Nga Lorenc Vangjeli
Një gur më shumë apo një gur më pak mbi kokën e Edi Ramës as shton dhe as pakëson gjë. Njëlloj siç nuk bie fare në sy një njollë boje më shumë në kostumin e bojaxhiut. Sepse hedhja e gurëve, bojës e baltës mbi kryeministrin shqiptar, prej kohësh është shndërruar në sport kombëtar.
I vënë nën akuzë se ka blerë gjithë median dhe se po kërkon të verë nën kontroll edhe rrjetet sociale, Rama sot është absolutisht kryeministri më i sulmuar i historisë së pluralizmit shqiptar. Nuk ka emision mbrëmjeje apo mëngjezi, nuk ka gazetar të vjetër apo të ri, të angazhuar si Saliu apo të pavarur si litari në qafën e të varurit, portalist, blogist, facebookist, instagramist apo edhe analfabet funksional, që nuk kruan duart për t’i hedhur Ramës duar urrejtjeje në fyt apo mallkime pleqsh mbi kokë. Ky është një korr me shumë solistë, një korr edhe dramatik, edhe histerik, edhe i vërtetë, edhe i rremë, por që shumë shpesh bëhet aq komik sa vret edhe vetë të qeshurën me hiperbolën, me ekstremizmin dhe vështrimin bardh e zi.
Si rregull, për kryeministrat nuk duhet të ketë brohori, sa kohë që qeverisjet janë gjithmonë problemi që duhet zgjidhur. Kryeministër ka qenë edhe Sali Berisha, por ndryshe nga Rama sot, sherret me Berishën, sa më shumë shkonte drejt perëndimit të pushtetit, aq më shumë kishin nisur të kufizoheshin në një grusht gjithmonë e më të vogël gazetarësh që e kundërshtonin duke e rritur në mënyrë eksponenciale numrin e atyre që e rrethonin si grushti gishtin për ta mbrojtur. Në korrin e madh pro Berishës së dikurshëm ishte një laryshi tipash e karakteresh, që nga ata që e besonin sinqerisht e deri tek ata që e përdornin e përdoreshin sinqerisht e reciprokisht prej tij. Si çiftet e hapura: secili në ahengun e tij, por bashkë në darkë për hir të interesave të përbashkëta! Për statistikë, në pranverën e 2013-ës, në epilog të pushtetit të tij, kritikët e Saliut në media numëroheshin me gishtat e një dore marangozi të pafat, që i kishte lënë ca të tillë gjatë punës me sharrë.
Me Ramën është ndryshe. I ardhur në politikë nga media, me mendjen top se edhe si gazetar e analist vlen më shumë se zanatçinjtë e fushës, Rama hyn gjithë arrogancë në një fushë që nuk i përket e në një pushtet të ndryshëm nga pushteti për të cilin ai është votuar. Media e ka për detyrim që ta ketë subjekt pushtetin e Ramës, kurse Rama e konsideron si ushtrim të dorës së parë të pushtetit të tij që të meret me median.
Njëlloj si Trump që e relativizion median kritike jo duke u shpjeguar, por duke e sulmuar, edhe Rama me historitë me kazanë e kadrinj, bën ekzaktësisht të njëjtën gjë. Qoftë dhe vetëm për këtë arsye, shumë nga sulmet që i bëhen, Rama i meriton deri në skaj. Ky Tom Sojer atipik i politikës, bën që tek ai asnjë shuplakë të mos vejë dëm: me shumë gjasë ai ka bërë ndërkohë diçka që ja vlen një shuplakë publike. Madje edhe kur ajo vjen nga njerëz që në jetën e tyre kanë pasur si ndërlikim të vetëm marëdhënien me tualetin.
Me zgjedhjen e tij dhe në strategjinë e tij të komunikimit, kryeministri Rama ka zgjedhur të sillet si një personazh dramatik dhe shumë i keqkuptuar i Tiranës së viteve 70-të, Shaban Qosja. Edhe kur nuk e kanë mendjen tek ai, vetë Rama hedh gurë, tallet, fyen, bën batuta të lodhura, provokon, ngacmon, ofendon çdo gjë e gjithëkënd, mjaft që të risillet në qendër të vëmendjes. Shabani i dikurshëm ishte një njeri që në përmbajtje vlente shumë më tepër se shumica dërmuese e ngacmuesve të tij dhe ishte e kuptueshme që ai do t’u përgjigjej atyre, kurse Rama i sotëm është kryeministri që duhet të përgjigjet me punë dhe jo me replica. Në të kundërt, ai shpenzon një kohë të gjatë si adoleshent në sherre Facebook-u, shpesh duke harruar se është në zyrën e tij për të qeverisur. Se ai është qerramarës i përkohshëm i pushtetit dhe nuk është religjion për t’u diskutuar, për t’u besuar a refuzuar nga ndjekësit dhe përndjekësit e tij.
Debati absurd i ditëve të fundit për marëveshjen e “Mini Shengenit” është rasti tipik për të kuptuar absurditetin e sherrit publik në hapësirën shqiptare. Nga Tiranë në Prishtinë dhe anasjelltas.
Ky debat dëshmon dhe njëherë mekanizmin qesharak të gjykimit bardh e zi për formën dhe injorimin e përmbajtjes, cektësinë e padurueshme të arbitrave gjithashtu publikë, që e hypin veten në ca piedestalë urtësie e morali dhe që andej shesin moral e urtësi për gjithkënd. Pikërisht ky mekanizëm kritik, në vend ta dëmtojë, e ndihmon Edi Ramën. Në vend ta gjykojë e amniston. Në vend ta qortojë, e vë atë vetë në një piedestal të pamerituar.
Kush e quan sot Edi Ramën tradhëtar të kombit, shitës të Kosovës, i blerë nga Serbia, kryebaron i drogës në Evropë apo kush mbledh aritmetikisht zërat e buxhetit dhe thotë se ato janë të gjitha para që i vjedh Edi Rama me dhjetë oligarkët e tij, i bën kryeministrit shërbimin më të madh. E shfajëson nga të gjitha këto akuza, i rrëzon dhe i çmonton, edhe kur ato kanë një thelb racional. Marrëzitë e ditëve të fundit se Rama po ringjall fantazmën e Jugosllavisë, se po i fut thikë mbas shpine Kosovës e lloj – lloj gomarllëqesh të tjera që kanë hipur në kalin e patriotizmit, shkaktojnë së paku konfuzion dhe bëhen sërish ujë për mullirin e Ramës.
Duke folur për idiotësi të tilla, njëlloj si në zgjedhjet e 2017-ës kur i mundi të gjithë vetëm me batuta, Rama nuk ka pse të flasë për qeverisjen e tij, për punët e pabëra apo të bëra keq, për tërmetin, për investimet e realizimet dhe për çdo gjë që lidhet me qeverisjen e vendit. Atij nuk i duhet as të shpjegojë Mini Shengenin dhe as të kërkojë ndjesë për mëkatin e të fyerit të politikanëve të Kosovës nga vendi më i papërshtatshëm për ta bërë një gjë të tillë dhe në prani të njerëzve që mendojnë njëlloj si ai, por në gjuhë tjetër.
Për fat të keq, këtë herë si për herë, më shumë për mëkat të kritikëve se për meritë të vetes, Rama ja doli ta orientojë debatin aty ku i intereson dhe siç i intereson. Kryeministri i rreshtoi shumicën e kritikëve të tij iracionalë në të njëjtën llogore me il Ricordo Gjuzin dhe aty do t’i mundë sërish me mjetet e opozitës së re parlamentare; duke përqeshur kundërshtarët dhe duke rivlerësuar aksiomën e hershme: “Më mirë një armik i mençur se një mik budalla!” Rama sot ka të drejtë të mendojë se nuk ka fat më të madh në politikë që në mungesë të miqve, ta kesh armikun budalla!
kot je lodhur me nje carcaf mbi arsyet apo urrejtien, urrejtesit e E.Rames,keta njethundrake mbajne vec nje identitet: MUSLIMON BROTHERS! eshte urrejtia patologjike kshq varu kkkkkkkkkk……………..
Edi Rama esht vete nje idiot e halabak , qe te vjen per te dhjere kur e degjon te flasi , se te fyen intelektin e koqeve me genjeshtrat e tij prej dobici
ha ha ha Fantastike Vangjeli. Nje analize perfekte.
Thank you so much, se me kenaqe dhe me solle ne humor.
Zotrote ne c’raport je me Edvinin?!….
Ne gjirin e shqipfolesve ka shume shpellare te cilet fale teknollogjise se komunikimt jane bere publik. Dhe jane keta me idiotesite e tyre qe mbysin edhe ate kritike te shendetshme.
Gjeni ndryshimin mes shkrimit te Vangjelit dhe ketij tek tesheshi. com
O Vangjeli ka kopjuar shkrimin tesheshi. com ose anasjelltas.
http://www.gazetatema.net/2019/12/24/noli-konica-e-zogu-rama-tjeter-ta-sulmosh-dhe-tjeter-ta-sfidosh/#comment-5093344
Lenco, nuk ka elegji apo apologji sado e kamufluar nga ty, Mero, minxhozi apo te tjere sumlepirsa qe ta justifikoje Ramen dhe sjelljen e tij dinake ne kurriz te kosoves dhe interesave te saj
Ti je nga ajo rraca e “intelektuhaleve” qe e konsideroni veten superior ndaj mases se shqiptareve, qe e konsideroni veten ajka e inteligjences dhe popullin si nje mase llumi qe duhet mbajtur ne dizinformim e injorance sepse ashtu manipulohet me kollaj, por harroni qe masa ka ndergjegje, qe vjen dita qe syte hapen e mendja ndricohet dhe ath nuk ka breke hekuri te ta mbrojne sumen.
Asnje politikani shqiptar nuk i plas se cfare mendojne shqiptaret e shqiperise per ta, sepse e kane te sigurte voten, ate te bleren e te vjedhuren, por ne lidhje me kosoven politikanet shqiptare jane shume te ndjeshem qe te kene nje imazh te mire mes shqiptareve te kosoves, mes popullit kosovar, Berishes nuk i dhimbte shume urrejtja nga shqiptaret e shqiperise, atij i dhimbte me shume humbja e respektit ne kosove, po ashtu edhe Rames SuperGafa politike se si e trajtoi levizjen e microshengenit dhe deklaratat e papergjegjeshme ndaj liderve kosovare, apo edhe moshapja goje ndaj mohimit te krimeve ne kosove prej Vucic i krijoi nje problem te madh ne kosove, respekti ndaj tij ka shkuar ne pikiate te pandalshme. A e beri Rama kete gafe me kosoven sepse mendoi se mund te kishte serish pas vetes Hashim Thacin, ndoshta por fakti tregoi qe Thaci nuk shkoi me pas grepit te Rames por iu bashkua faktorit politik kosovar ne kete qendrim unik ndaj levizjes rama-vucic. Pra Thaci ne menyre te drejteperdrejte i tregoi Rames se si behen punet mes vellezerish te nje gjaku, shqiptari duhet te mbeshtesi ne rradhe te pare shqiptarin, vellai e ndan me vellain cdo problem apo ide e pasi te jene sheshuar problemet mund te shkojme tek komshiu, e jo anasjelltas.
Mos harrojme qe Rama eshte akoma nje amator ne krye te shtetit qe po meson hap pas hapi se si behesh politikan, ndersa Vucic-Daciv jane dy ujq te vjeter te kohes se Sllobos, jane te brumosur, rritur, edukuar ne politike qe ne moshe te re me profesore profesioniste e me eksperienca te medha. Pra kemi nje cerek basketbollist, gjysem piktor me probleme ne menaxhimin e nervave perballe nje serbi profesionist gjakftohte, superior ne zanat dhe i sigurte ne vetvete. Dhe ky yni amator ne politike me hobi basketbollin dhe gjysem profesion pikturen ka guximin te mos pyesi, te mos marri mendim, te mos diskutoje me profesiniste te politikes, te sociologjise, filozofise, ekonomise, mbi nje ceshtje kaq te rendesishme.
Dhe e fundit por jo nga rendesia, ore ai pyeti kush shqiptaret e shqiperise a e duan kete microshengen politik dhe ekonomik ne ballkan, a i shpjegoi njeri shqiptareve se kush eshte drafti dhe cilat jane humbjet dhe cfare fitojme nga kjo? Pyetje retorie kjo, po te analizojme menyren sesi u vendos taksa e rruges kukesit.
Miku i armikut tim asht armik i imi.
Dhjetorin e kaluar opozita shpresoj te vinte ne pushtet nepermjet studenteve, deshtoj,dorezoj mandatet dhe filloj dhunen, deshtoj ne menyre spectakolare, bojkotoj zgjedhjet, perseri deshtoj,tani ka hedhur ne sulm krahun kosovar, dikur keta vinin per te vjedhur votat ne favor te Saliut,por perseri do te deshtojne me turp.Ketu nuk eshte Minishengeni problemi, se keta jane takuar me qindra here me serbet, bile kane bere dhe mareveshje te demshme per Kosoven,por largimi i Rames nga pushtet. Sot per turpin e saj ketij kori ju bashkua dhe Akedemia e Kosoves,kryetari i se ciles Mehmet Kraja e ka sulmuar ne menyre konstante Edi Ramen ne gjithe vitet e tij si kryeminister. Duket qart se klani Meta-Sali me klanin e LDK-es ne Kosove dhe lopcarin Haradinaj jane mobilizuar per te rrezuar Edi Ramen, kryeministrin e Shqiperise. Perfundimi dihet, do ja rruajne mbare e mbrapsht, se shqiptaret nuk mud te drejtohen akoma nga nje hajdut si Ilir Meta, dhe nje kriminel si Saliu.
E Rama Bam e Lencka ham…
O Vangjeli, sherbetore si ty ka pase plote ne kohen e Enverit. Te gjithe nje turi kini. Nuk qenka e kollajte te lindet NJERIU.
Po te kujtoj me te thjeshtem : Historikisht i kemi rene ne ne qafe serbeve apo na kane masakruar ata ?
Ne se duhet filluar nje rruge e re, a nuk eshte me mire ta pleqerojne kryeministrat, partite, Kuvendet, Akademite ?
Vetem injorantet i dine te gjith se dine shume pak.
Me kete tufe gazetaresh e analistesh idjote qe
Kaperdisen e mendojne se bejne opozite me budalleqe. Ka te drejte Rama qe tallet me kete
nivel gazetarie e analize qe bejne.
Si te mos mjaftoje idjotet ketu vije edhe ca idjote gazetaresh e analistesh nga Kosova e te gjithe
bashke marrin poza patriotesh pa arritur te thone asgje te vlefshme per temat qe diskutojne.
Ke shume te drejte Lenco, kur je idiot si Rama kerkush nuk te ben mik, bile edhe armiqte e tu jane idiotet qe kerkojne te te zevendsojne, se ne nje vend si Shqiperia me popullin krenar jane pikerisht idiotet qe bejne hajer. Te mencurit e kane lene me kohe ate vend.
Shqiptar anonime qe akoma ju ka mbetur ora tek revolucioni kulturor kinez e fleterrufete anonime te inicuar nga kjo teori aziatike.
Perderisa nuk jeni te zotet te shkruani me emrin tuaj mos e merrni mundimin kot se cfardo qe te shkruani nuk ka asnje vlere. Kur shkruani mbas anonimit atehere ka dy probleme ose shkrimi eshte totalisht rrene, mashtrim ose shpifje ose regjimi eshte diktature,
Kete vetem ju mundet ta percaktoni kete.
Ne te dyja rastet Shqiperia nuk ka te ardhme . Lirine dhe demokracine e gezojne ata popuj qe luftojne qe ta kene.
Ju falnderoj per mirkuptimin e te gjitheve
Ajet Delaj
Lorenci eshtë një gazetar i talentuar,por dukshëm,shumë i afishuar MAJTAS.Aqsa,edhe kur flet,mënjanohet po majtas.
Duke u nisur nga parimi që;”lepurit,thuaji frikacak,por shpejtësinë mis ia mohò”,Tek Rana
Gjenë 99 arësye per ta kritikuar,por për një gjë s’ia há qenu,shkopin.:Ai eshtë “mjeshtër i batutave shpotitëse”
Hudhja e gureve,bojes e baltes mbi
Kryeministrin e shqiptareve eshte bere sport kazani,
jo sport kombetar , o Lorenc.
Perbashkimi i kazanit,nga te dy anet e kufirit,eshte kredenciali me
i fuqishem per mbrothesine e udhes se duhur
te zhvillimit ne Shqiperine tone,,,,ashtu sikurse afrimi i ores
se ngordhjes se sojit te antishqiptareve te perbetuar,te kurdisur nga e njejta dore.
Tung,Lenco.
o LORA, ti je nga te paktit qe kane ngelur jashte kazanit dhe vazhdon ti lepishesh atij qe e shpiku kazanin Vazhdo te lehesh edhe per pak kohe, pastaj ndrysho nickun e lepiju atij debilit tjeter, qe detyrimisht do te vije pas ketij debilit qe kemi tashti. Do Zoti ai debili i ri nuk vesh brekushe dhe atlete.
Po o torrollake, po ti ia fut me furce bojen Rames nuk ia hedh me kove.
Ma legen gazetar nuk kam pare ,e dim qe je legen i legenit por trego pak dinjitet .