Sondazhi zbulon burrat më të admiruar të vitit 2019-të, kryeson Donal Trump

30 Dhjetor 2019, 22:33Bota TEMA

Presidenti Donald Trump dhe ish-presidenti Barack Obama janë vlerësuar si burrat më të admiruar të vitit 2019 – të.

Sipas sondazhit vjetor realizuar nga “Gallup”, Trump dhe Obama kanë ndarë vendin e parë së bashku si burrat më të admiruar në Amerikë.

Kjo është hera e parë që Trump është në krye të listës ndërsa për Obamën hera e 12-të.

Të dy fituan 18% të pikëve në sondazh në mesin e amerikanëve. Përveç dy presidentëve, asnjë burrë tjetër nuk fitoi mbështetje nga më shumë se 2% e amerikanëve.

Ndërsa në top 10 u përfshinë ish-Presidenti Jimmy Carter, biznesmeni Elon Musk, themeluesi dhe filantropi i Microsoft Bill Gates dhe Papa Françesku.

1 komente në “Sondazhi zbulon burrat më të admiruar të vitit 2019-të, kryeson Donal Trump”

  1. Bimi says:

    MAGA! In Trump we trust!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje