Absurdi- i përbotshëm. Shiko çfarë po provon Trump?!

24 Dhjetor 2019, 11:56Blog TEMA

Nga Frrok Çupi

Presidenti Donald Trump i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është kthyer në presidentin më të sulmuar dhe njëkohësisht më të suksesshëm të botës. Është më i sulmuari sepse është më i suksesshmi.

Me Trump tani Amerika po ndjehet ‘Great’, amerikanët të punësuar dhe dy herë më të pasur; dhe, bota më e paqtëtuar e pa idiotësirat e llojit ‘pranverë arabe’. Kjo është vepra ‘ e sulmueshme e Donald Trump.

Tani ai ndodhet para një nisme për ‘shkarkim’, e hartuar nga fajtorët e mëdhenj të Amerikës e të botës, por që edhe kjo iniciativë po dështon brenda përbrenda vetes. Si të gjitha mëkatet që vdesin në kurmin ku lindin.

Po kush e sulmon Donald Trump, presidentin që erdhi para tre vjetësh nga jashtë politikës ‘korrekte’, nga jashtë kastave dhe i përshtatur me interesat e popujve.

I pari që sulmon është Joe Biden. Madje për ‘arsye’ të tij dhe korrupsionit të të bijve në Ukrainë, u inicia nga Demokratët e majtë liberalë, gjithë iniciativa për impeachment.

Por Joe Boden, ish zëvendëspresident,  ka qenë në pushtet për 44 vjet; tani sulmon Donald Trump se ‘prej tij i ka ardhur e keqja Amerikës’.. Trump ka vetëm 3 vjet që ka ardhur.

E sulmon Chuck Schumer, senator Demokrat i Nju Jorkut. Schumer  ka qenë në pushtet për 38 vjet pa ndarë; parulla e tij se ‘të gjitha dobësitë e Amerikës’ rëndojnë mbi Trump duket një e pavërtetë e lindur vdekur. Trump ka vetëm 3 vjet që ndodhet në pushtet.

E sulmon Nancy Pelosi, të cilën Trump po e thërret ‘Nervous Nancy’. Nancy është politikane Demokrate, kryetare e Dhomës Demokrate të Përfaqësuesve- zgjedhur në janar 2019. Por që në vitin 1987, ajo zgjidhet në Kongresin Amerikan. Ka qenë në pushtet për 32 vjet. Sipas saj Trump është fajtori për gjithçka ‘e keqe’ që ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara.

Maxine Waters, lindur në vitin 1938, për 28 vjet në pushtet sa në pushtetin e shtetit të Kalifornisë aq edhe në Dhomën e Përfaqësuesve.

Edhe vetë Hillary ka 23 vjet në pushtet…

Ata të gjithë fajësojnë për të gjitha problemet që ka Amerika Donald Trump që ndodhet në pushtet prej 3 vjetësh. Absurdi është i përbotshëm…

A nuk ndodh kështu me kastën tonë sunduese prej tre dekada, e njëjta gjë? A nuk i shikoni që pasi e bënë Shqipërisë kështu siç është, i tregojnë njerëzisë, me gisht, ndërtimet që bënë vetë dhe që i shkatërroi tërmeti… A nuk e tregojnë krimin me gisht?  Edhe Drejtësinë e ‘plepave’ e tregojnë si vepër të tjetërkujt…

I përbotshëm qenka mashtrimi, absurdi, i pafytyri

17 komente në “Absurdi- i përbotshëm. Shiko çfarë po provon Trump?!”

  1. MARTIN says:

    KY NUK E NJEH AMERIKEN.

    1. Vlora1912 says:

      Kete lloj gjuhe nuk e ndesh as tek Braitbart News dhe as tek Fox!!!
      Ky njeri, Frrochk Kachupi, qe dikur Adhuronte Saleh Birrishen dhe sot kete autokratin tjeter, eshte kaq i Pavertet ne ato qe shkruan sa……nuk e merr dot inat!!!!
      ………
      Me keto qe shkruan Ky Mavri, vetem mund te qeshesh.
      Eshte i pavertet dhe i genjeshtert ne cdo fjal te shkrimit te vet.

      A thua ta ket nga qe nuk e di se cndodh ne Amerik?

      Jo….nuk besoj,
      Eshte nga ata meshkuj qe adhuron te *fortet e degraduar….I pelqen ta rrahin si qen , se vetem ashtu te lepihet dhe me keq.
      …….
      Autori kachup i ketij shkrimi karagjoz nuk ka asnje faj.
      Faj ka Publikuesi i TemA qe lejon botimin e ketij shkrimi kaq te pavertet…..
      Megjithse e verteta ka kohe qe eshte zhdukur nga Mediat Shqiptare!

    2. Palispi says:

      Frrok Cupi je sahanlepires i Rames,pasi ishje me pare bythe lepires i Berishes e Bashes!
      Nuk ka asnje lidhje me shkarkimin e Trump-it dhe kritikat ndaj Rames!
      Bile te krahasosh Ramen me Trump eshte idiotesi!
      Krahasoje te pakten me ndonje komandant fisi Zulu ne Afrike qe popullin e kane lene akoma me rripa kashte qe mbulojne veglat hajdede!
      Rama eshte nje aventurier,se ka zhgenjyer nje popull te tere se do rindertonte vendin,do ngrinte mireqenien etj,por beri te kunderten e gjithckaje aq sa qindra mijra shqiptare moren arratine ne 7 vitet e sundimit te tij!
      Jam socialist,por kurre nuk votoj per PS-ne sa te jete Rama aty kryetar!
      Per mua ai e ka rrenuar PS-ne se ka perfituar nga idiotesia e elektoratit socialist te shnderruar ne rilindas tru shkulur!

  2. ertv says:

    I pafytyri !??
    A ka me te pafytyre , e pa surrat se FRROK ÇUPI !?

  3. Pyka says:

    Kèto probleme dhe artikuj….i duhen gjithkujt…te lumtë Frrok….je i madh…..

    1. Star says:

      Duke marre ne teresi shkrimin ,duket se cfare shkruan Frroku me shume ka te verteta se genjeshtra. Per ceshtjen e Trampit ka100%te drejte. Tramp po lufton realisht me te gjithe llumin e mbledhur tek demokratet ne Amerike. Shto ketu edhe mediat me ne krye CNN ,nje stacion televiziv teper negativ ,me e pakta qe mund ti thuhet. Nuk flet per asnje merite te presidences Tramp, sa edhe stacione shume prestigjize si Fox News ja kan vene ne dukje. Tramp po lufton me te gjithe zhulin dhe vulgun tek Partia Demokrate, qe perkrah gjithe llumin ne shoqerine amerikane. Demokratet kane miratuar dy akuza kunder Trampit,ne dhomen e ulet aty ku ato kane shumicen. Dhe per ta bere te mundur shkarkimin kerkohet miratim me 2/3 ne senat aty ku republikanet kane kontrollin. Dhe maskaralleku i demokrateve qendron ne ate se ato duan te vendosin rregullat e tyre per gjera qe jane te rregulluara ne kushtetute me kohe. Dhe nuk i dergojne ne senat “gjetjet”e tyre,por duhet te sigurohen me pare per shkarkimin. Keto jane demokratet e sotem ne Amerike qe jane kunder familjes dhe moralit njerezor,dhe duan te vendosin ekonomine socialiste ne vendin simbol te kapitalizmit boteror. I themi keto sepse i ndeshim keto probleme perdite ketu ku jetojme ,tek fushata per president mbrenda demokrateve.

  4. Ed says:

    Ti me kete shkrim del me karr se karri Trump!!!!

  5. Klimax says:

    Cfare shkruan more idiot??!! Ja dhe nje shqiptaruq qe na “analizon” politiken amerikane dhe me te “suksesshmin” e botes, Trump!!!!!! Shkruan sikur ky na qenka “shpetimtari” i SHBA-se nga “armiqte” e saj, nga demokratet, gazetaret, meksikanet, njerezit me ngjyre, myslimanet, mbrojtesit e te drejtave te njeriut, mbrojtesit e lirise amerikane, te kushtetutes se saj, ambjentalistet, mbrojtesit e tregut te lire, europianet, feministet, ………
    Si keshtu? Trump e beri Ameriken per tre vjet te ndjehet “Great”???!!! Kaq vite qe flitej per “endrren amerikane”, per zhvillimin amerikan, forcen e saj, pasurine e saj, lirine dhe demokracine e saj, unitetin e saj, mos ishte “Fejk”? Me siguri edhe kete Trump e zbuloi!!!
    Sharlatan!

  6. Vlora1912 says:

    Kete lloj gjuhe nuk e ndesh as tek Braitbart News dhe as tek Fox!!!
    Ky njeri, Frrochk Kachupi, qe dikur Adhuronte Saleh Birrishen dhe sot kete autokratin tjeter, eshte kaq i Pavertet ne ato qe shkruan sa……nuk e merr dot inat!!!!
    ………
    Me keto qe shkruan Ky Mavri, vetem mund te qeshesh.
    Eshte i pavertet dhe i genjeshtert ne cdo fjal te shkrimit te vet.

    ……..
    A thua ta ket nga qe nuk e di se cndodh ne Amerik?

    Jo….nuk besoj,
    Eshte nga ata meshkuj qe adhuron te *fortet e degraduar….I pelqen ta rrahin si qen , se vetem ashtu te lepihet dhe me keq.
    …….
    Autori kachup i ketij shkrimi karagjoz nuk ka asnje faj.
    Faj ka Publikuesi i TemA qe lejon botimin e ketij shkrimi kaq te pavertet…..
    Megjithse e verteta ka kohe qe eshte zhdukur nga Mediat Shqiptare!
    ………
    Kushdo qe di dy *llafe anglisht e kupton me se miri se ma cfar sharlatani ka te bej

  7. Olimpia says:

    O Frrok….e para,Pelosi nuk eshte ,,kryetare e dhomes demokrate,,sepse nuk ka dhome demokrate por speacer,pra drejtuese e dhomes se perfaqesuesve.Pra ,,kryetare e dhomes se ulet te parlamentit i cili ka dy dhoma : dhomen e perfaqsuesve dhe senatin.
    E dyta,…Perplasja midis Trumpit dhe demokrateve eshte nje ceshtje komplekse,shume e madhe ku ndeshen dy mendime per politikat e brendeshme dhe te jashteme amerikane.Trump synon rritjen e ekonomise dhe te te ardhurave te amerikaneve duke synuar zhvillimin e ekonomise,sidomos te industrise se perparuara ne radhe te pare brenda SHBA..s.Nderkohe synon perballimin e sfides kineze si rrezikun kryesor,rritjen e shpenzimeve te aleateve per sigurine ,permiresimin e marredhenieve me Rusine duke e konsideruar nje kundershtar gjeoplitik por jo ekonomik,dhe ketu ka te drejte.Nderkohe kundershtaret me te medhenj ekonomike per Trump Jane Kina dhe BE .Dhe perseri ka te drejte .Sepse ne se marrdheniet kino.. ruse shnderrohen ne nje aleance politike,ekonomike dhe ushtarake ,bota do te ndodhej perballe superfuqise se dyte ekonomike dhe vendit me te populluar ne bote , Kines dhe superfuqise ushtarake dhe vendit me hapsiren me te madhe territoriale dhe rezervave gjigante te lendeve te para ,Rusise.Por edhe ne se BE do te Bente te njejten gje me zRusine,persero SHBA do te humbisnin shume nga roli i tyre si lider boteror.

  8. Ska Rendesi says:

    Ky e ka me verte kete artikull apo ka thithur ndonje gje shpejt e shpejt?

  9. Malo Kanina says:

    Për analogji, Zoti Çupi i bënë të njëjtin vlerësim të majtës amerikane me atë të opozitës aktuale tek ne. E po ashtu, po për analogji flet me superlativa për zotin Tramp, por në fakt gjithçka e ka për Edi Ramën. Këto që thashë i bazoj në konkluzionet në fund të shkrimit.
    Mendoj se zoti Çupi ekzagjeron për të dy palët, si për dobësitë e demokratëve amerikanë ashtu edhe për të mirat që burojnë nga drejtimi i zotit Tramp. Amerika është një sistem vlerash komplekse, politika është vetëm një aspekt i jetës së saj, ndonëse mjaft sinjifikativ. Ndryshon puna tek ne, ne jemi të pakonsoliduar si shtet dhe politikë. Eshtë për këtë arsye që politika tek ne ka një ndikim mjaft domethënës. Ndaj them, se analogjia në këtë rast duket jo plotësisht e drejtë.

  10. **** says:

    Botoini komentet.

  11. qytetari says:

    Po kush je ti mor bole qe analizon politikanet ne amerike …

  12. katarakti says:

    Ketu Frroku ka plotesisht te drejte. Analiza e tij eshte e mprehte dhe e guximshme. Trump pak nga pak po e nxjerr Ameriken nga moçali ku e kishte futur politika e meparshme. Ai i pari pati guximin te kuptoje dhe te kumtoje se globalizmi po e shkaterronte Ameriken dhe popullin e saj. Se Kina urte e bute po ja fuste sa krahu. Por ai ka kunder nje establishment te vjeter qe eshte proglobalist dhe ultraliberal. Edhe krahasimi me Ramen eshte i goditur. Nuk eshte Rama qe shkaterroi bazen materila ekonomike te vendit. Mbi 400 uzinat, fabrikat, ndermarrjet dhe kombinatet e ndertuara gjate 45 vjeteve te kaluar. ishte politika e “çekut te bardhe” dhe terapise shock. Nuk eshte Rama qe shkaktoi Vitin e Mbrapshte 1997. Saqe u desh te ftoheshin ushtrite e huaja qe te vendosnin nje fare rregulli. Rama nuk ka vrare njeri ne bulevard. As ka hedhur njeri ne erë ne Gerdec. Dhe as, as, as… Sigurisht qe edhe ai ka shume gabime dhe te meta. Por mbete tejet e tejet më i miri i ketyre 30 vjeteve te fundit.

  13. Zaberzan says:

    Ja nji shqiptar medioker qe matet me hijen e mengjezit, dhe po don te zgjidhe lemshin e labirinthin e politikes amerikane. Absurdet nuk paskan te mbaruar ne boten ton albanoide.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje