Kosoves por lundrojne ne tymtajen e patriotizmit fals.

    1. Fisteku says:

      Pa USA gjermanet do te perfundonin si ruset ose me thjshte si gjermano lindoret se nuk po marrim vesh prej disa komentuseva a donin lindoret me shku ne perendim apo perendimoret me shku ne lindje????? Nqs gjermanet shesin ne rusi 100 mercedeza ne USA shesin 1000000 e keshtu audi volsvagen birre e te gjitha exportet tjera,po tani qe Trump ju rriti pak doganat tash kercejne gjermanet.Ta provojne te shkeputen prej USA se per 24 ore ju shkon ekonomija si lindoreve para 89.

  11. Shefkiu says:

    Gjermanët nuk duan askënd veç vehtes. Dhe nuk është e vërtetë se duan rusët, ata urrejnë anglosaksonët. Dashuria në dukje për rusët është thjesht derivat i urrejtjes për qytetërimin perëndimor, ose siç e kanë quajtur ata “qytetërimi çifut.” Vetë Hitleri në prag të shkatrrimit përfundimtar të Gjermanisë thoshte, se “bolshevikët dhe trupat e çifutëve po përpiqen të bashkojnë forcat e tyre shkatrrimtare në Europë për ta hedhur botën në kaos për vitet e ardhëshme.” Ata e kanë të vështirë të harrojnë periudhën e hitlerit dhe nostalgjinë për komunizmin në lindje të vëndit; e duan rusinë thjesht për shkak të ngjashmërisë ideologjike me të.

  12. gramoz says:

    Mr. Robelli, ky shkrim eshte perkthim, nuk eshte shkrimi jot. Kur i referohen burimeve te tjera, gazetaret profesioniste, qe eshte pothuajse e pamundur t’i gjesh sot, e prmendin burimin. Sa per dijeni, gjermanet nuk shprehin dashuri per ruset, por shikojne leverdine ekonomike.

  13. E verteta tjeter says:

    E verteta eshte fare e thjeshte.Une jetoj ne Gjermani prej 24 vitesh dhe njoh dicka , si nga mentaliteti i popullit ashtu edhe nga politikberja e ketij shteti.Gjermania eshte shume e fuqishme ekonomikisht ,por edhe nga ana ushtarake eshte aq e fuqishme sa nuk ju a merr mendja , ( tjeter gje qe nuk e demostron aftesine e saj ushtarake ). Mirepo , ka nje te mete te madhe ; nuk ka burime gazi dhe nafte . Dhe , e dini cfare do te thote qe te kalosh dimrin e gjate e te ftohte ketej pa patur ngrohje ? Per kete po nderton gazsjellesin e dyte dhe per kete nuk do te prishet me Rusine. Kaq e thjeshte eshte kjo “Dashuria e cuditeshme” e gjermaneve ndaj ruseve .

    1. USA says:

      Amerika po prodhon gaz me shume se cdo vend (a eshte nje nga 3 vendet me prodhim me te madh te gazit). Shitet ne menyre te lengezuar. Sic perdoren ushtrine Amerikane per paqe, Gjermania mund te perdor dhe gazin Amerikan. Plus ka dhe me shume stabilitet se nga Rusia.

      1. Tiger says:

        Gazi Amerikan eshte i cilesise se ulet dhe 5 here me i Shtrenjte se gazi Rus dge nuk ka asnje shtet leverdi ta marreplus qe do nje infrastrukture shume me te veshtire per tu ndertuar. Rusia dhe Katari kane rezervat me te medga te gazit ne Bote

  14. ZIGUR QARRI says:

    O Kalec, perse nuk ve kunder BE, engjellin mbrojtes te Lirive Universale, engjellin mbrojtes, te te Drejtave Themelore te Njeriut, engjellin mbrojtes te Pyjeve, te Burimeve Hidrike, te Tokave Bujqesore, engjellin mbrojtes te Trashegimis Kulturore, Etnike,Fetare etj etj, lexhenden e pluralizmit me vetem PD te Shqiperise, profesor doktor ( titullin ja ka dhene me merite Akademia e shkencave e RPSSH, qe drejtohej nga Balli Kombetar, dhe Lufteteret e Komitetit Shqiperia e Lire, dhe jo nga e urryera PPSH ) Sali Berisha. Beje saber o burre, dhe na hiqni kete Ramutin e Albanistanit, dhe na sill xhevairin, floririn te na udheheqe me dashuri, me qetesi dhe me kryesorja pa dajak, dhe pa na vjedhur.

  15. J says:

    Mos njohja e vetvetes ,mungesa e guximit per tu perballur me te verteten per njohJen apo gjykimin e vetes eshte si nje humnere qe te ndan nga qyteterimi. Me pseudo ndjenjen e kaperximit te humneres ndarese me qyteterimin ,shqiptaret mundohen te gjykojne probleme te medha te botes perreth,kur akoma nuk mund tidrejtojne vetes pyetje fillestare minorenne psh kush jam une,cila eshte origjina ime,kush eshte pozicioni im ne shoqeri,pse shoqeria ku bej pjese eshte kaq e prapambetur dhe cduhet bere per kete etj etj .Si rrjedhim ,jo vetem qe nuk Jane ne gjendje te japin mendime e pa mesuar veten ,por edhe kur kopjojne bejne gabime…

  16. Ledio says:

    Rusia e Jeltsinit edhe e Putinit i hapi tregun Gjermanise ne kembim te teknologjise gjermane si dhe modernizimin te ushtrise Ruse. Nga ana tjeter Rusia i krijoje favore Gjermanise ne tregun e gazit duke i ofruar gaz me cmime te favorshme. Per ata qe duan te dijne pak me shume, gati 2milion ushtar gjerman ngelen ne Rusi pas L2B edhe detyrimisht sot jane miliona Rus me origjine, po ashtu anasjelltas. Edhe sa per dijeni nuk ka femije qe e do babane kur meson qe ka ardhur ne jete nga nje perdhunim, perkundrazi urrejtje edhe ca me shume deri ne asgjesim. Nuk ka patur edhe nuk do te kete as miqe e as armiq te perjetshem.Vetem ka popuj qe ecin, modernizohen, kulturohen, emancipohen etc edhe ka edhe popuj qe ngelin ne vend si ne , greket , serbet edhe mezi presin te “zbulojne” ndonje var per te provuar origjinen e tyre te “lashte/ autoktone” . Cdo eshte ne levizje, lind edhe vdes ne fund.Prandaj mos u cuditni me asnje gje. Gezuar Vitin. e Ri te gjitheve.. ?

  17. pirro says:

    Gjermania u bashkua sepse Rusia lejoi te ndoshe nje gje e tille. Komunizmi u prish se Desh vete Rusia.
    Pastaj erdhen mareveshjet: Reagan -Gorbacov dhe Gorbacov-Kohl.

  18. Spartakos Thraks says:

    Dashuria e Gjermanisë për Rusinë është qartë interesi ekonomik i të dy palëve. Gjermania duke mos pasur burime gazi dhe nafte është e detyruar të drejtohet Rusisë dhe të krijojë marveshje direkte me Rusinë se do ti vije me lirë se sa ta sjellë me tanker nga Emiratet Arabe. Një arsye tjetër është se Berlini nga Moska dhe Leningradi është 1,5 orë me avion dmth janë fqinj.
    Ne Rusi çdo mall Gjerman si edhe Japonez është i pa diskutueshëm për cilsine dhe shume i preferushem nga mallrat e vendeve të tjera. Populli Rus ka respekt të veçantë për të gjithë Europianet në përgjithësi dhe duan që të krijojnë afrimitet dhe miqësi me ta. Në vitin 2008 ishin duke u zhvilluar bisedime ndërmjet BFR dhe BE për lëvizjen e shtetasve pa viza të cilat nuk u realizuan për arsye që dihen.
    Një Europe e pa varur nga askush nuk ka për të humbur asnjë gjë nga bashkëpunimi me Rusinë dhe pa prishur mardheniet me Amerikën.
    Europa nuk rrezikon nga Rusia por rrezikohet nga ata që e kërcënojnë se do të hapin kufirin dhe do ta mbushin me emigrantë Afrikane dhe Aziatik.
    Nuk jam filogjerman por këtë lëvizje të Gjermanisë e përshëndes dhe si Gjermania duhet të veprojne dhe vendet e tjera të Europes.

  19. PetritI says:

    Anketime leshi, Gjermania , historikisht eshte perballur me Rusine, Rusia eshte armiku me i madh i Gjermanise. Mos u Shqetesoni , sot apetitet e Hitlerit jane duke u jetesuar me politiken paqesore te Merkelit! Gezuar 2020. Rrofte SHBA-ja!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje