Rama i ERTV, ai që do doja të votoja

31 Dhjetor 2019, 15:51Blog TEMA

Nga Andi Bushati

Në këtë fund viti, Edi Rama, i’u ka dhuruar bashkëkombasve të vet, autoportretin e një lideri, që çdo qytetar i botës do të dëshironte ta kishte të varur në një nga muret e shtëpisë së tij. Në një fjalim gati tre çerek ore në Facebook, më shumë sesa për arritjet apo dështimet e qeverisë, ai tregoi për cilësitë apo difektet e tij karakteriale.

Ai na vizatoi profilin e një njeriu, që jo vetëm sejcili nga ne do të dëshironte t’a votonte, por që do ta quante fat që kishte përkuar të jetonte në kohën e tij.

Natyrisht, personazhi i përshkruar nuk është një “qënie perfekte”. Shpesh ai nuk e bën diferencën mes Unit dhe shtetit. Shpesh vuan nga deliri i pasjes së dhuntive jo të zaonshme. Shpesh është arrogant, pasi respekton më shumë bindjet sesa konsensusin. Shpesh nuk i shpëton dot gabimeve të pashmangshme të vendimmarrjes.

Por, lista e mëkateve përfundon këtu. Sa për akuzat e tjera ai e ka përgjigjen.

Për të gjithë ata që kanë lexuar një raport të OSBE-së se pasuria e tij, e vënë nga dhënia e lejeve të ndërtimit, i kalon të 200 mijë eurot, ai nuk ka ëndërruar kurrë të bëhet i pasur. Pasi ai nuk jeton për të përfituar, por për të lënë gjurmë në histori.

Për të gjithë ata që kujtojnë se i ka gënjyer, duke shpikur alibi për avionët e drogës, Habilajt, Agron Xhafën, Saimir Tahirin, Ervis Roshin apo Vangjush Dakon, ai është njeriu që nuk do mashtronte asnjëherë me qëllim. Pasi ai nuk do të mundte ta bënte këtë në dëm të vendit që drejton.

Për të gjithë ata që ndihen të zhgënjyer nga premtimet e pambajtuara, si për të zhdukur krimin brenda 300 ditëve, apo për të bërë buxhetin e arrsimit 5%, ai e ka një justifikim. Nuk i ka joshur me vetëdije sepse me këtë opozitë të dobët që ka përballë, nuk ka nevojë të bëjë premtime për të marrë vota.

Për të gjithë ata që kanë dëgjuar se po kërkon të zhdukë demokracinë, të mbyllë mediat dhe të heshte zërat e lirë, ai në fakt është duke mbrojtur qytetarët e thjeshtë. Pasi ai nuk e duron dot që kush ka në dorë një pushtet të abuzojë me të.

Për të gjithë ata që kanë lexuar në mediat e mbarë botës, se qe pjesë e planit të Vuçiçit për të ndarë Kosovën, ai nuk do ta bënte kurrë këtë poshtërsi. Pasi nuk do ta tradhëtonte kurrë popullin e tij.

Për të gjithë ata që tremben se mini Shengeni është një projekt i Beogradit, ai garanton se është i vetmi lider shqiptar që ka arritur personalisht ta bindë presidentin serb të heqë kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Ky është pra Edi Rama i vizatuar prej vetvetes.

Një njeri me dhunti jo të zakonta, për hir të miqësisë me të cilin, liderët e vendeve “armike” janë të gatshëm të heqin dorë nga politikat e tyre tradicionale, një politikan i lloji të ndryshëm, që para etjes për para, yshtet nga deliri për të lënë gjurmë në histori, një kryeministër që nuk bën premtime të gënjeshtërta, që e di se janë të parrealizueshme, një burrë që nuk ka mashtruar asnjëherë me qëllim dhe që i mirkupton të gjithë ata që janë xhelozë qoftë për gjatësinë, qoftë për talentin dhe qoftë për famën e tij.

Kushdo që do ta dëgjonte këtë përzierje interesante vyrtytesh dhe difektesh, nuk do ta kishte të vështirë të klithte: “Po ky është vërtet kryeministri im”. Sejcili prej nesh, që do të jetonte një një botë tjetër, do të pohonte me pathos: “Po ky është njeriu që dua të votoj”.

Por, fatkeqësisht ky është vetëm Rama i ERTV. Ky është Edi si do të donte t’a shihnim, duke i eklipsuar anën e tij të errët, që ndan paratë e këtij vendi me dhjetë oligarkë, që rrëmbën votat me frokët, prengët, ndokajt, dakot e roshët, që e ka shndërruar ish partinë më demokratike të vendit në një garnizon, që e ka degjeneruar parlamentin në teatër kukllash dhe Shqipërinë në të vetmin vend monist të Europës.

Por, pavarësisht nga kjo, ndonëse me këtë autoportret dhuratë, në fund të vitit, Edi Rama u mundua të na mashtrojë sërish, këtë herë vërtet duhet ti jemi mirnjojtës.

Pasi duke skicuar personazhin e ERTV, që u përpoq të luajë, ai na tregoi se është i ndërgjegjshëm se e di se si duhet të jetë. Dhe së dyti, sepse na ofroi një mundësi për të krahasuar aktorin e Facebookut me kryeministrin real. Boll ta vëmë në peshore bashkë me alter egon e vet, për të kuptuar se kush është ai që nuk na duhet qoftë edhe një ditë më shumë në vitin që vjen.

21 komente në “Rama i ERTV, ai që do doja të votoja”

  1. Tironsi says:

    ik o rrot K..te eshte bere mankth,ti je nje liliput qe kujton se merr fame duke share Ramen

    1. Marki says:

      Ky djale nuk flet kot , vitin qe mbyllem Ai ka artikuluar qindra mije fjale , qindra mije here Rama, Rama etj po ja ku eshte Rama plotsisht pro amerikan pro gjerman pro europian pro popullit tij , jepi Bushati i nomenklatures dhe i Berishajve ke kohe plot

    2. KUJTIM PUSHKA says:

      Andi byth palari
      LEGEN

  2. Zigur Qarri says:

    Si gjithmone i sakte Z.Bushati,ja ke çjerre masken demagogut drogaxhi,qe u bashkua me Vellain e tij serb,sepse partneret perendimore
    ja kan mbyllur deren sharlatanit,hipokritit,peversit,supermashtruesit,qe ka mbledhur rreth vetes te gjith llumin e shoqerise shqiptare.
    I shtohet edhe nje bandit tjeter Gardes Pretoriane te “rilindjes”,Kryebashkiaku i Lushnjes Fatos Tushe………
    Arben Çuko,Armando Prenga,Tom Doshi,Denar Biba, Mark Frroku,Ilir Ndraxhi,Arben Ndoka,Artur Bushi,Elvis Rroshi,Saimir Tahiri,
    Fidel Ylli,Paulin Ndreu,Luan Harusha,Fatmir Xhafaj,Jurgis Çyrbja,Rrahman Rraja,Gramoz Ruçi,Taulant Balla,Arben Ahmetaj,Damian
    Gjiknuri,Qazim Sejdini,Vangjush Dako,Arben Keshi,Ymer Lala,Xhemal Qefalia,Robert Aga, Bekim Krashi, Ulsi Manja,Valdrin Pjetri,Agim
    Kajmaku, Mark Babani,Edvin D’Rama,Erion Caligula……

  3. Neveri says:

    Per ata qe nuk besojne tek procesi i “klonimit” njerezor,te jene te sigurte se ky eshte nje realitet i gjalle ne Shqiperi!
    Nuk dihet se si,ne cfare menyre,apo kush ishte personi konkret qe e realizoi eksperimentin shkencor,por nje gje eshte e sigurte:
    -Rama ka ringjallur shefin e propagandes naziste ,Gebelsin,pasi beri ndryshimet kushtetuese te 2008 me Berishen,qe e kthyen ate ne diktator!
    I duhej Gebelsi per t’i mbushur mendjen militanteve te vet,ne radhe te pare se,
    -“Po iku Rama do te vije Basha”!
    -“Ato qe ka bere Rama nuk i ka bere asnjeri me para tij”!
    -Kush ne PS eshte me i mire se Rama”? etj!
    Dhe me kete propagande arrihen dy qellime:
    -Edhe justifikohen deshtimet,korrupsioni etj,por edhe pranohet djallezisht,se cfare do qe te beje Rama,hallall ta kete se po erdhi Basha na heq nga puna”!
    Ne mbeshtetje te tru shplareve militante rilindas eshte vene kryebashkiaku Veliaj,i Tiranes,qe i mbeshtetur fuqimisht nga Rama ka hedhur miliona euro kryesisht ne qender,ne rrugen hyrese Rinas-Tirane,liqeni artificial si dhe rruget lidhese prane tyre,atje ku bie me shume ne sy nga turistet,ambasadat,gazetaret etj,etj!
    Dhe te gjitha keto i amplifikojne me shkrime,lajme apo certifikata,me shume siguri te porositura,se sheshi Skenderbej u shpall me i miri ne bote,me i ndricuari ne bote,se berati shpenzoi miliona per ndricimin e vitit te ri etj,kur mijra njerez jetojne ne cadrat e termetit ne te ftohte,pa drita,uje,wc,dushe,ilace,pa pune,me femije te vegjel etj!
    Ky eshte shteti kriminal i Rames!

    1. xhemal says:

      gebelsi shikonte halet e gjermanise e i propogandonte sic beni ju militantet qorra te salizmit qe ska te beje fare me demokracine.duke u sjell. keshtu i shtoni pushtetin e shendetin edit i cili u ka shkerrmoqur e me balten tuaj nderton lavdine e tij por edhe per merite te grupit te tij ka bere reforma te thella qe do kohe te ndihen nga njerezit e thjeshte.viti i ri le tju pastroje shpirtin nga urrejtja e tu kthelloje mendjen per te vuajtur me pak

      1. Feniks says:

        Eh more shoku xhemal,sa gomar qenke !
        Per cfare salizmi e ke fjalem o kelysh ballisti?
        Po te ishte ne rregull Rama,sot Berisha,Basha,Meta,Mediu etj do te kishin dale para drejtesise me kohe,por ndodhi e kunderta!
        Rama heshti dhe iu sul pasurive kombetare si “gomari ne duhan” dhe sot eshte Berisha,Basha e Meta qe i jane sulur Rames!
        A do guxonte Berisha e Basha me nje mori krimesh mbi kurriz te hapnin gojen ne se nuk do ta vinin Ramen me shpatulla per muri per gjera te vogla,kur Rama ka bere korrupsion,ka shkaterruar shtetin ligjor,ka rrenuar administraten qendrore e vendore,ka shperdoruar buxhetin e shtetit duke projektuar rruge super te shtrenjta qe as SHBA nuk do guxonte t’i ndermerrte?!
        A i keni vene re se kur jane ne opozite te gjithe banditet politike e akuzojne njeri tjetrin per krime pa fund,ndersa kur marrin pushtetin i harrojne te tera?
        Keshtu edhe Rama,qe harroi Gerdecin,21 janarin etj dhe viktimat qe shpresonin tek Rama tani e kuptuan se ai ishte vetem nje MASHTRUES njelloj si vrasesit e femijve,burrave etj te tyre!

  4. 19 says:

    Qekan mbledh gjithe bythqimat sot bushati ziquri ne pidhe te grave tuja te dyve .

    1. Zigur Qarri says:

      Ik ore klysh kurve!

  5. Andi Bushati LEGEN... says:

    Andi legen i paguar nga Luli dhe Mona..,

  6. Sali Jani says:

    Kaq ngushte ja pruri Rama ketyre mostrave,po sidomos ustallarve te tyre ka…,sa dhe ne ender ju del,keta jane me laskaret qe ka njohur post-komunizmi,keta jane pjelle e komunistave me te zinj,prandaj mire ju thote ai i gjati,keta s’kane pare gje akoma.Me keta mostra,opozita e sotme nuk behet ma ,prandaj kush do te beje opozite,mos te merret me keshtu rrembythjesh,se e ka davane e humbur.Ju punofte Kina,token.

    1. PEPJA says:

      Perse shkruan edhe sot na ben te flasim nga xverku qepe me mire apo te pelqen kur te shajne e ofendojne.

  7. Koba says:

    Para se te flasesh per Ramen Na difto nje here pse nuk i permend :Like Hajdutin ,Sale Kriminelin ,Lul Sum Kapucin dhe Hajdut i Rruges Se Kombit Dhe te tjere dhe Te Tjere Me gjithe Bllokmenet ku je Rritur Ti Mor Bajge E Pa Zene Ende.Te ka ngele Boria tek vrima e Rames.Po ja e hoqem Ramen e Pastaj cfare do te ndryshoje??? Do te vije Monika Baxhella me 40 Hajdutet e Like Babait??? Mor Pis Blloku nuk u poqe fare .Per mua duhet zhdukur e gjithe Klasa Politike qe ka ngjyer ne Fondet Publike dhe Pasurite Kombetare,qe ka marre rryshfete e bashke dhe Ju Hale-Listet qe na tregoni perralla.Gjidi Edepsez! Mjaft na llafose me ate zerin si Eunuk i Tredhur.

  8. Kreshniku says:

    Edhe sot nuk rri dot pa folur, nuk të del e keqja, o lepurushi i gjyshit. Por, vetëm një gjë mund të bësh ti dhe të gjithë ata si puna jote: ti rruani shelegun Gjigandit.

  9. qazim says:

    Hik mor pirdhu,negativist malinje.Vetem ligesi percon e vec nje emer eshte per ty strumbullar i gjithshkaje te keqe qe ekziston.Vazhdo te lehesh si i gjithe soji yt i anal-isteve se ndoshta mbas shume vitesh do ju degjoje njeri.Jeni bere pasqyra me amorale,me e lige me perverse.

  10. Bureto says:

    @Neveria! Nuk po merrem me gjithë komentin tënd dhe të të tjerëve, por vetëm me shprehjen tënde dhe jo vetëm, se janë ” militantët trushpëlarë”, ata që e votojnë dhe e mbajnë Ramën në pushtet! Po e marrim si të vërtetë. Le të bëjmë një llogari: PS ka nja 65-70.000 anëtarë, aq sa ç’thonë ata, pavarësisht se unë nuk e besoj. Po ta zemë se janë, atëhere nëse secili prej tyre bën të votojnë për Ramën edhe nja pesë të tjerë atëhere këto bëjnë afro 350.000 vota. Tani më thuaj nga dalin ato 765.000 vota që Rama mori në qershor 2017?! A thua të tërë këta janë militantë trushpëlarë” apo të blerë? Zor se këtë e beson dhe vetë ti. Po atëhere ku është problemi? Thjesht fare. Nuk ka opozitë alternative dhe brenda saj një lider që të ngjallë shpresë. Nuk rrëzohet as në 2021 Rama me Lulin apo Monën në krye të asaj. (s’po i llogarisim fare nokët, ndokët e palokët). Pa folur pastaj për pasjen ende nëpër këmbë të Berishës, e tani edhe Metën mikun e tij, të cilat me bëmat e tyre, deri krime të përbindshme, u kanë kallur datën shqiptarëve. Po nuk i kuptuat këto ju ‘jo trushplarët militantë’ të PD apo LSI, aleates së saj më të koorruptuar (e ka thënë Berisha këtë më herët) në historinë e Shqipërisë së tranzicionit, atëhere, më vjen keq, por e keni davanë të humbur. Dhe më kupto mirë. Këto t’i thotë një, të cilit nuk i plas fare për Ramën dhe që nuk ka votuar kurrë, për shkak të faktorëve historikë, për PS jo e jo, por as ndonjë ndonjë parti tjetër me background komunist, pavarësisht se këta gëlojnë jo pak edhe në PD. LSI nuk quhet, sepse ajo është e tëra e asaj trashëgimie. Ndaj kur të fillojë qilizma në PD, t’i tregohen munxët trashëgimisë berishiste aty, atëhere ka shpresë. Populli është i etur të shohë ndryshimin, i cili të mund t’i ngjallë atij besim. Me të rinj, jo në moshë, por në mendësi. Kujdes, ama jo me të sojit Salianj, Ballinj e një tufë sharlatanësh të tjetë, që u cilësuan si prurje e re e saj, të cilët aty, jo vetëm që nuk sollën asgjë të re, por përkundrazi ndollën në popull NEVERI. E kuptoj që për disa atje, të vësh gishtin tek Berisha, do ishte blasfemi, por ky do të ishte ilaçi dhe vetëm fillimi i shërimit. Rruga e reformimit drejt një partie të djathtë siç pretendon se është (për mua s’ka qenë kurrë) do të jetë e gjatë. Lereni PS, Rilindjen apo Ramën. Ata i dinë vetë punët e tyre, dhe siç po duket, nuk i kanë dhe aq keq, por merrni pasqyrën dhe qetësisht shikoni veten. Se jeni katandisur për t’u ardhur keq. Pa tendencë dhe miqësisht Gëzuar 2020, që mesa duket do të jetë viti i fundit që mund të sjellë ndryshimin në PD. 2021 po afron! S’ka më lezet pastaj, të qaheni përsëri për Ramën.

    1. Bayern says:

      Bureto,ke ba nje analize perfekte tek kjo pergjigje

    2. Neveri says:

      Pershendetje Bureto!
      Se pari ,(qe ta kuptosh mire) kam qene qe ne krijimin e saj familjarisht e farefisnisht antar te PS-se duke votuar gjithmone per kete parti!
      Kemi 3 zgjedhje qe nuk votojme per asnje parti,ndersa sot jam i bindur se sa te jete ne krye te PS-se Rama,nuk do votojme kurre!
      Nuk ia kam nevojen asnje partie politike si nga ana morale,aq me teper ekonomike!
      Kur kthej koken prapa dhe shikoj se cfare i beri Shqiperise e popullit shqiptar Berisha dhe vazhdon t’i beje karagjozi antishqiptar Rama,gjykoj se ne krye te shtetit shqiptar kane qene dhe jane njerez qe kane punuar e punojne kunder interesave te shumices se shqiptareve!
      Se dyti, Shqiperia nuk ka sot nje opozite politike te te moralshme qe ta binde shumicen e popullit shqiptar,se nuk kane besimin qe mund te ndryshojne kursin regresiv te tanishem , sepse vete kur kane qene ne pushtet i kane vene zjarrin Shqiperise dhe kane percare popullin!
      Kjo opozite e dobet,antikombetare,qe me shume ka hallin e kokes se saj per krimet e shumta qe ka bere,kurre te mos pretendoje se do fitoje ndonjehere zgjedhjet edhe sikur kundershtar te kene nje parti me kryetar Ver Llapen!
      Kjo mund te ndodhe,vetem ne se PS-ja ia dorezon vete pushtetin sic beri Nano ne 2005-sen!
      Pra PD jo vetem nuk merr dot pushtetin me vote,por perkundrazi kjo ka bere qe Rama te ndihet me diktator,me arrogant,me harbut e me karagjoz!
      Eshte kjo arsyeja se pse militantet tru shplare te PS-se (qe jane antaresia plus simpatizantet votues te saj) te bashkohen nga halli i vendit te punes dhe frika e gogolit Berisha-Basha grusht bashkuar rreth partise dhe kryetarit te saj si muti pas kepuces!
      Kjo situate katastrofike ka bere qe shumica e shqiptareve sot mendojne per buken e gojes dhe aspak per Shqiperine dhe te ardhmen e femijve te tyre!
      Lere nje popull fukara ,qe ta sundosh me lehte-kjo ka qene deviza e te gjithe sundimtareve nder shekuj!
      3-Ne PD kreret u kane injektuar militanteve tru shkulur se shpetimi i tyre do vije nga zbatimi i sloganit “Rama ik”,qe ne thelb nenkupton “Te ike Rama e te vije Basha”,por kurre se do fitoje Shqiperia!
      Dhe kur filozofia e ketij slogani ishte dhe eshte se “Rama duhet te ike se ka vjedhur votat”,kjo eshte kulmi i mashtrimit!
      Jo vetem ne Shqiperi,por edhe ne bote nuk ka ndonje te marre qe nuk e di se vjedhesi me i madh e i perhershem i votave ka qene PD dhe sidomos Basha,prandaj protestat e tyre jo vetem nuk i mbeshteti populli,por as te huajt!
      4-Nje opozite tjeter,pa asnje nga te gjithe ata politikane qe kane qene ne drejtimin e PD-se dhe qe distancohet nga e gjithe e kaluara kriminale e PD-se,mund te shpresoje se mund te konkuroje te majten shqiptare!
      5-Nga ana tjeter nje PS me kryetar Ramen eshte nje parti totalisht ne koma,qe ka tradhetuar idealet e Luftes Antifashiste Nacional Clirimtare dhe qe vetem ka grabitur me premtime mashtruese votat e votuesve te majte,por i ka lene ata te braktisur,kurre nuk do te coje ne rritjen e mireqenies se shqiptareve!
      Rama me politiken e tij anti shqiptare ,si diktator i shpallur me ndryshimet kushtetuese te 2008,ka zhdukur shtetin ligjor,ka rrenuar administraten qendrore e vendore duke nxitur e mbrojtur korrupsionin ne vend!
      Sot pas 29 vjetesh INSTAT deklaron se ketu,ne sektorin privat jane punesuar vetem 23% e te punesuarve dhe 77% ne shtet!
      Keto shifra skandaloze tregojne deshtimin e sistemit politik dhe ekonomik te instaluar ne Shqiperi ne 90-ten dhe se per 29 vjet nuk eshte ndertuar shteti ligjor kapitalist,por ai mesjetar!
      Nga nje ane Rama pretendon te hyje ne BE,por nga ana tjeter i ka vene minat zhvillimeve politike dhe ekonomike ne vend!
      Para 4 muajsh,ne raportin e Bankes Boterore deklarohej se,”Ne shqiperi 50 % e bizneseve jane informale dhe se 37% e te punesuarve punojne ne te zeze!
      Keto shifra alarmante,te mjaftueshme per te rrezuar komplet nje qeveri ku shumica e ministrave dhe kryeministri duhet te dilnin para drejtesise,minimalisht me akuzen e “Shperdorimit te detyres”,sic iu dha edhe S.Tahirit per kanabizimin e vendit,jo vetem nuk ndodhi gje,por edhe nga media u dha vetem si lajm sportiv ne vend te kuicit!
      Shifra te tilla,qe i kane kushtuar deme kolosale arkes se shtetit,vertetojne mos ekzistencen e shtetit ligjot dhe korrupsionin gjigant te administrates qendrore e vendore deri ne kupolen me te larte te shtetit!
      Te lejosh gjysmen e bizneseve jashte kontrollit do te thote te pranosh se ata bejne tregeti kontrabande,nuk paguajne taksa e tatime dhe nuk derdhin kontribute per sigurime shoqerore e shendetesore!
      Keto te fundit kane demtuar rende mijra punonjes,qe jo vetem nuk u njihen vitet e punes per efekt pensioni,por as perfitojne sherbime shendetesore falas!
      Para ketyre shifrave skandaloze dhe mjerimit te shumices se popullit shqiptar,qe cdo dite merr rruget e mergimit,te beje opozita kauze te veten jo hallet e popullit dhe keto krime te medha te keq qeverisjes,por sloganin idiot :Rama ik” eshte nje miopi politike!
      Rama duhet te kishte ikur,por ndaj tij te ngrihej me pare nje padi penale e jo te ikte si Nano qe bredh neper kazinote e botes me parate e shqiptareve!
      Prandaj ,ne llogjiken time,tradhetine me te madhe sot ndaj historise dhe popullit shqiptar po e ben antaresia e PS-se qe mban akoma si kryetar te saj nje antishqiptar si Rama,gjoja se po iku ai do vije Basha!
      Te ishte keshtu,as 28 mije deshmoret dhe 70 mije partizanet qe sakrifikuan jeten per clirimin e vendit nga pushtimi nazi-fashist nuk do rrembeni pushket e te dilnin ne mal!
      Por sot trashegimtaret e tyre ne PS i kane tradhetuar idealet e tyre,per deri sa ulen kokat para tradhetise se Edi Rames qe ju kerkoi te nderonin vrasesin e te pareve te tyre me te cilet mburren padrejtesisht!
      Ata kane shkelur me kembe mbi gjakun e 28 mije deshmoreve dhe sakrificat e 70 mije partizaneve,vetem per nje cope vend pune ne shtetin ballist te Rames!

  11. Ana says:

    Po te perfoli Bushati, ky pervers i lindur, dihet qe je ne rrugen e duhur. Shyqyr qe kemi keta analist te pjerdhur se e mbajne Ramen te karikuar.

  12. Dymi says:

    Ky miu i haleve te bllokut nuk është budalla. Por është specia më e poshtër që ka pjellë nëntoka shqiptare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje