Patriotët dhe patriKotët

23 Dhjetor 2019, 10:17Blog TEMA

Nga Mira Kazhani

Për herë të parë në Francë kam qenë në vitin 2009. Kam qëndruar në Strasburg, qytetin e hijshëm diplomatik në kufi me Gjermaninë (e kam thënë edhe në një shkrim tjetër, por këtë herë ka vlerë përsëritja).

Qëndruam me motrën në familjen e shoqes sonë. Familje emigrantësh nga lufta, të cilët kanë historinë e tyre libër për ikjen nga Mitrovica e Veriut, histori që s’më takon ta rrëfej por që personalisht me ka lënë një gjurmë të fortë në memorie, bashkë me mësimet franko-gjermane.

P.sh. shumë qytetarë të Strasburgut pazarin e ushqimeve e bënin në Gjermani dhe kur thua Gjermani njeriu kujton se duhet të marrë avionin, por pas 20 minutash aty ishe në qytetin e vogël gjerman, aq larg sa ç’kemi ne Tiranë-Teg. Franca dhe Gjermania ishin një ajër, një mot, një orë, një tip njeriu, i çelët e bjond kryesisht, por jo i njëjti çmim në supermarket. Ishin më lirë dhe kështu bëhej pak ekonomi familjare.

Unë mezi kisha marrë vizën në Ambasadën franceze dhe bashkë me motrën silleshim mirë dyfish (siç ndodh ende) me policinë e kontrollit, nga inferioriteti i një vendi jashtë BE-së e me probleme tërë kohën.

Por asnjë nuk të pyet tek ‘check in’-i nëse je patriot i madh, nëse zihesh për fe e flamur në Facebook. Ata të shohin vetëm nga vjen dhe nëse nuk je qytetar i një shteti të fortë, shkurt s’ta fërshëllejnë dhe në jo pak herë sillen vrazhdë e fyes.

Më vonë kam shkuar edhe në Mitrovicën e Veriut. Në album janë ende fotot me sytë e kuq nga lotët kur ecëm në këmbë dhe shkuam poshtë pallatit të fëmijërisë së shoqes.

Nga Kosova në Serbi është i njëjti ajër, i njëjti mot, i njëjti tip njeriu, të gjatë e të bezdisur nga kurioziteti, madje edhe e njëjta varfëri, por ndryshe nga Gjermania e Franca, që e kanë mbytur kujtimin e zi të luftës dhe kanë mësuar si të bashkëjetojnë, udhëtojnë pa vënë re kush është njëri e tjetri, ne këtej nga Ballkani kemi ushtarë dhe urat i shohim si pika ndarëse dhe jo takimi. Ato ende na ndajnë, s’na bashkojnë.

Ka shumë përgjigje dhe e mira e do që ato të nisin me pranimin e krimeve të luftës siç bëri Gjermania. Kur?

Nesër? Nuk ka një datë dhe kjo si çdo gjë do marrë kohën e vet historike.

Ndërkohë?

Ta ndalim Vuçiç qelbësirën! Ta kriposim Edi Ramën, të ndalojmë Zaev të hyjë në Tiranë, të mbajmë gjallë urrejtjen e të pimë nga lëngu i saj i vjetër ballkanik.

Nuk flitet për plagët e tjetrit por një gjë është e qartë si drita e diellit, se patriot është një gjë dhe patrikot një tjetër.

Këta të dytët, që fshihen pas flamurit dhe na mësojnë të mos zhvillohemi, të mos e takojmë fqinjin dhe të jetojmë krenar e të ndarë, janë dëmi më i madh që i bëjmë jetës sonë.

Të parët, patriotët, janë ata që e duan Shqipërinë e Kosovën me zemër por sidomos edhe me mendje dhe mendja është si parashuta, që po s’e mbajte hapur…

14 komente në “Patriotët dhe patriKotët”

  1. Detari says:

    Domth sipas gazetares Mira Kazani (emer ky) patriot jane ata qe bejne shok vrasesin.

    Dhe Esat Toptani ka patur tifoza, ashtu si Rama sot, xhonturqit dun baben, ske cben. Dhe rama tek varrezat serbe do varroset, ashtu si toptani.

    1. Bureto says:

      Sa herë lexoj komentet e këtij me nickun @detari, seç më nakatoset stomaku. Uroj që së shpejti dhe ky mavrija, të mësoj ca ‘not’ në detin e dijes, dmth të mendjes.

  2. Er says:

    Po pse nuk e pyesin popullin nese do apo jo te kete marredhenie te aferta me serbine. Teoria eshte e bukur. Me kemi 150 vite qe vuajme. Jane vrare 11 000 persona. Te pakten te kerkojne falje. Nuk ka logjike qe vellane te ma vrasin dhe une te diskutoj per tregeti te lire me serbine. Ne djall vafte tregetia nga e cila do te fitoje vetem serbia.
    Edhe sikur. Perse nuk bejne nje studim te na thone se cfare fitohet nga kjo e fundit. Apo se ka thene Merkeli apo Makroni. Cfare naiviteti. Tragjike qe po Keta persona shkruajne.

    1. Bubulina says:

      Er,lufte pa gjak nuk ka.Por ne kemi fituar luften(sigurisht qe me ndihmen e argateve dhe kesaj here fatmiresisht i kemi pasur te forte)..E meqe e kemi fituar,na intereson paqe.Paqe Er,paqe.E sa per te pyetur popullin,me mire mos e bej.Mos e bej se 90% e tregut ne Kosove dominohet nga mallrat serbe dhe askush nuk i bojkoton.

  3. Z says:

    Shume bukur e ke thene Mira! Njeriu me zemer te madhe edhe fal dhe eshte i lumtur,nuk e ka brenda vetes ate gulcin e shqiptarit! Urrejtja te vret dalengadale pa e kuptuar!Krime nuk bene vetem gjermanet por edhe francezet! Por nuk mund te jete patriot Sala, likja. Po Luli? Ata kane tradhetuar disa here Shqiperine!

  4. katarakti says:

    Kazhani ia ka ka futur kot fare kesaj here. Ketu nuk eshte fjala per te takuar “komshiun”, por per te neshkruar marreveshje dhe traktate qe te demtojne politikisht dhe ekonomikisht. Por kete Kazhani nuk e ka kuptuar. ose nuk do ta kuptoje. Si shume shqiptare edhe ajo e mban veten per “openmind”, qe nuk merret me primitivizma, qe eshte 100 per qind europiane me mendje dhe me shpirt etj etj. Veçse harron se europianet i mbrojne me thonj e me dhembe interesat e tyre. Dhe ketu çeshtja eshte te mbrosh interesat e tua. Hapja e kufijve per qarkullimin e lirshem te mallrave dhe ideve e demton shume Shqiperine ne planin ekonomik. Sepse fqinjet, dhe sidomos Serbia, kane ekonomi me te perparuar dhe konkurruese ne krahasim me Shqiperine. keshtuqe prodhimet e tyre do mbysin tregun vendas dhe do lene pa pune me mijera bujq. Dhe do bejne te falimentojne edhe ato pak fabrika qe funksionojne ende ne vend. Dhe atehere numri i atyre qe do kerkojne shpetim te emigracioni do te shtohet edhe me shume. Sidomos kur ti nuk mbron interesat e tua ekonomike, politike dhe strategjike. Bota nuk ka qene e paditur kur ka shpikur dhe ngritur doganat. Per te mbrojtur prodhimin vendas nga konkurrenca e huaj. Edhe sot Trump-i po i vendos dogana Kines per te mbrojtur prodhimet amerikane! Per me shume nuk ka sens qe te heqim doganat me Serbine dhe te mbajme ato me Kosoven. Sepse Kosova ka bere shume mire qe i ka vendosur Serbise taksen 100 per qind. Si ndeshkim ndaj politikes agresive dhe armiqesore te Beogradit ndaj saj. Keta “opendminded” si Kazhani, Baze e kompani i ka kapur virusi i kozmopolitizmit dhe bythelepirja ndaj disa koncepteve dhe parimeve qe bien ne kundershtim me interesat kombetare shqiptare. Para miniShengenit duhet qe te forcohet boshti shqiptar ne Ballkan. Pse nuk jane hequr deri me sot doganat ndermjet Shqierise dhe Kosoves dhe mezi po u pritka qe te hiqen ato me Serbine?! Kesaj pyetjeje duhet t’i pergjigjen mbeshtetesit e Ballkanit te hapur si Kazhani, Baze e kompani?!

    1. Ska Rendesi says:

      Une me thene te drejten sjam as pro as kunder se nuk kam mjaftueshem info mbi ceshtjen, por nje gje me ben pershtypje te komenti yt. Nese eshte e demshme per ekonomine shqiptare sepse Serbia eshte vend me i zhvilluar, pse nuk qenka e demshme BE per ekonomine (kur te futemi me kismet)? ?

      1. katarakti says:

        Pyetja jote eshte me vend. Veçse ka shume ndryshime ndermjet BE-se dhe Serbise. Duhet ta dish se Bashkimi Europian ka nje program disa dhjetra miliardesh ne ndihme te zonave dhe shteteve me te varfer. Kryesisht ne saje te Gjermanise. Prandaj Shqiperia me shume do fitoje se do humbe nga hyrja ne BE. Kur ulesh ne tavolinen e te medhenjve disa therrime do te teprojne edhe per ty. Kjo eshte e gjitha.

  5. Genti says:

    Po detar po merrni pushken e shkoni luftoni. Mos beni pordh me ndihmen e natos e uses.

  6. Lushka lali says:

    Sapo i shoh foton edh emua me kapin te dridhurat dhe kthej faqe. A ka njeri t’ia thote se edhe kalamajte tane kane te drejte te rriten pa pare lugeter?

  7. Qytrtari says:

    Bukur dhe sakte Znj. Kazhani , jetojme ne shekullin e 21 dhe aspirojme te behemi pjese e familjes Se madhe Evropjane , sa me shume ura lidhjeje e sa me shume bashkepunim me fqinjet, aq’ me shpejte do plotesojme enderren tone , per mireqenie ekknomike e per tu bere pjese e familjes.

  8. Sali KakaBuba says:

    Na mbyten…
    Xhozi kryetare Kuvendi
    Ciljeta anetare e Keshillit Kombetar te Pd
    Eliza figjure kryesore e Rilindjes
    Agim Doci kryetar i te perndjekurve
    Mira gazetare
    o tempora o mores!

  9. R. says:

    Ka pase ndonje gje qe me ka pas pelqyer nga ty moj vajze, por tani me duhet te te pyes : ne se dy vete , dy grupime a dy popuj duan te ndjekin te njejten rruge ne te arthmen dhe qe do jete dhe e bukur, a nuk duhet ta shprehin nje gje te tille para se ta fillojne ?
    A nuk duhet te thone dhe se c’far ka qene gabim ne te kaluaren e qe nuk duhet riperseritur ? ( apo si thote Vucic qe ska pas krime)
    A nuk duhet nje njeri normal qofte ky edhe Kryeminister te pyese partite politike, parlamentin, akademiket ,etj per te ndermarmarre nje hap “pajtimi” te madh ?
    Apo ti moj vajze mendon se i mjafton mendimi i nje karavidheje si ty e i MeroSaliEdit?
    ME E PAKTA DEBILE

    1. Sali KakaBuba says:

      R.
      Shume e sakte!
      Respekt!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje