Mini-shengeni është rikthimi i Arbërisë

27 Dhjetor 2019, 22:20Blog TEMA

Prof.As. Dr. MSc. Artan Xh. DUKA

Hapja në Ballkan është hapje mes shqiptarëve

Ideja e Mini-shengenit nuk ra nga qielli që shumëkush të bëjë të habiturin dhe të provokojë atë potere që po provokon. Kemi dekada që lypim BE dhe Mini-shengeni është një BE në miniaturë që nxit bashkëpunimin në rajon dhe që na sjell më pranë vetë BE.

Për ata që kanë merakun e rikthimit të “jugosllavisë”, mëndtë në kokë i kemi por nëse flitet për rikthim, e vetja që i ka të gjitha gjasat të rikthehet është Arbëria si streha e përbashkët e gjithë shqiptarëve në Ballkan. Serbia ka synimet e saj, ne tonat dhe Mini-shengeni për ne do të jetë mundësia për të bashkuar realisht potencialin politik, ekonomik dhe kulturor shqiptar në rajon, pa pritur datën e hyrjes në BE. Mini-shengeni është kësisoj një mundësi për të përshpejtuar dhe fituar në kohë drejt bashkimit kombëtar.

Mosbesimi reciprok në rajon është evident por ndërkohë, është tjetër gjë të debatohet rreth kohës më të përshtatshme dhe mënyrave të bashkëpunimit dhe hapjes në rajon si një etapë kalimtare drejt integrimit të mbarë rajonit në BE dhe tjetër gjë të kompleksohesh nga vetë hapja!

Vetë ideja e BE bazohet tek hapja dhe fantazma e “jugosllavisë” do na poftiset, në mos me mini-shengenin sot, me futjen në BE mot nëse Sërbia është pjesë e tij. Por sesa rikthimi i “jugosllavisë” është utopi (Sërbia në rajonin e bashkuar do të jetë inferiore ndaj kombit të bashkuar shqiptar), hapja realisht do të jetë afirmimi i Arbërisë sepse hapja në rajon është realisht hapje mes shqiptarëve që 1913 i ndau padrejtësisht dhe nëse flitet për treg të hapur në Ballkan ai është më së pari tregu i përbashkët shqiptar që i ka të gjitha shanset të dominojë më pas në rajon.

Nëse biem dakort për BE, të biem dakort për thelbin e tij në rajon

Zhbërja e kufijve është shans dhe sfidë njëkohësisht. Për çdo palë. Aq sa mund të jetë shqetësim për ne futja nga “penxherja” e “jugosllavisë” këtej, po aq, në mos më shumë, shqetëson dhe alarmon ideja e ngjizjes e kohezionit të Shqipërisë etnike tek fqinjët tanë sllavë e jugor. Mini-shengeni, frymëzuar prej BE pa kufinj, bazohet tek reciprociteti dhe ndërsa në ekonomi fituesit dhe humbësit shkojnë e vinë, në gjeopolitikë pala e vetme që ka mundësinë të fitojë është pala që vuajti pasojat e 1913.

Ideja e BE bashkon pa dallim dhe çdo shqiptar në Ballkan dhe çdo ballkanas në rajon i ka sytë tek BE. E nëse hapja është thelbi BE dhe pritshmëri krejt normale në Bruksel, mini-shengeni është test për rajonin dhe seriozitetin e dëshirës për integrim të shteteve në Ballkan. Është një domosdoshmëri dhe barrë historike që duhet të bashkojë më tej shoqërinë shqiptare dhe jo ta përçajë atë. Shumë barrë e madhe për “supet” e një kryeministri ndaj dhe imponon tryezë mbarëkombëtare e jo të përflitet që në zanafillë.

Shërbimi më i keq ndaj perspektivës europiane të rajonit është qasja bardhë e zi ndaj projektit në fjalë. Sigurisht që hapja në rajon krijon shanse dhe probleme për të gjithë por dilema nuk duhet të jetë nëse duhet të ndodhë por “si” dhe “kur” duhet të ndodhë?

Nga pikpamja ekonomike, konkurrenca mes shteteve do bëjë të vetën, qoftë me rastin e mini-shengenit, qoftë kur të jemi në BE dhe ballafaqohemi me super-ekonomitë gjermane, franceze etj atje. Nuk i vidhemi dot. Ajo që kemi në dorë të bëjmë është të dëshmojmë patriotizëm dhe të blejmë produkte e shërbime shqiptare, të integrojmë me shpejtësi tregun pan-shqiptar në Shqipëri,

Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Luginën akoma nën Sërbi, rajonet me shqiptarë në Greqi, të ristrukturojmë ekonominë, hartojmë strategji efektive, kullandrisim më mirë pasuritë tona natyrore dhe burimet njerëzore, të bëjmë shtet dhe drejtësi etj.

“Vulë” mbarëshqiptare

“Strucin” me kokën në rërë me mure proteksioniste në rajon nuk e bëjmë dot sa kohë e kemi megjithë mënd integrimin pa “mure” në BE. Në mos sot nga “penxherja” e mini-shengenit apo mot nga “dera” e BE, Sërbinë do ta kemi përballë. Por ndërkohë vetë Serbia do të ketë përballë një treg në unifikim e sipër shqiptar që do të ndryshojë balancat në rajon dhe gradualisht do të formësojë një realitet të ri gjeopolitik që korrigjon padrejtësitë e 1913 që favorizuan Greqinë dhe botën sllave në rajon.

Qeveria, mbarë spektri opozitar politik në vënd dhe politika shqiptare në rajon, duhet të ulen në tryezën e konsultimit për të rënë dakort për termat, afatet dhe deri edhe për klauzolat për daljen nga mini-shengeni ballkanik (nëse gjërat nuk shkojnë si duhet) si për të mos kompromentuar shanset për përparimin e gjeopolitikave afatgjata pro-shqiptare në rajon ashtu dhe për të minimizuar pasojat afatshkurtëra në ekonomi, punësim, tregje etj.

Projekti nuk ka kuptim të mbetet eskluzivitet i qeverisë së Tiranës ndaj kryeministri që e filloi këtë punë. Ai duhet të ftojë me modesti dhe pa u lodhur palët në tryezën e rrumbullakët ndryshe apriori projekti rrezikon të lihet në fatin e tij teksa dikush citon parime, dikush motivohet nga lufta politike e ditës, dikush do rrëmujë që t’i vidhet drejtësisë, dikush vuan egoizmin e të mos qënurit protagonist i parë etj.

Për një projekt që duhet të na bashkojë, janë të papranueshme përflitjet apo më keq anatemimet reciproke në distancë mes nesh. Nëse na bashkon kauza e bashkimit, Mini-shengeni është një hap më tej dhe nëse vërtet duam të korrigjojmë padrejtësitë e së shkuarës nga masakrat në Çamëri, Kosovë etj, të marrim shëmbullin e denoncimit të genocidit në Mianmar në Gjykatën e Kombeve të Bashkuara së fundi.

Mini-shengeni këtej duhet të jetë produkt mbarë-politik dhe mbarë-kombëtar. Sikurse pa Ballkanin, BE mbetet i paplotë, edhe pa Kosovën, rajoni mbetet i paplotë dhe deri atëhere, inisiativa të tilla rrezikojnë sirtarin. Të paktën “Jo”-ja në parim nuk duhet të vijë nga shqiptarët. Si dikur me Rambujenë, refuzimin t’ua lëmë të tjerëve.

Mini-shengeni do të hapë “mëndjet” në rajon

Kot presim sot një ndjesë historike nga politika në Sërbi apo Greqi për tragjeditë e shekullit të shkuar. Nuk duan dhe nuk i lënë sepse janë të fiksuar masivisht në mohim. E nëse hapja në rajon kushtëzohet me të, kot merremi dhe me BE se prapë po ajo Serbi do të jetë atje. Por ndërkohë, krahas ballafaqimit parimor publik të ditës me Sërbinë e Greqinë, është edhe hapja përmes mini-shengenit dhe më pas BE, ajo që do të emancipojë mbarë rajonin dhe krijojë premisa për mirëkuptim, reflektim dhe pendesë për tragjeditë e së shkuarës dhe korrigjimin e tyre.

Kur ballkanasi të ndjehet mirë dhe si në shtëpinë e tij në çdo cep të Ballkanit, atëhere dhe vetëm atëhere një klasë e re politike e përgjegjshme dhe një shoqëri e emancipuar që nuk vuan komplekset shoviniste të së shkuarës, do të reflektojë rreth së shkuarës dhe ndjesës historike të munguar dhe vonuar gjatë.

Mini-shengeni si mundësi për bashkim kombëtar edhe pa logon e BE

Hapja në rajon është një shans për të ndërtuar “shtëpinë” e madhe të shqiptarëve të mohuar nga 1913. Më shumë se kokëçarje për ne që kemi tek-tuk pak qindra apo mijra minoritarë real apo të konvertuar këtej kufirit, hapja do të jetë sfidë historike për Serbinë (dhe Greqinë kur të jemi bashkë shtete të BE) për miliona e miliona shqiptarë, të deklaruar apo pa zë publik deri tani nga intimidimi shovinist historik në rajon që jetojnë në trevat e kudondodhura shqiptare që 1913 i la matanë kufirit.

Sa kohë konceptohet si duhet, mini-shengeni mund të jetë mundësia historike për të përshpejtuar bashkimin e dëshiruar mbarëkombëtar pa pritur, ndoshta edhe dekada, për bashkimin nën logon e BE. Jemi kombi më i madh në rajon dhe e meritojmë të afirmohemi si të tillë sa më shpejt. 1913 krijoi kufinj mes shqiptarëve dhe Mini-shengeni, sikurse BE një ditë, do të zhbëjë vetëm kufij mes shqiptarësh dhe do afirmojë hapësirën e pamatë arbërore në gadishullin Ilirik.

31 komente në “Mini-shengeni është rikthimi i Arbërisë”

  1. Detari says:

    ahhahahahahaaha vazhdojne prrallat e ed ram toptanit

    1. ciu says:

      Detari ik futu sa me thelle ne detin ku je
      autori i keti shkrimi duhet pergezuar dhe nje bravo se me shengenin ballkanik o qypat e saliut bashkohen troje e ndara shqipetare. Albin Kurti duhet te lexoje kete artikull dhe tu spjegoj shqipetareve te kosove se cfare po perpiqet Edi Rama te bej ne vitin 2019. Per mijopet qe nuk e kuptojne artikullin le ti bashkohen pales serbe
      Nese ky shanc anashkalohet kosova ne veqanti do te ngele larg bashkimit europian dhe bashkimit shqipetareve.
      Me vellain ndahesh me komshin do ta kesh aty per miliona vite sa te jetoj njerzimi, ulja ne tavolin dhe kompromisi vetem e con shoqerin perpara,pa kompromis nuk ka zgjidhje
      E kam thene gjithnje armiku nuk duhet te jet i perjetshem.
      Topi tani eshte ne dore te kosoves,
      Vetem idet e Edi Rames mund ti bashkoj trojet shqipetate
      Rambo ne ikje lexoje artikullin o njeri thick

    2. Feniks says:

      Harram titujt qe paske marre o Arta Xh.Duka,se po i ve ne sherbim te antishqiptarizmit!
      Si qenka Arberi minishengeni?
      A ke degjuar ndonje gje konkrete se cfare perfshin ai,kush jane qellimet,si do realizohet,si do perfitojne shtet nga njeri tjetri etj?
      Asgje nuk eshte thene,sepse keshtu thane edhe pushtuesit fashiste italiane dhe nazistet gjermane,se do bashkohen te gjitha tokat shqiptare,prandaj kosovaret i priten pushtuesit me valle e lule,ndersa shqiptaret i priten me pushke deri ne clirim te mbeshtetur nga fuqite e medha SHBA dhe Britania e Madhe!
      U bashkuan tokat,por nuk ishte Shqiperi,por GJERMANI!
      Keshtu edhe minishengeni sot!
      Ne se duhet krijuar,me pare duhet krijuar terreni ne cdo vend rreth perfitimeve qe do kete cdo shtet,bile te vendoset me referendum popullor,se nuk behet fjale per nje mareveshje tregetare,por per shume!
      Se ish Jugosllavet kane pervoje ne keto mashtrime,se me Shqiperine ia arriten kete fare “minishengeni” qe ne vitin 1946,me ndihmen e spiuneve te tyre si Koci Xoxe etj duke realizuar bashkimin doganor,barazimin e lekut me dinarin jugosllav,kur dinari ishte 1 mije here me i zhvleftesuar se leku ne ate kohe dhe perfundimi ishte tragjik:
      Jugosllavet arriten te gllaberonin te gjithe mallrat shqiptare qe nga mishi,bulmeti,frutat etj me cmime si te kolonive te Afrikes,ndersa shqiptaret nuk blenin dot ne Jugosllavi!
      Ky eshte minishengeni serb sot,prandaj Rama nuk ben transparence fare,ashtu sic nuk ka bere fare transparence edhe per mareveshjen me greket per detin!
      Dhe fundi:
      -Cfare i ka PENGUAR e PENGON sot shqiptaret te qarkullojne,te blejne e te shesin,te bejne turizem etj ne te gjitha shtetet ne kufi vetem me karte identiteti?
      Atehere per cfare u dashka minishengeni?
      Ja per keto gjera djallezore nuk flet Rama,prandaj minishengeni eshte plani i vjeter jugosllav i Jugosllavise me Shqiperine!

  2. Neveri says:

    Qe te ndermerret nje nisme e tille me rendesi kombetare e mbarekombetare,duhej te ishin krijuar te gjitha mundesite e konsultimit me te gjithe aktoret shqiptare te interesuar,te njiheshin me kushtet,qellimet,objektivat,perfitimet etj qe do kishte secila pale ne kete nderrmarrje ballkanike!
    Por t’a besh fakt te kryer kete nisme,pa u konsultuar me njeri dhe pastaj te hidhesh perjete se pse kritikohesh,kjo eshte cmenduri dhe minimalisht pa aftesi kriminale!
    Rama eshte njeri qe i pelqen vetja dhe cdo gje e ben fakt te kryer dhe asnjehere nuk ka pranuar kritikat e te tjereve se ka gabuar,por kalon ne sulm me fyerje,tallje,cinizma etj,qe ia shtojne fajet atij!Ky eshte lloji i nje kryeministri aventurier,qe duhet te shporret nga qeverisja e vendit!

  3. Boston says:

    Artikull me vlere ne kohen e duhur.h

  4. Serb na Vlora says:

    Serbia te jete pjese e minishkerdhatllekut vetem nese pranon Kosoven si shtet.
    Keshtu behej, por kjo verteton se sa thelle antishqiptaret jane ne pushtet ne shqiperi e kosove.
    Me shume pro shqiptare me duken politikat e Vucicit sesa te taneve.
    Respekt Konica… Shqiperi te kam dhjere, s’te kuptova asnjehere

  5. NjeQytetarOptimist says:

    Jemi kombi me i madh ne Ballkan (rrajon). Nuk mund ti themi jo Mini-Shengenit sepse hapen kufijte.. Kosovaret kujtojne se tregu do behet me monedhat serbe por nuk eshte e vertete.. Shite mallin per ate qe do ti, c’fare te keqe ka ne kete mes ?!?! Prodho me shume vitin tjeter.. Hapni kufijte dhe do ta shihni kush do dominoje.. Me statistika jemi ne rritje si popullate per lindje.. Kufijte na kane zvogeluar or tej… Kufijte jane armiku yne.. I kemi vene barriera vetes.. Eshte e vertete qe krijohet Arberia automatikisht… Kemi zogun ne dore dhe kjo fale Amerikes dhe BE-se…

  6. Arbër says:

    “Tema” ne Shqiper sikurse “Alo” ne Serbi, vegla te Rames dhe Vucicit!

  7. Zigur Qarri says:

    U shtua edhe nje i semure tjeter psiqik me sindromen e stokholmit!

    1. Studenti says:

      Zigur Qorret nuk e duan Shqiperine te bashkuar e te kompletuar por si principate ku prijsi i tyre legjendar Berishe duhet ti trashegoje fronin sy peshkaqenit!Ndaj Zigur Qorret nuk ndjehen mire!

  8. Shqiptari says:

    Ekonomia serbe eshte me vite drite larg tones.
    Ajo prodhon çdo gje prandaj serbet ferkojne duart po u be kjo gje.

    1. arti says:

      Atehere me kete “logjiken” tende, ne nuk duhet te futemi as ne BE?! Mendo perpara se te shkruash broçkulla!

  9. Ledio says:

    Serbi pasi na vrau , preu , dhjeu edhe na shkerdhehu tani na ulet ne tavoline si i barabarte , pa kerkuar falje edhe pa e njohur Kosoven si realitet. Turp qe Edi Rama u rrjeshtua ne te nje njejtin tabor me. Sali Serbin, Ilir Meten edhe Lulzim Bashen. Te gjitha keto tregojne se sa te zhytura thelle ne Beograd jane kthetrat e mafies politike shqiptare.

  10. RKS says:

    Hap dhe manover mire e menduar e Rames qe te promovohet s lider i pakontestueshem i shtetit te ardhshem Shqiperi-Kosove.
    Kerkon mbeshtetjen dhe promovohet si lider i shqiptareve para udheheqesve te Ballkanit dhe EU.

  11. Një Nismë shpresëdhënëse,po nisur keq per dy arësye:-së pari, pa Ksovën në këto bisedime,dhe pa bisedime paraprake me trevat jashtë kufirit Shqipta të 1913tës,është te gënjesh veten, Nuk harrihet gje,Me parulla nuk bëhet NJËSIMI I Shqierise MËMË, si përfundon shkrimi ,me Paragrafin e fundit…Kjo do ishte një MREKULLI, mbi nje shekull,bërë padrejtësi vëndit tonë më 1913të. Me ju ,Pr. MSc.Dr, etj, Z .Artan Xh,Duka.Po së pari, të shtrëngohen radhët mes VETË Mbarëshqiptarve.. Nisia lë shumë per të dëshiruar..Shqiptarët e kudogjindur duhet ta perkrahin këtë nismë, me Europën në krah,të krijojmë *ARBËRINË e dikurshme…Pa PV e Kosovës,thelbi unitetit shqiptar,në këtë marëveshie, nuk ka MINISHENGEN…
    Dhimbia e madhe POPULL.

    1. Piro says:

      Frikacaket dhe mediokrit nuk fitojne asnjehere.

  12. gogo Alb. says:

    Artikulli udhe rrefyes, ne kohen e duhur. Disa analiste te pa ditur ose ashtu ja udo mideja, ” se miqte” tane komshije kane bere punen etyre ne shekuj,ose aq e kane horizo ntin , s,ke si e shpegon budallekun qe shfaqin si mbroites te kauzes ata que nuk kane kauze. lojtaret qe kane dale ne fushe e dine nga do tu vije” goli” por ata tani per tani ngushellohen se ekane portierin te” forte.”…Mini – Shegeni eshte e ardhemija e Arberis. Kur afron pranvera lulet celin nje nga nje……..Delni nga guaska….Ne keto momente tregohet burrerija dhe large pamsija. Pergezime per artikullin.

  13. Dashamiri says:

    Ja nje analize me mend per minishengenin. Urime autorit.

  14. A says:

    Ne Shqiperi flasin hajvanet para Profesoreve.
    Kur shoh ketu lart disa shkrues …. te vjen per te vjelle.
    Sidoqofte, ata nuk perfaqesojne kombin tim te mrekullueshem … jane disa vemje te viteve 90.

  15. beni says:

    Mini shengen si Tito me Enver in ne 1947 dhe viktima Koci xoxe per nje arberi Pa kufij te gjuhes shqipe ne ballkan?
    Nacionalizmi dhe orjentalizimit ekstreme,nuk U kuvendon kjo menyre administrimi ballkanike si dikur Enver Hoxha,shkaqet dihen interesin e pushtetin dhe mos integrimi ne krishterim!
    Te dobet ne Mentalität dhe mangesi inteligjence Kur behet fjal per shtrirjen e gjuhes shqipe pertejt kufijve te dikurshem gjuhefolesshqip!
    E kuptojn edhe vet gjuhefolsit shqip qe nuk e konkurojm dot Serbin me ekonomin qe kan dhe e kan frike se mos i paralizoj fare e teresisht ekonomin e zbehur gjuhefolse shqipe!?
    Serbet Jan popull puntore,sidomos fshatarsia dhe sot kan nevoje per gjak te ri e punemares te rinj per te perballuar Uljen drastike te popullates si kudo ne Europe,natyrisht qe Kosova ka nje popullsi te Re ne Moshe dhe eshte nje rast unik per ta shfrytezuar,per ta shtyre kufirin e gjuhes shqipe pertejt Territorium te saj,natyrisht Hasen ne Konservatorium e politikave ekstreme orientale te pushtetin e jo Interesse madhore Kombetare te gjuhesimit shqip!!!
    Separatizmi eshte pjes e Interesse te disave e jo Interesse sociale e Kombetare,prandaj kufijte ne ballkan nuk Jan te rendesishm sac eshte interesi dhe shpalosja e nje strategjie afatgjate pajtimi dhe zhvillim ne rajon!
    Zhvillimi i gjermanis e mireqenja erdhi pikerisht Kur hoqi barjerat nacionaliste e Futjes se kapitalit ne vend!

  16. huri says:

    Artikulli më i logjikshëm e më të ftillum, që kam lexu pas’91shit.

  17. DANY says:

    SHPREHJE E NJE POLITIKANI TE MADH EVROPIAN…
    Unë do t’i hedh në det me besimin se, për të mos u mbytur, ata do të mësojnë të notojnë “, K.K.

  18. epo kjo pune says:

    Meqe te gjithe ne rajon duan BE, Serbia nuk e shmang dot mini-shengenin dhe me mini-shengenin sot rikthehet Arbëria, mot ne BE rikthehet Iliria. Rambujeja tregoi se hezitimi te le pa gje. Dhe sa koha ekziston BE, justifikohet dhe mini-shengeni dhe ben vaki BE merr fund, ikin shanset per bashkim kombetar se helbete Serbia nuk pse pranon vullnetarisht bashkimin e shqiptareve sa kohe nuk ka BE prandaj ta kapim zogun para se te fluturoje. Keshtu hezitoi Ramiz Alia me gjermanet, hezituam me armet kimike dhe po na ikin shanset nje e nga nje.
    Sa eshte akoma integrimi ne BE ne tryeze, minishengeni mbetetet shans per ne sepse edhe nese BE merr kot, prape kemi siguruar paradhenie bashkimin kombetar. ShBA e kemi ne krah, ne rregull e kemi pastaj, ekziston apo nuk ekziston BE. Puna eshte te ulin menderet ne tavoline dhe as Rama te mos dali si protagonist dhe trim me flete me vete dhe as te tjeret te bejne llazoren dhe te pergojojne dhe perflasin apo me keq te akuzojne per tradhetira. Mos harroni Rambujene, nuk ishte kollaj te firmosje por na nxorri ne krahun e duhur te historise.

  19. fantoma says:

    O zoti Duka, të mira janë “PËRRALLAT”, por ato tregohen rreth oxhakut e për kalamaj… (ose për idiotë mëndjefyell, që ka me shumicë nga anët tona…, si p.sh. ndonjë komentues më lart…) Është derdhur kaq shumë bojë, në vite e vite, se “ÇFARË DUHET TË BËNTE E ÇFARË DUHET TË ISHTE SHQIPËRIA” sa s’ka më…! Por realiteti edhe sot e kësaj dite, është I ASHPËR dhe në fund “konkludojmë e ngushëllohemi” të gjithë se për këtë derenxhenë tonë, fajin e kanë të tjerët, që na kanë lënë të ndarë, na kanë luftuar, na kanë vjedhur “vlerat” (cilat vlera…???!!!) etj.etj. broçkulla-pordhë, pa e vënë asnjëri GISHTIN NË PLAGË… Dhe tani ABSURDI, se po të bëjmë “SHQIPËRINË E MADHE” do të bëjmë namin…!!! Një pyetje e thjeshtë për për çdo “mëndje fyell që fluturon me presh në bythë: Kur një familje me 10 veta, nuk ka shtëpi e katandi, jeton në mizerje e duke vjedhur e lypur, dembeloset, nuk punon tokën e saj e pret ndonjë kothere nga të tjerët…, kjo familje do të ndryshojë dhe do të bëhet më e mirë, më puntore dhe më e pasur, n.q.se do t’i shtohen edhe 5 antarë (nga e njëjta “farë”) të tjerë dhe disa dynym tokë …???!!! Thjesht është mentaliteti arkaik i tribuve mesjetare, ligji i të fortit (i xhunglës)…, që po të bëhemi më shumë, “i vëmë poshtë” të tjerët… Pra me këto mëndje, kemi mbetur akoma në “kohën e shpellave”…

    1. Thanks says:

      Hmmmm….analize qe vlen te merret ne konsiderate. Por me te njejten analogji nese une hap deren e shpise per te tjeret qe jane me puntore plus atyre 5vetave do shikoj qe nuk ecet me me dallavere dhe do punoj bashke me Serbin qe te gjithe kane frike se e ka industrine dhe bujqesine me te zhvilluar. Pra do mesojme te punojme te gjithe sebashku

  20. betixho says:

    Ja! ky është kuptimi,ruga,mënyra e mbështetjes mbarë shqiptare ne rajon,përfitimet,kohezioni shqiptar,njohja në maredhenie zhvillimi te hapura gjithë përfshirëse te shteteve të Ballkanit Perendimor,relaksimi nga e kaluara duke parë rruget e bashkepunimit të tipit Europian ,njohja e njeri tjetrit dhe lënia pas e së kaluarës dhe prosperiteti i gjithë shqiptareve ku ndodhen sikure e shtjellon zoti Artan Xha Duka .
    Këjo është e arthmja nëse duam të futemi në Europë.Është një provë për Europë,dhe një provë për aftësitë tona.Në ekonomitë e mbyllura zhvillimi paraqet vështirësi mbijetese,në ekonomitë e hapura zhvillimi paraqet aftësi konkurence dhe për pasojë zhvillim teorik,tekniko-shkencor,industrial,buqësor etj. Nënë ndikimin e konkurencës në një ekonomi të hapur sikurse do ndodhë edhe në Europën e Bashkuar NE duhet të rikonstruktojmë qëndrimin ndaj sfidave që na paraqiten,rrugët e kapërximit të sfidave,do ndryshojmë progresivisht nënë presionin e ofertës dhe do të mësohemi se si të racionalizojmë gjetjet e burimeve fitim prurëe që do të mbulohen nga burimet e vëndit,të tokës,nënëtokës,klimës,trashëgimnisë,pozicionit gjeografik,konfiguracionit të vëndit,virtuteve tona dhe kohezionit tonë.
    Hapen të gjitha mundësitë për aftësitë e Shqiptarëve dhe vihen nè lojë gjithë zotësitë dhe mëndja jonë.

  21. Gogo ALB. says:

    Ashpersit dote thyehen cika cika furtuna e arberit doti marr perpara,ca me dashje ,ca pa dashje, vetem kollona e peste duhet shmagur me lezet, qe disa i quain budallenj………

  22. Olimpia says:

    Rruga e verme e bashkimit eshte indirekte….Pra kjo marreveshje qe gabimisht quhet ,,minishengen,,eshte hapi me racional per fillimin real te bashkimit te shqiptareve.Prandaj jam dakord me mendimet dhe propozimet e Dukes.Frikerat nga ,,Jugosllavia e re,,apo dominimi serb Jane perralla idiote antishqiptare.Vetem shembulli i hopit gjigand qe beri Europa Lindore pas futjes ne BE deshmon qarte avantazhet e medha te hapjes e te lirise se qarkullimit te mallrave ,njerezve ,kapitaleve.Ne se ndiqet nje politike inteligjente ekonomike,Jane vendet me te varfera qe perfitojne me shume nga nje treg me i gjere.Por nderkohe vec avantazheve qe kane shqiptaret ne nje hapsire ekonomike te perbashket,perfituesja me e madhe do te jete Kosova ,Sepse ky hap realizon njohjen defakto te saj edhe nga Serbia dhe Bosnja por edhe do te pershpejtoje rrugen drejte BE.Shqiperia duhet te bene ceshte e mundur se edhe Kosova te jete ne te njejtin proces drejte BE .Natyrisht Vucic e di mire qe rruga me e mire per te kapercyer pragun drejte BE dhe nderkohe te evitoje pengesat e nacionalizmit serb eshte rruga e terthorte e njohjes se Kosoves.Pune e tij,ne shikojme interesat tona.

  23. kristi says:

    Te rrojne titujt se per mendte, harroje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje