“ABC”-ja e “Minishengenit Ballkanik” dhe loja e strucit e liderëve të Kosovës!

26 Dhjetor 2019, 14:19Blog TEMA

Nga Alfred Peza

Për ti vënë kapakun një debati absurd rreth “Minishengenit Ballkanik”, të shpërthyer në hapësirat shqiptare të komunikimit në Ballkan, të gjithë atyre që e donin këtë radhë armik të Kosovës, Edi Rama u shkroi vetë një letër. Ajo që u kuptua nga të gjithë ata që duan të shohin e të dëgjojnë, ishte se kjo luftë e pisët, e ka burimin në Shqipëri. Kundërshtarët kryesore të Kryeministrit Edi Rama, e sponsorizuan këtë fushatë, me ndihmën e mediave dhe miqve të tyre në Prishtinë.

Si sebep për të gjithën këtë, shërbeu prania e Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç në Tiranë, në kuadër të takimit të liderëve të rajonit për “Minishengenin Ballkanik”. Takimet e këtij formati ishin zhvilluar më parë edhe në Novi Sad dhe Ohër, por askush nuk kishte thënë asnjë fjalë. Sikundër kjo nismë nuk është as e sotme dhe nuk ka lindur as në Beograd e as në Tiranë.

Ndërkohë që ky teatër absurd luhej para syve të gjithë shqiptarëve, i vetmi që tentoi për të ndalur benzinën që po i hidhej zjarrit, ishte Albin Kurti. Të tjerët, duke nisur nga ish Kryeministrat Hashim Thaçi, Isa Mustafa, ish presidenti Fatmir Sejdiu dhe ish ministrat e Jashtëm që kanë qenë protagonist të dorës së parë në këtë histori, heshtën. Janë të mirëkuptuar deri në një farë pike, sepse kanë shumë halle personale këto ditë, duke qenë se nuk po e krijojnë dot qeverinë e re të Kosovës!

Pasi bëri lojën e tij, Ramush Haradinaj më në fund foli në Prishtinë: “Krejt shqiptarët, pavarësisht feve, krahinave, partive politike, jemi vëllezër e motra. Ne jemi një. Por, për interesa nacionale nuk kam qare pa u pozicionuar. Dhe kur pozicionohem nuk e bëj për inat të njërit apo për hatër të njërit… U kërkojmë falje të gjithë shqiptarëve që i mërzisim tash me këtë gjuhë që përdoret”.

Përtej kësaj loje politike ku Edi Rama u duhej këtë radhë armik i Kosovës, në mënyrë telegrafike për të gjithë ata që realisht duan të dijnë disa gjëra të thjeshta rreth idesë së “Minishengenit Ballkanik”, po mundohem ti rreshtoj hapat që janë hedhur, për jetësimin e saj.

Në gusht të vitit 2014, Angela Merkel lançoi nismën diplomatike të njohur si “Procesi i Berlinit”. Aty u artikulua për herë të parë ideja që synon të jetësojë në 6 shtetet e rajonit tonë, 4 liritë thelbësore europiane: Lirinë e lëvizjes, mallrave, sherbimeve dhe kapitaleve. Qëllimi sipas Kancelares gjermane ishte “forcimi i bashkëpunimit rajonal si një instrument efikas për impulse të reja, në procesin e integrimit të Ballkanit Perendimor, në Bashkimin Europian”.

Për jetësimin e kësaj ideje, u zhvilluan samitet e niveleve të larta në Vjenë dhe Paris. Derisa në korrik të vitit 2017, në Trieste të Italisë u mblodhën Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe udhëheqësit e Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Bosnje e Hercegovinës. Të pranishëm ishin edhe Kancelarja Merkel dhe Presidenti Makron, udhëheqës të shteteve të tjera të BE dhe zyrtarët më të lartë të Brukselit.

Takimi u mbyll me arritjen e një marrëveshjeje për krijimin e “Zonës Ekonomike Rajonale” dhe me nënshkrimin e një plani veprimi për rajonin e Ballkanit Perëndimor. “Zëri i Amerikës” raportonte se “partnerët e Ballkanit Perëndimor ranë dakord mbi një plan veprimi për të zhvilluar një “Zonë Ekonomike Rajonale” me qëllim të rrisë tërheqjen në rajon të investimeve si dhe për të gjeneruar vende të reja pune.”

Pas kësaj, “Zona Ekonomike Rajonale” u quajt “Minishengen Ballkanik”, një term i huzuar mbi një dekadë përpara, kur kjo iniciativë ishte nisur fillimisht me këtë emër nga Presidenti i atëhershëm i Kosovës, Fatmir Sejdiu. Më pas gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike në Shqipëri (2005-2013), u ndërmorën nisma dhe takime konkrete për ta jetësuar këtë projekt, me bekimin e Kryeministrit Sali Berisha dhe me pjesëmarrjen e Presidentit të atëhershëm të Republikës, Bamir Topi.

Fillimisht kur Kosova kërkonte “Shengenin Ballkanik”, nuk donte Serbia. Tani që Serbia është përfshirë në kuadër të Procesit të Berlinit, Kosova refuzon të përfshihet… për momentin. Pas takimit të fundit në Tiranë, liderët e 4 vendeve të Ballkanit Perendimor që morën pjesë, thanë se “Minishengeni Ballkanik” është një “Berlin Plus”. Që do të thotë se integrimi i 6 vendeve të rajonit, nuk e përjashton procesin strategjik të integrimit të Ballkanit Perendimor në Bashkimin Europiam. Përkundrazi.

Kur Kosova të kalojë krizën aktuale politike të krijuar pas dorëheqjes së Kryeministrit Ramush Haradinaj dhe të ketë qeverinë e saj të re, në takimet e tjera të liderëve të rajonit, edhe udhehqësit e saj do të ulen në tryezën e “Minishengenit Ballkanik”, ashtu siç janë ulur edhe më parë. Deri atëherë edhe hallet e sotme të liderëve në Shqipëri, që e sponsorizuan këtë fushatë për ta shpallur Edi Ramën armikun e Kosovës, do të kenë marë drejtimin e tyre. Deri atëherë, furtuna e këtyre ditëve do jetë harruar. Sepse të gjithë me siguri do të jenë të zënë me shpalljen e armikut të radhës!

8 komente në ““ABC”-ja e “Minishengenit Ballkanik” dhe loja e strucit e liderëve të Kosovës!”

  1. pyetje says:

    Kush e gjen, ku ndryshon Alfred Peza nga Frrok Cupi?

    1. xxxx says:

      Ndoshta nga mamaja jote?

    2. Harvard says:

      I NJAJTI MAJMUNSKI…
      =
      STRUCI
      LIDER
      ALFREDI

      gelltiti dikur nje corbe te prishur dhe volli tan jeten….
      =
      plenat arnaute i jane perveshur turqve te kosoves…pa lejen e erdoganit?

  2. kosova says:

    Me fjalen struc i ke thene te gjitha. U kuptua dhe nga zhvillimet e sotme ne kosove se ca loje luhet atje.

  3. tropoja 11iuy7 says:

    o alfred miliardieria nuk i ke mbyll çeshtjet e pasurise akoma? qe del e bon lepiresin e ranes,edvinit i duhej ky minishengen me minimizue gabimet dhe pa aftesine e tij qeverisese sidomos persa i perket termetit katastrofil eshe politik te edvin kusarit bashke me banden e tij kurva

    1. Kalec Dega says:

      bravo Tropojan, shume e vertete..

  4. Analisti amator says:

    Minishengeni edhte nje hic, ne krahasim me qellimet tona te bashkimit kombetar. Bashkimi kombetar u sabotua keq qe ne lindje nga Hajredinaj. Per inate personale kunder Thacit, ai sabotoi bisedimet midis Thacit dhe Vucicit, mbeshtetur nga Amerika dhe Rusia, por edhe nga Evropa formalisht. Ne Shqiperi “Shqiperia e Madhe” u sabotua nga Sala dhe Iliri vetem e vetem per inat te Amerikes qe i kishte vene atyre kembet ne nje kepuce…Nejse, ne keto kushte kur patriotizmi shqiptar ka devalvuar ne llafe, nuk eshte me ne mode te flitet per planet qe kane firmen e Amerikes dhe te Rusise. Sot eshte ne mode patriotizmi qe ka firmen Gjermane. Minishengeni eshte produkt i fshehjes se te vertetes apsolute qe Gjermania dhe Franca nuk duan as Shqiperine e Madhe” dhe as “Serbine e Madhe”, sepse ato jane ne interes te Amerikes, respektivisht te Rusise. Ata e duan Evropen per vehte dhe per kete eshte per tu shtrenguar doren. Fatkeqesia jone eshte se patriotizmi shqiptar sot nuk kuptohet si nocion intelektual, por si pasaporte per prosperitet personal.
    Hajredinaj qe ishte aq trim ne lufte eshte trembur aq shume ne paqe se mos perfundon ne Hage dhe per kete eshte gati te bej gjithcka ci thote Merkel. Ai e ka haruar Ameriken njelloj si Sala dhe Iliri. Fatkeqesia e tij eshte se ate e ka harruar Merkeli. Ajo e shfrytezoi ne luften e saj kunder Amerikes dhe e hodhi ne plehra, si limon te shtrydhur.
    Hashimi me keq se Hajredinaj, vertetoi qe edhe ai nuk ka nje strukture reale te patriotizmit. Mbasi Hajredinaj dhe Evropa ja shkateruan planet, ai nderoi pllake dhe tashme eshte bere njelloj si Hajredinaj. Ka shpallur armik Ramen dhe nuk flet me per bashkimin kombetar. Ai hiqet sikur asnjehere nuk ka biseduar me Vuciqin per shkembime territoresh. Kjo tregon se edhe ai nuk ka mendim personal per zgjidhjen. Thjeshte edhe ai e shfrytezon patriotizmin si pasaporte per karire personale.
    Ne te vertete te dy keta udheheqes prej Kosove, po te ishin patriote te vertete, duhej te ishin terhequr nga skena politike me kohe…
    Rama eshte me konsekuenti ne kete mes. Ai po parashtron teorine e “Shqiperise se Madhe” si faze perfundimtare e Minishengenit. Edhe ky po genjen. Minishengeni eshte nje hic. Eshte thjeshte nje manover demagogjike e Evropes per te vene ne sherr shqiptaret. Ne momentin qe udheheqesit tane i kane kethyer kurrizin Amerikes dhe luajne me politiken evropiane e cila historikisht e trajton Shqiperine si pengese kunder lindjes, ne jemi transformuar ne nje shtet idjotesh, ku politikanet tane nuk kane mendimet e tyre. Trimerine me te madhe e tregojne kur thone ndonje fjale kunder Frances dhe hiqen sikur nuk kuptojne se politika e Frances eshte politike e Gjermanise per te mos na qasur ne Evrope. Destinacioni yne per ta eshte te jemi thjeshte ” nocion gjeografik” qe ata na aktivizojne per interesat e tyre sa here qe kane nevoje.
    Ne kete kontekst edhe Minishengeni eshte luga boshe qe ata ofrojne per ne. Per cudi Rama po ngopet me luge boshe,ndersa Hajredinaj dhe Thaci nuk e hane, sepse ajo eshte e mbushur me helmin Serb. Eshte thjeshte nje luge boshe o te mjere….

  5. Feniks says:

    Ja nje kalemxhi oborri,ky Peza tepke si ish kolegu i tij oficer Nishani,do te hiqet si studiues,historian apo kushe di cfare,por vetem i drejte jo!
    Na derdellit per mareveshjen e 2014 kur ishin te tjera kushte,kur Serbia nuk ishte kaq agresive ndaj Kosoves si tani!
    Pse i duhej Rames ky Minishengeni tani,kur mijra shqiptareve u ka ikur shtepia per lesh dhe nuk dine ku do futin koken?
    Pse i duhej Rames Minishengeni tani kur ai nuk kerkoi transparence per qellimet dhe detajet e tij!
    Pse i duhej tani Rames kjo zallamahi,kur pervec halleve te medha politike dhe ekonomike qe ka Shqiperia,Kosova eshte akoma pa qeveri?
    Pse kaq ngutje e madhe kur gjysma e shteteve te Ballkanit perendimor nuk jane pjesemarres?
    Kosova vertet ka nevoje per maredhenie normale me te gjithe fqinjet,por mbi te gjitha me Serbine ka probleme shume me te medha se qarkullimi i lire i mallrave!
    Minishengeni i duhet Serbise vetem,qe te nxjerre jashte loje taksen e vene nga Kosova mbi mallrat serbe dhe ne kete drejtim Vucicin e ka ndihmuar edhe TRADHETIA e Rames,qe nuk beri te mundur bashkerendimin me Kosoven,qe nga kjo taksa mbi mallrat serbe te perfitonte Shqiperia duke rritur edhe pavaresine ekonomike te saj ndaj Serbise!
    Por Rama vuri takse per kamionat kosovare prej 45 euro dhe per veturat 5 euro,kur duhet te mos e vinte kete takse!
    Kjo eshte TRADHETIA e Rames ndaj Kosoves si sherbetor i Serbise!
    Rama eshte antishqiptar dhe ka marre perbuzjen e te gjithe shqiptareve te ndershem e patriote!
    Reagimi i tij i eger dje vertetoi se ai eshte terrorizuar nga qe i doli boja perfundimisht si armik i kombit shqiptar!
    Ate qe beri Berisha duke furnizuar tanket e Milloshevicit me nafte duke thyer embargon nderkombetare,ate po ben edhe Rama qe do te detyroje Kosoven te heqe indirekt taksen e mallrave serbe me gjoja Minishengenin mashtrues!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje