Gabriel Matzneff, intelektuali i nderuar me çmime dhe pedofili që turpëron Francën

31 Dhjetor 2019, 12:27Bota TEMA

Nga Stefano Montefiori

Një shkrimtar 83-vjeçar në Francë është në qendër të vëmendjes së opinionit pas librit të një gruaje, me të cilën ai ka pasur marrëdhënie kur ajo ishte vetëm 14 vjeçe.

Gabriel Matzneff ka pasur gjatë gjithë jetës raporte intime me dhjetëra djem dhe vajza nën moshë (8-16 vjeç) në Paris, por edhe si turist seksi në Tailandë, madje i përshkruan aktet në veprën e tij letrare.

Një nga viktimat e tij, Vanessa Springora, denoncon marrëdhënien që ka pasur me të kur ajo ishte vetëm 14 vjeçe (ai ishte 50 vjeç), në një libër të titulluar “Pëlqimi”. Në kohën e lëvizjes #MeToo, reagimi është i madh.

Në qendër të polemikave është pedofilia e pretenduar e Gabriel Matzneff. Dekada të tëra pandëshkueshmërie dhe nderimi ndaj atyre që krejt papritur kalojnë nga statusi i njeriut të letrave në statusin e grabitqarit seksual.

Matzneff është një emër i njohur për shtëpitë botuese franceze. Deri në vitet ’90, ai mbahet mend si burri i buzëqeshur që ftohej në studiot e televizioneve, në të cilat rrëfente sa mirë i ecte me femrat pas mbarimit të shkollës, në një vend ku marrëdhëniet seksuale të një të rrituri me një minoren 15 vjeç dënohen me shtatë vjet burg.

Megjithatë, Matzneff nuk është hetuar kurrë për atë që ka pranuar në faqet e librave të tij dhe në intervista. I lindur në Neuilly në një familje aristokratësh rusë, me një dashuri të madhe për Italinë dhe një italishte të përsosur, ai shkruan fragmente të tilla si “ti shkrihesh në gojën time si sorbeto (…), “fëmija im i dashur, kur nesër në orën e gjimnastikës, nxënësit e tjerë do të vrapojnë rreth kopshtit të Luksemburgut, unë do të të mësoj përkëdhelje të reja”.

Ndoshta mund të jetë art, por mbi të gjitha ishte jeta reale e tij dhe ajo e fëmijës. Si ka mundësi që Matzneff ka marrë në vitin 1995 medaljen e “Oficerit të Artit dhe Letrave” nga ministri i Kulturës, Zhak Toubon?

Mund të thuhet se këndvështrimi ndaj pedofilisë ka ndryshuar, sjellja liberale pas vitit ‘68 ia ka lënë vendin ndërgjegjësimit për dëmin që u është shkaktuar fëmijëve. Megjithatë, në 2013, Matzneff mori sërish një çmim.

Ai u nderua me çmimin “Renaudot” për librin me ese (jo fiction, vetëm ese) “Séraphin, ky është fundi”, një koleksion tekstesh të shkruara midis 1964 dhe 2012. Me “Renaudot”, Matzneff-it iu njohën meritat si shkrimtar i mirëfilltë dhe – megjithëse i rafinuar dhe erudit – gjithashtu pedofil.

Në moshën 83-vjeçare, Matzneff është i njëjti. Por libri i Vanesa Springorës, që del më 2 janar, mund t’i ndryshojë gjërat. “Më në fund, kjo është zgjidhja – shkruan ajo – ta kapësh gjahtarin në kurthin e vet, ta mbërthesh në një libër”.

Çfarë mund të ndryshojë për Matzneff? Prokuroria po merr në konsideratë një veprim penal, ministri Riester (ministri i Kulturës) ndërkohë ka njoftuar anulimin e subvencionit që Matzneff-it i takon në bazë të një ligji francez.

Në sfond duket një luftë klasash e rilindur. Në një vend të lirë, një njeri i thjeshtë në kushte të tilla do të ishte shpallur fajtor dhe do të kalbej në burg; Matzneff, nga ana tjetër, mik i shumë ministrave dhe shkrimtarëve, është trajtuar si liberal i pashërueshëm. / Corriere della Sera-TemA TV/

1 komente në “Gabriel Matzneff, intelektuali i nderuar me çmime dhe pedofili që turpëron Francën”

  1. Tigri says:

    Pervers rus qe ka shkerdhy kurva franceze.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje